LIVE UPDATES
Politike

Sali Berisha jep mesazhin e parë si Zv/President i CDI: Do të luftojmë çdo formë diktature dhe ekstremizmi të majtë

Në fjalën pas zgjedhjes, Berisha shprehu mirënjohje për besimin e dhënë dhe e cilësoi këtë detyre si një përgjegjësi të madhe në betejën globale për mbrojtjen e demokracisë.

22 Nëntor 2025, 22:45 Nga I.A

Sali Berisha jep mesazhin e parë si Zv/President i CDI: Do të

BRAZIL- Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të partive të djathta (CDI), duke shënuar një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e opzoites shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në fjalën pas zgjedhjes, Berisha shprehu mirënjohje për besimin e dhënë dhe e cilësoi këtë detyre si një përgjegjësi të madhe në betejën globale për mbrojtjen e demokracisë.

Ai theksoi se gjithë karriera e tij është udhëhequr nga lufta kundër diktaturave, nga komunizmi i viteve të para të demokracisë, deri tek ajo që ai e përkufizon si një diktaturë autoritare dhe një mobokraci e lidhur me strukturat narkotike.
Lideri demokrat, Sali Berisha nënvizoi se angazhimi i tij në CDI ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e institucioneve të lira në Shqipëri.

Ai paralajmëroi se sot rreziku kryesor për demokracitë perëndimore vjen nga e majta ekstreme, të cilën e konsideroi një ideologji të transformuar dhe të përhapur gjërësisht në segmente të shoqërisë civile dhe mediave.
Në mesazhin e tij, Berisha u shpreh se kjo ideologji po synon të godasë vetë identitetin njerëzor dhe vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria perëndimore. Berisha shprehu besim se CDI do të udhëheqë këtë betejë, ndërsa angazhimi i tij personal do të jetë maksimal për të forcuar pozicionin e demokracisë dhe konservatorizmit europian.

"Faleminderit z. President. Jam shumë, shumë i nderuar me besimin që më dhatë. Fuqia ime në jetë është lufta ndaj diktaturave. Kam kuftuar kundër diktaturës komuniste, dhe tani unë luftoj kundër një diktature autoritare. Z.President, shumë, shumë vite më parë duke lexuar Samuel Huntington zbulova se nga të gjitha format e diktaturës, më e keqja është mobokracia, vendosja narkodiktaturës, sepse ata nuk ndjekin as rregulla, as ligje dhe ne sot përballemi me të njëjtën gjë.

E marr këtë mundësi për t’ju siguruar që me ndihmën tuaj, të miqve tanë, ne do të bëjmë më të mirën. Çdo gjë që nevojitet që kombi im të jetë i lirë dhe të vendosim përsëri sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, demokracinë.

Do të doja të përfundoja z.President, që në përvojën time unë mendoj se kur shikoj që nga vitet ‘90, problemi ynë i madh ishte qendrimi ndaj së majtës ekstreme. E majta ekstreme përfaqëson sot kërcënimin më të madh, ndoshta për të gjithë njerëzimin. E majta ekstreme nuk është siç ishte më parë, e përqendruar në grupet ose partitë marksiste-leniniste. Tani është e përhapur, për fat të keq, shumë gjerësisht në shoqëritë civile të sponsorizuara nga Xhorxh Soros. Është shumë gjerësisht e përhapur në median e kontrolluar prej tyre dhe e majta po paguan çmimin, dhe ata e meritojnë që të paguajnë çmimin.

Sigurisht, edhe ne po e paguajmë çmimin. Ne nuk e meritojmë! Megjithatë, mendoj se është koha që ne të rishikojmë se si të mbrojmë vlerat tona nga ideologjia ekstreme e majtë, e cila synon të shkatërrojë identitetin njerëzor. Nëse marksizmi do të merrej kryesisht me pronën dhe dhe do të krijonte njerëzimin e ri, e majta ekstreme do të thotë shkatërrim i identitetit njerëzor. Kështu që, jam shumë optimist që CDI do të udhëheqë. Përpjekjet tona, janë përpjekjet e njerëzve të lirë për të siguruar dhe mbrojtur vlerat që ne ndajmë për liritë humane," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet