LIVE UPDATES
Politike

'BUTRINTI', PD: Richard Hodges është antishqiptar, duhet të shpallet i padëshirueshëm

Sipas deputetes demokrate Ina Zhupa ky është një akt antishqiptar i qeverisë Rama dhe nuk duhet t'i afrohet Butrintit dhe duhet shpallur si person i padëshirueshëm Richard Hodges.

25 Korrik 2022, 14:42 Nga e.k
'BUTRINTI', PD: Richard Hodges është antishqiptar, duhet
Ina Zhupa

TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar dhe ditën e sotme me akuza ndaj koncensionit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Sipas deputetes demokrate Ina Zhupa ky është një akt antishqiptar i qeverisë Rama dhe nuk duhet t'i afrohet Butrintit dhe duhet shpallur si person i padëshirueshëm Richard Hodges.

"Të vendosësh antishqiptarë për të drejtuar punët që lidhen me historinë, identitetin, trashëgiminë dhe kulturën e shqiptarëve, përbën një akt paaftësie ose tradhëtie. Ju ftoj të ndiqni një video të shkurtër të Richard Hodges, caktuar nga Qeveria e Edi Ramës si anëtar i bordit drejtues në koncensionin e Butrintit dhe drejtuesi shkencor i planit të menaxhimit të Butrintit. E dëgjuat se çfarë thotë Richard Hodges në leksionin e tij: Asnjë shqiptar nuk banonte në këto zona, duke përfshirë Sarandën, në 1913-ën. Butrinti iu dha padrejtësisht Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha", thuhet në deklaratën e deputetes demokrate.

 DEKLARATA E DEPUTETES INA ZHUPA

• Richard Hodges, caktuar nga Qeveria e Edi Ramës si anëtar i bordit drejtues në koncensionin e Butrintit dhe drejtues shkencor i planit të menaxhimit të Butrintit, akt antishqiptar i qeverisë Rama. Nuk duhet t'i afrohet Butrintit dhe duhet shpallur person i padëshirueshëm.

Deklarata e deputetes Ina Zhupa

Të vendosësh antishqiptarë për të drejtuar punët që lidhen me historinë, identitetin, trashëgiminë dhe kulturën e shqiptarëve, përbën një akt paaftësie ose tradhëtie. Ju ftoj të ndiqni një video të shkurtër të Richard Hodges, caktuar nga Qeveria e Edi Ramës si anëtar i bordit drejtues në koncensionin e Butrintit dhe drejtuesi shkencor i planit të menaxhimit të Butrintit. E dëgjuat se çfarë thotë Richard Hodges në leksionin e tij: Asnjë shqiptar nuk banonte në këto zona, duke përfshirë Sarandën, në 1913-ën. Butrinti iu dha padrejtësisht Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha!
 
Zotin Hodges nuk mund ta akuzojmë për tradhti, sepse ai është britanik, jo shqiptar. Mund ta qortojmë vetëm për paaftësi ose qëndrime tendencioze antishkencore dhe antishqiptare.
Ai ruan të drejtën të ketë opinionet e veta, edhe duke i shtrembëruar faktet. Ne, si shqiptarë, kemi të drejtën që të revoltohemi kur, një personazh i tillë lejohet, që me paratë tona, të paguhet për të planifikuar dhe menaxhuar trashëgiminë kulturore dhe historike. Sepse, në fjalët e tij, kur shqiptarët janë të paqenë, e tillë është edhe trashëgimia e tyre.
 
Kësaj ne duhet t’i themi NDAL! Kemi disa pyetje për të painteresuarit dhe të interesuarit:
 
A mendoni se ka dëshirë dhe mundet që një individ si Hodges, të mbrojë interesat kulturore të Republikës së Shqipërisë dhe nënshtetasve të saj në Butrint, kur ai mendon se qyteti i lashtë na është dhënë padrejtësisht?
 
Çfarë planifikimi mund të bëjë zotëria, kur ai mendon, sipas një mentaliteti dhe modelio albanofob, i cili mohon shtresëzimet shqiptare në Butrint?
 
Çfarë duhet të bëjë më shumë një qeveri për t’u etiketuar si tradhëtare e interesave kombëtare?
 
Richard Hodges nuk duhet lejuar t’i afrohet Butrintit dhe duhet shpallur person i padëshirueshëm.
 
Partia Demokratike dënon me forcë sundimin e interesave të ngushta klienteliste dhe financiare të klanit në pushtet, mbi interesat kombëtare.
I bëjmë thirrje komunitetit shkencor, historianëve, arkeologëve dhe ekspertëve të trashëgimisë, të ngrenë zërin e protestës, si ndaj sharlatanizmit të zotit Hodges, edhe ndaj turpit dhe tradhëtisë së ministrisë së Kulturës Elva Margariti dhe padronit të saj Edi Rama.
I bëjmë thirrje Qeverisë të anulojë koncensionin antikushtetues dhe të heqë antishqiptarin nga çdo mundësi drejtimi shkencor të Butrintit! Shqipëria nuk është për shitje!
 
Kur identiteti, trashëgimia, kultura, dhe historia nxirren në pazar, Shqipëria është në rrezik!

partia demokratike ina zhupa

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën