30 Shtator 2024, 21:49
Nga r.ll
agron shehaj, damian gjiknuri
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj duke folur për arrestimin dhe burgosjen e Ervin Salianjit, tha se dhe ai vetë mund të ketë të njëjtin fat me të.
I ftuar në Top Story, Shehaj u shpreh se mund të kalojë të njëjtën situatë si Salianji, pasi vetë ai ka një gjyq me socialistin Damian Gjiknurin, për shpifje.
Ndër të tjera Shehaj tha se situata është shumë e rëndë. Deputeti komentoi edhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ku tha se do të jenë formale.
“Nuk isha se nuk dyshoja se do ndodhte kjo që ndodhi. Nuk dua të gjykoj kolegët e opozitës, por besoj se kjo nuk mjafton. Kemi 12 vjet që pas çdo skandali bëjmë diçka të ngjashme. Mendoj se duhet diçka më shumë. Harrojmë që njerëzit duhet të kenë besim te ne. Situata është shume e rëndë… situata me Salianjin ndryshon çdo gjë. Nëse ndjekim këtë logjikë, edhe unë do dënohem me burg. I bie që do më hedhin në gjyq dhe do më çojnë në burg. Kushdo në Shqipëri, pas asaj që ndodhi është më pak i sigurt, i lirë seç ishte më parë. Të ishte kritik ndaj qeverisë, administratës. Kjo është shumë e rëndë. Kjo nuk është një gjë që lind nga hiçi, ishin të gjitha shenjat. E kam thënë dhe sulmohem kur e them që zgjedhjet e vitit të ardhshëm janë formalitet. Nëse themi që gjendja është e rëndë është sepse është e rëndë, dhe kërkon që të përfshihemi, dhe jo të ikim. Ne duhet të shohim realitetin në sy, është si njeri sëmurë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që zgjedhjet e ardhshme si do shkojnë. Unë them që ne duhet të themi të vërtetën. Sot e kuptuam ne se Salianji u dënua? Unë kam një gjyq me Gjiknurin, që më akuzon se kam shpifur. Më ka hedhur në gjyq, unë e di shumë mirë si do shkojë ai gjyq. Nuk ka gjykatës apo prokurorë, hiq ndonjë që ka gjasa nga SPAK.”, u shpreh Shehaj.
damian gjiknuri agron shehaj ervin salianji
Politike
30 Shtator 2024, 21:49
N.F
TIRANË- Ledio Braho, avokat i Salianjit, deklaroi se deputeti nuk ka depozituar asnjë kallëzim, sepse as nuk ka vajtur në prokurori dhe nu...
Politike
30 Shtator 2024, 21:37
E. D
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i PD dhe deputeti Agron Gjekmarkaj ka folur për zhvillimet e fundit të ndodhura në sean...
Politike
30 Shtator 2024, 21:14
N.F
Kuvendi
TIRANË- Kaosi në Kuvend gjatë seancës së sotme plenare ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja. Agjen...
Politike
30 Shtator 2024, 21:09
r.ll
pamje nga kuvendi sot
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përfunduar pasditen e sotme në s...
Politike
30 Shtator 2024, 21:08
N.F
Gonzato
TIRANË- Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi sot se reforma në sistemin e drejtë...
Politike
30 Shtator 2024, 20:54
r.ll
kuvendi
TIRANË- Pas rikthimit të aksionit opozitar në Kuvend, të shoqëruar me përplasje dhe kaos, Partia Socialiste ka k&eum...
Politike
30 Shtator 2024, 20:43
r.ll
bora muzhaqi, edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij sot në takimin me kandidatë të rinj që duan të...
Politike
30 Shtator 2024, 20:35
N.F
Salianji
TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka reaguar sërish nga qelia në lidhje me aksionin opozitar të zhvilluar gj...
Politike
30 Shtator 2024, 20:35
r.ll
Kuvend
TIRANË- Opozita ka nisur sot bojkotimin e çdo mbledhjeje parlamentare, aksion i cili vijoi edhe në Kuvend, ku deputetët e...
Politike
30 Shtator 2024, 19:57
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve...