Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Politike
Buxheti për vitin 2025/ Kryeministri Rama: Mbështetje për 164 mijë persona me aftësi të kufizuara, jo vetëm ndihmë ekonomike
Përmes një njoftimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama njofton se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmisojë cilësinë e jetë për këta qytetarë.
6 Dhjetor 2024, 11:00Nga ZH.LL
Rama
All - Paragraf - 1
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të kenë mbështetjë në buxhetin e vitit 2025.
Përmes një njoftimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama njofton se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmisojë cilësinë e jetës për këta qytetarë.
Kreu i qeverisë shton më tej se nuk do të ofrohet vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale.
Postimi:
"164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në #buxhetin2025 Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm".