LIVE UPDATES
Politike

"Brenda 100 ditëve shqiptarët do të jetojnë më mirë" Berisha: Çdo shqiptar do të ketë listën italiane të rimbursimeve të ilaçeve...

Berisha i ftuar në 'Çim Peka Live' në SYRI TV, tha se brenda 100 ditëve do të vendoset minimumi jetik 200 euro, rroga minimale 500 euro, shtresat në nevojë dhe pensionistët do të kenë ‘Kartën e Konsumatorit’, si dhe nafta do të shitet 40% më lirë se tani.

5 Maj 2025, 22:03 Nga E. D
"Brenda 100 ditëve shqiptarët do të jetojnë më
Sali Berisha

TIRANË- Kreydemokratik, Sali Berisha është zotuar se brenda 100 ditëve të para si kryeministër për herë të tretë, shqiptarët do të jetojnë më mirë. Berisha i ftuar në 'Çim Peka Live' në SYRI TV, tha se brenda 100 ditëve do të vendoset minimumi jetik 200 euro, rroga minimale 500 euro, shtresat në nevojë dhe pensionistët do të kenë ‘Kartën e Konsumatorit’, si dhe nafta do të shitet 40% më lirë se tani.

Intervista në studio:

Peka: Për sa ditë të qeverisë së tretë të Sali Berishës, shqiptarët do të jetojnë më mirë?

Berisha: Për 100 ditë! Sepse për 100 ditë do të vendoset minimumi jetik dhe secili shqiptar që firmos sot për pensione minimale apo ndihma sociale, do të firmosë për 200 euro, çdo shqiptar që firmos sot për rrogë minimale 400 euro, do të marrë 500 euro brenda 100 ditëve. Çdo shqiptar me rrogë të ulët dhe me pensione, do të marrë ‘Kartën e Konsumatorit’, çdo shqiptar do të ketë listën italiane të rimbursimeve të ilaçeve dhe jam betuar dhe do ta bëjë. Do ta marrë listën e Italisë me rradhë. Italinë do marr për ilaçet. Do e marrë dhe do e vendos në Shqipëri. Do e vendos ligjin siç ishte për ilaçet që nuk do të ketë ilaç në Shqipëri që nuk shitet të paktën në dy vende të BE.

Tjetër, nafta. Kur ti e taton litrin e naftës 1,1 euro për litër dhe ia merr qytetarit në xhep atë, atij që ka makinë dhe atij që s’ka makinë, se këta e paguajnë në mallra, atëherë ti bën një akt të papërgjegjshëm.

Kosova e merr naftën në Durrës e çon në Prishtinë dhe e shet 40-50% më lirë se këtu. Kjo merr fund brenda 100 ditëve. Shqiptarët do ta blejnë naftën 40% më lirë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!