LIVE UPDATES
Politike

Celibashi: KQZ kërkon të ndryshohet administrata zgjedhore, pasi dominojnë partitë politike, Gonzato: KQZ ka marrë hapa të rëndësishëm në analizën paszgjedhore

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Celibashi tha se dominimi i administratës zgjedhore nga partitë politike ka krijuar "handikap", ndaj në kuadër të reformës zgjedhore, kjo çështje duhet të jetë ndër të parat që duhen zgjidhur. 

13 Nëntor 2025, 12:22 Nga E.d
Celibashi: KQZ kërkon të ndryshohet administrata zgjedhore, pasi
Foto ilustruse

TIRANË- Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato në kuadër të një projektit të Këshillit të Evropës. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Celibashi tha se dominimi i administratës zgjedhore nga partitë politike ka krijuar "handikap", ndaj në kuadër të reformës zgjedhore, kjo çështje duhet të jetë ndër të parat që duhen zgjidhur. 

Celibashi tha se KQZ kërkon të ndryshohet administrata zgjedhore. Kjo pasi sipas tij, nuk siguron një administrim profesional dhe të paanshëm të procesit. Ndërsa ambasadori Gonzato u shpreh se reforma zgjedhore është pjesë domethënëse për rezultatet e Shqipërisë për në BE, sidomos në Kapitullin e Parë.

Ai tha se KQZ ka marrë hapa të rëndësishëm në analizën paszgjedhore dhe ka paraqitur disa propozime. Në fund Kryekomisioneri, Celibashi tha se administratës zgjedhore do të trajnohet, për të pasur rezultate sa më të mira.

Silvio Gonzato: Kënaqësi e madhe të jem mes jush në mbështetje të Shqipërisë drejt hyrjes në BE. Nisja e këtij cikli sot është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Duhet një reformë e thellë zgjedhore. Raporti i fundit i OSBE-së nxjerr disa problematika si fusha e pabarabartë, fushata zgjedhore apo financimi. Këto reforma nuk janë vetëm hapa teknikë, por hapa themeltarë të Shqipërisë drejt BE-së. 

Reforma zgjedhore përfaqëson hap të mirë drejt integritetit zgjedhor, nxisim palët për reformë gjithëpërfshirëse, duhet produkt i mirë. KQZ ka marrë hapa të rëndësishëm në analizën paszgjedhore dhe ka paraqitur disa propozime.Reforma zgjedhore është pjesë domethënëse për rezultatet e Shqipërisë për ne BE, sidomos në Kapitullin e Parë, themel i anëtarësimit në BE.

Ilirjan Celibashi: KQZ në bashkëpunim me BE dhe partnerë të tjerë, siç është trajnimi i administratës zgjedhore, ka konstatuar se administrata nuk i ka përmbushur pritshmëritë për të performuar në mënyrë profesionale. Tani, momenti politik e social i Shqipërisë si vend kandidat për në BE, dhe në prag të anëtarësimit, ka sjellë mundësinë që për një çështje të rëndësishme siç është administrata zgjedhore, të ndërmerren ndryshime.

Historia ka treguar se administrata zgjedhore, siç është sot, nuk siguron një administrim profesional dhe të paanshëm të procesit. Dominimi i administratës zgjedhore nga partitë politike ka krijuar handikap, ndaj në kuadër të reformës zgjedhore, kjo çështje duhet të jetë ndër të parat që duhen zgjidhur.

 Është rasti të rikonfirmoj qëndrimin e KQZ që të ndryshohet definitivisht administrata zgjedhore. Kjo nuk do të thotë që partitë të zhvishen nga kjo përgjegjësi, por jo si sot që administrata zgjedhore është gati 100% nën kontrollin e KQZ.Jemi gati të kontribojmë me trajnimin e administratës zgjedhore për komisionet e niveleve të dyta dhe të treta.

Është një proces që do të marrë kohë dhe është i vështirë, por edhe partitë politike e kanë kuptuar se mënyra si funksionon administrata zgjedhore nuk është ajo e duhur dhe e mbështesin KQZ për të shkuar në këtë drejtim. Do të jetë ndryshim thelbësor për mënyrën se si zgjedhjet do të administrohen në të ardhmen./Dosja.al

ilirjan celibashi silvio gonzato be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet