LIVE UPDATES
Politike

Buxheti i Prishtinës i bllokuar! Përparim Rama "godet" ministrinë e Financave, dorëzon kallëzim penal: 35 milionë euro të bllokuara, qytetarët mbeten pa transport

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama tha se Ministria e Financave ka bllokuar 35 milionë euro të Prishtinës në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, çka e ka shtyrë komunën të depozitojë një kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati.

23 Nëntor 2025, 15:38 Nga M.L
Buxheti i Prishtinës i bllokuar! Përparim Rama "godet"
Përparim Rama

PRISHTINA- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka denoncuar sot se asnjë nga kërkesat e komunës nuk është marrë në shqyrtim dhe se buxheti i kryeqytetit po mbahet i bllokuar për arsye politike. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama tha se Ministria e Financave ka bllokuar 35 milionë euro të Prishtinës në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, çka e ka shtyrë komunën të depozitojë një kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati.

Ai bëri të ditur se ka përmbyllur një takim me përfaqësues të Transportit Urban dhe shoqatën e operatorëve privatë, nga të cilët ka marrë konfirmimin se shërbimi i transportit publik në kryeqytet do të ndërpritet që nga dita e nesërme për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Rama shprehu falënderim për punonjësit që, pavarësisht vështirësive, kanë vijuar të ofrojnë shërbime për qytetarët, ndërsa iu bëri thirrje institucioneve qendrore dhe ministrave përgjegjës që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të zhbllokojnë situatën.

POSTIMI:

Të nderuar media dhe qytetarë,

Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë qytetarët të rrezikohen në këtë shkallë, siç po ndodh sot. Për herë të parë në historinë e Kosovës po ndodh që Qeveria qendrore t’i bllokojë të hyrat vetanake Kryeqytetit. Shërbime jetike të Kryeqytetit – ushqimi në shkolla, transporti publik, shëndetësia, ndihmat sociale – janë në prag të ndërprerjes. Bëhet fjalë për funksione elementare të qytetit tonë, për mirëqenien e fëmijëve, të moshuarve dhe familjeve tona.

Prej mbi një viti, në mënyrë të vazhdueshme dhe plotësisht në përputhje me procedurat ligjore, kemi kërkuar alokimin e buxhetit që i takon Kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtuar. Buxheti i Prishtinës është bllokuar për motive krejtësisht politike.

35 milionë euro, prej të cilave 25 milionë euro të hyra vetanake dhe 10 milionë të grantit qeveritar, janë bllokuar nga Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Për këtë arsye, kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati dhe ndaj zyrtarëve përgjegjës të Ministrisë së Financave për shkelje të qarta të ligjit.

Jemi drejtuar Kryeministrit në detyrë, Presidentes dhe kemi kërkuar shqyrtim urgjent edhe nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga dhe shërbimet bazike janë në rrezik serioz e të menjëhershëm.

Të nderuar qytetarë,

Sapo përfundova një takim me përfaqësues të Transportit Urban dhe të Shoqatës së Transportueseve të sektorit privat, të cilët më njoftuan se nga nesër transporti publik në Kryeqytet do të ndalet. Paralajmërime të njëjta kemi marrë edhe nga ndërmarrje të tjera, të cilat prej muajsh nuk kanë marrë pagesat – duke cenuar kështu shërbimet esenciale të qytetarëve të Kryeqytetit.

Me keqardhje të thellë e them: nuk kam besuar kurrë se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për interesa zgjedhore. Buxheti i Kryeqytetit është përdor si mjet në zgjedhjet lokale. Zgjedhjet kanë përfunduar. Qytetarët votuan për zhvillim, jo për bllokim.

Megjithatë, dua të shpreh mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata që, përkundër sfidave, kanë vazhduar punën me dinjitet: punonjësit e ndërmarrjeve publike, mësimdhënësit, personeli shëndetësor dhe social, punëtorët e shërbimeve komunale, sektori i kulturës, sportit dhe sektori privat. Ju jeni heronjtë e vërtetë të qytetit tonë.

Në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit, dua t’ju rikujtoj një fakt të rëndësishëm: qytetarët janë përcaktuar që unë ta çoj përpara këtë mandat, dhe ky mandat vazhdon edhe për katër vite të tjera. Kryeqyteti duhet të funksionojë. Kryeqyteti nuk bllokohet.

Prandaj, bëj thirrje publike dhe institucionale:

 • Zyrtarëve shtetërorë dhe ministrave në detyrë, veproni profesionalisht, në pajtim me ligjin dhe bashkëpunoni.

 • Zgjedhjet kanë përfunduar. Tani është koha të kthehemi në punë.

 • Të lëmë anash logjikën partiake dhe të vendosim qytetarin në qendër.

Le të punojmë së bashku që:

 • fëmijët të shkojnë në shkollë me ushqim dhe siguri;

 • të moshuarit të kenë kujdes dhe mbështetje;

 • qytetarët të kenë transport publik;

 • rrugët të jenë të ndriçuara;

 • shërbimet komunale të funksionojnë pa ndërprerje;

 • të mbajmë gjallë jetën kulturore, artistike e sportive në Kryeqytet;

 • të vazhdojmë zhvillimin e projekteve të mëdha dhe transformuese.

Kryeqyteti është zemra e vendit.

Prishtina nuk mund të bllokohet për interesa të ngushta, jo profesionale, jashtëligjore dhe krejtësisht politike.

Ju ftoj të gjithëve, të ndryshojmë këtë mendësi shkatërruese.

Të bashkohemi dhe të ecim përpara në shërbim të qytetarëve dhe të vendit tonë.

Faleminderit./ Dosja.al

përparim rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj