16 Mars 2023, 10:24
Nga I.A

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror Zgjedhor Ilirjan Celibashi ka prekur disa probleme që shoqërojnë procesin zgjedhor në Shqipëri. Në një bisedim me temë “Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri”, Celibashi u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit, është e rëndësishme që kandidatët duhet të jenë individë me integritet si dhe pa asnjë rekord kriminal.
“Thelbësore është që kandidatët që do t’u paraqiten qytetarëve të jenë individë të përshtatshëm e me integritet që t’u shërbejnë interesave të zgjedhësve. Një kandidat i përshtatshëm zotëron kualifikime zotësitë dhe atributet e nevojshme për të mbajtur poste publike, janë individë që kanë një histori të dëshmuar të sjelljes së tyre etike, integritetit dhe respektit për shtetin e së drejtës. Dikush që është i aftë të marrë vendime që të ndihmojë e bashkëpunojë me zgjedhësit. Zgjedhja e kandidatëve të pastër ligjërisht është thelbësore për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike. Këta individë kanë më shumë gjasa të mbështesin parimet e demokracisë dhe të veprojnë në interesin më të mirë të zgjedhësve të tyre e të punojnë me zyrtarë të tjerë në interes të qytetarëve. Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm me rekorde të shkeljes së ligjit, veçanërisht në atë penal mund të ketë pasoja të rënda për procesin demokratik. Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm mund të çojë në një sërë pasojash të rënda përfshirë korrupsionin dhe nepotizmin”, tha ai.
Sipas Celibashit individë të tillë mund të përdorin pozitat e tyre të shtetit për përfitime personale, dhe të përfshihen në praktika jo etike e t’u japin përparësi interesave të tyre.
“Kjo gërryen besimin e publikut në procesin zgjedhor e minon legjitimitetin e qeverisë së zgjedhur qoftë qendrore dhe ajo lokale. Shkeljet ose keqpërdorimi i të dhënave mund të dëmtojë qytetarët dhe të rrezikojë integritetin e procesit zgjedhor. Përdorimi i të dhënave mund të çojë në krijimin e profileve digjitale të votuesve që mund të përdoret për t’i targetuar ata me mesazhe të personalizuara politike dhe elektorale. Ky lloj shenjestrimi mund të jetë ndërhyrës dhe manipulues”, deklaroi Celibashi.
ilirjan celibashi
Politike
15 Mars 2023, 23:31
k.m.
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj
TIRANË- Asnjë nuk zgjat përgjithmonë. As "ndarja" e kryeministrit Edi Rama me ish-zv.kryeministrin Arben Ahm...
Politike
15 Mars 2023, 22:31
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është ankuar për regjistrimin e koalicionit "Bashkë...
Politike
15 Mars 2023, 22:29
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka zbuluar skenarët të cilat kanë vënë në diskutim...
Politike
15 Mars 2023, 21:33
k.m.
Dashamir Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Sula është revoltuar në lidhje me koalicionet e opozitës q&eu...
Politike
15 Mars 2023, 21:13
k.m.
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Ka një qark që ka vëmendjen e kryeministrit Edi Rama në prag të këtyre zgjedhjeve lokale q&eu...
Politike
15 Mars 2023, 20:54
A.B
Elisa Spiropali
TIRANË- E dërguara politike e Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër, Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes s&eu...
Politike
15 Mars 2023, 20:29
k.m.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzon në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve koalicionin ‘Bashkë ...
Politike
15 Mars 2023, 20:26
A.B
KQZ
TIRANË-Koalicioni 'Aleanca Liberale e Djathtë' ka dorëzuar ditën e sotme në KQZ kërkesën për rregjistrimin n&eu...
Politike
15 Mars 2023, 20:17
A.B
Josep Borrell dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesin e lartë të...
Politike
15 Mars 2023, 19:35
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka komentuar vendimin përfundimtar që mori duke lënë PD jashtë zg...