23 Nëntor 2025, 12:38
Nga E.d
Foto ilustruse
"Në Asamblenë e Unionit më të madh në botë të partive të qendrës së djathtë (CDI), e cila zhvilloi punimet në Sao Paulo, Brazil, u miratua rezoluta e pestë e fuqishme për situatën politike në Shqipëri, ndërsa Kryetari i PD, Sali Berisha, u zgjodh Zëvendëspresident i organizatës.
Rezoluta ngre alarmin për regresin e thellë demokratik në vend, përqendrimin ekstrem të pushtetit në duart e qeverisë, shkrirjen parti–shtet dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike. Dokumenti thekson se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme.
CDI paralajmëron se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi i krimit në ekonomi e zgjedhje e afrojnë Shqipërinë me një model narko–autoritar, i cili paraqet rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Rezoluta i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve që procesi i integrimit të Shqipërisë të kushtëzohet me progres të matshëm në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integritetin zgjedhor; kërkon vendosjen e sanksioneve të targetuara ndaj individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, si edhe mbështetjen për krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të besueshme. CDI shpreh solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe forcat demokratike që punojnë për rikthimin e pluralizmit, llogaridhënies dhe vlerave evropiane." tha PD./Dosja.al
pd cdi sali berisha
Politike
23 Nëntor 2025, 12:25
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit , Edi Rama ka deklaruar se po përgadit një libër. Gjatë podcast-it të tij "Flasim", Ra...
Politike
23 Nëntor 2025, 11:06
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se vuan nga pakënaqësia dhe se është i pakënaqur me &ccedi...
Politike
22 Nëntor 2025, 22:45
I.A
BRAZIL- Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të partive të dja...
Politike
22 Nëntor 2025, 21:15
Sali Berisha
BRAZIL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të p...
Politike
22 Nëntor 2025, 17:52
I.A
Ervin Resuli
TIRANË- Eksperti i sigurisë ushqimore, Ervin Resuli ka deklaruar se Ministria e Bujqësisë duhet të shkë...
Politike
22 Nëntor 2025, 17:10
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Posaçme për zv/kryeministren Belinda Balluku është zbardhur. Më...
Politike
22 Nëntor 2025, 14:38
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi kanë dalë nga ambientet e GJ...
Politike
22 Nëntor 2025, 14:18
E. D
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar, pas deklaratëssë Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ish...
Politike
22 Nëntor 2025, 14:12
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar kryeminstrin Rama, të cilin e quan “Ramaduro i Europës”, për...
Politike
22 Nëntor 2025, 14:04
E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO është tërhequr për të marrë vendim për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj. Ndaj ...