LIVE UPDATES
Politike

"Buxheti 2025 është antisocial", Blushi: 777 mld lekë për PPP-të korruptive dhe 0 lekë për rritje pagash, ulje fondi për ndihmë ekonomike dhe thërrime për pensionistët

Sipas tij, buxheti 2025 nuk ka asnjë fond shtesë për pagat, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë parashikim në buxhetin e vitit të ardhshëm për indeksimin e pagave për shkak të rritjes së cmimeve.

8 Nëntor 2024, 14:10 Nga r.ll
"Buxheti 2025 është antisocial", Blushi: 777 mld lekë
tedi blushi

TIRANË- Nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi ka mbajtur sot një deklaratë për mediat, ku ka folur lidhur me buxhetin e vitit 2025.  Blushi tha se ky buxhet është antisocial dhe ul fondet e ndihmës e lë në mëshirë të fatit pensionistët.

Sipas tij, buxheti 2025 nuk ka asnjë fond shtesë për pagat, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë parashikim në buxhetin e vitit të ardhshëm për indeksimin e pagave për shkak të rritjes së cmimeve.

Teksa ka treguar me detaje parashikimet e tij për ndarjen e fondeve tha se totali i kostos së projekteve korruptive PPP do të arrijë në 777 miliardë lekë. Blushi tha se kjo shifër është më e lartë dhe se sa buxheti total i vitit të kaluar.

FJALA E TEDI BLUSHIT: 

Jemi në këtë konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin për Cështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Prof. Petraq Milo, për të provuar para të gjithë shqiptarëvese buxheti I vitit të ardhshëm I depozituar për miratim në Parlament nga Edi Rama, nuk është gjë tjetër vecse buxheti më antisocial, nuk është gjë tjetër vecse buxheti I mashtrimeve dhe buxheti I vjedhjes së përbindshme qeveritare të taksave, mundit gjakut dhe djersës së shqiptarëve dhe kjo për faktin sepse ky buxhet jo vetëm ul fondet e ndihmës ekonomike, jo vetëm le në mëshirë të fatit mbi 791.000 pensionistë në mbarë vendin, të cilët sërisht mashtrohen, përbuzen dhe përjashtohen nga kjo Qeveri, por më e rëndë akoma është fakti që 8.2 miliardë Euro të këtij buxheti serviren si një tortë që Qeveria po përpiqet ta ndajë me klientët e saj oligarkë dhe ndërkohë parashikon të ndajë vetëm thërrime për taksapaguesit e ndershëm shqiptarë.

Ky buxhet nuk ka asnjë fond shtesë për pagat, pra ka 0 politika për paga dhe 0 rritje pagash. Nuk ka asnjë parashikim në buxhetin e vitit të ardhshëm për indeksimin e pagave për shkak të rritjes së cmimeve. Fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm në 1.6 miliardë Lekë ose një rritje tërësisht e papërfillshme as 1% ku ndërkohë vetëm niveli I infacionit I parashikuar për vitin 2025 është 3%. Buxheti I vitit 2025 është tregues real I mashtrimit të rradhës të Kryeministrit Edi Rama mbi premtimin se do të ketë indeksim të plotë për cmimet dhe një rritje për shkak të rritjes reale të ekonomisë. Qeveria tregon edhe njëherë se ndërsa I indekson sit ë ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm me nivelin e inflacionit në 3%, nuk indekson pagat dhe as pensionet me po ate vlerë për të mos lejuar uljen e fuqisë blerëse apo varfërimin e mëtejshëm.

Gjithashtu fondi I ndihmës ekonomike është planifikuar në ulje, numri I familjeve në ndihmë ekonomike në një situatë të rritjes së varfërisë ekstreme parashikohet gjithashtu në ulje, nuk ka rritje për pagesat e papunësisë, fond që për fat të keq vijon të ulet nga viti në vit, pavarësisht se numri I te papunëve vijon të rritet në mënyrë progressive.

Ndërkohë nuk ka asnjë fond për mbështetjen e familjeve dhe shtresave më të varfra dhe më në nevojë të shoqërisë, por ndërkohë që pensionistët, të papunët, shtresat më në nevojë janë të përjashtuara nga mbështetja shtetërore, është fakt që kjo Qeveri është më e vendosur edhe se një vit më parë për të vijuar korrupsionin e përbinshëm, për të vijuar vjedhjen skizofrenike të taksave të shqiptarëve dhe këtë e vërteton fakti që shpenzimet për koncensionet me financim buxhetor do të rriten këtë vit, pra nga një anë nuk kemi rritje të pensioneve, nuk kemi rritje të pagave, nuk kemi rritje të mbështetjes ekonomike për familjet në nevojë , por kemi shtim të financimit buxhetor të Qeverisë për koncensionet dhe projektet korruptive apo PPP- të e famshme që nuk janë gjë tjetër vecse një mjet për zhvatjen e taksave të shqiptarëve.

Konkretisht Qeveria parashikon të shtojë me 0.88 miliardë Lekë për kontrollin e chekup- it, një aferrë e cila është në hetim.
Parashikon të shtojë 1.9 miliardë Lekë për një tjetër aferrë që vijon të gllabërojë taksat e shqiptarëve që është koncensioni I sterilizimit

Parashikon të shtojë 1.9 miliardë lekë për shërbimet spitalore kur tashmë është e provuar që fondet e dedikuara për shëndetësinë nuk janë në shërbim të premtim-mashtrimit të madh të Edi Ramës për shëndetësinë falas, por shkojnë vetëm në xhepat e Oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës dhe për më keq akoma, në buxhetin e vitit të ardhshëm parrashikohet një shtesë fondi 1.3 miliarsë lekë për Inceneratorin fantazmë të Tiranës, cka fakton edhe njëherë se pronarët faktik të saj janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj, pra 0 rritje për pagat , pothuajse 0 rritje për pensionet dhe plot 1.3 miliardë Lekë për Inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

Totali I kostos së projekteve korruptive PPP do të arrijë në 777 miliardë Lekë ose më I larti dhe se sa buxheti total I vitit të kaluar.

Për më tepër unë po ja jap fjalën Prof. Milos I cili do bëjë edhe një analizë më të detajuar të këtij buxheti antisocial, të këtij buxheti mashtrimi, por mbi të gjitha të këtij buxheti vjedhjeje të përbindshme të taksave të shqiptarëve.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet