LIVE UPDATES
Politike

Darka e demokratëve, Berisha: Kemi mendime ndryshe, por jemi më të bashkuar se kurrë. Non grata e Anglisë? Kam dosje për ambasadorin

Ish-Kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët foli në lidhje me shpalljen non grata nga Britania e Madhe.

30 Dhjetor 2022, 11:03 Nga k.m.
Darka e demokratëve, Berisha: Kemi mendime ndryshe, por jemi më
Sali Berisha

Pas drekës përbashkuese të iniciuar nga deputeti Xhelal Mziu, lideri demokrat Sali Berisha beson se PD-ja, pavarësisht mendimit ndryshe, është më e bashkuar se kurrë. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama TV”, kreu demokrat deklaroi se PD-ja tashmë e unifikuar si asnjëherë më parë. “Partia Demokratike është më e bashkuar se kurrë sot. Dhe natyrisht, brenda Partisë Demokratike ka mendime të ndryshme, por në të vërtetë, kjo është parti e mendimit ndryshe”, deklaroi z.Berisha. Lideri demokrat, Sali Berisha, shprehu bindjen se shumica socialiste i gëzohet shpopullimit, pasi në llogaritë e tyre shqiptarët që largohen janë votat kundër tyre.

“Për këtë qeveri, largimi i të rinjve është një lajm i mirë, sepse dobësohet fuqia protestuese dhe votat kundër saj. Për vendin dhe kombin, kjo është absolutisht një katastrofë. Dy gjëra rrënojnë më shumë se tjetër të ardhmen: mungesa e rinisë. E dyta, borxhi. Edhe borxhi është një barrë e tmerrshme. Kjo qeveri, të dyja po i kryen në mënyrën më pasiononte”, theksoi Berisha. Në një takim të organizuar nga Departamenti i Ekselencës dhe Brain&Gain në PD, ku morën pjesë fizikisht, por dhe nëpërmjet “Zoom”-it dhe të rinj që studiojnë jashtë vendit, kryetari i demokratëve premtoi se për t’i mbajtur ata brenda vendit do të përdoren politika stimuluese. Disa prej tyre sipas tij dhanë suksese gjatë qeverisjes 2005-2013.

“Ne do mbështesim shumë përpjekjet tuaja dhe nesër në pushtet ajo do materializohet me sukses të plotë. Sepse investimi në elitën e kombit është investimi më cilësor dhe më i rëndësishëm për të ardhmen e tij”, u shpreh kreu i PD-së. Berisha e akuzoi pasardhësin e tij, Kryeministrin Rama si kundërshtarin më të ashpër të votës së emigrantëve. Berisha premtoi se PD do të shtyjë përpara që e drejta e tyre për të votuar të bëhet realitet, duke kërkuar që dhe vetë ky komunitet të vazhdojë përpjekjet e tij.

“Ka një shkak kryesor pse nuk votojnë, sepse Edi Rama nuk do që të votojnë. Në vitin 2013 unë i dërgova ligjin dhe ai e refuzoi, duke thënë se nuk marr pjesë në zgjedhje nëse voton emigracioni dhe diaspora. Tani është koha që të bashkojmë të gjithë forcat që emigracioni dhe diaspora të votojnë. Ne po diskutojmë se si të bëjmë Shqipëria të përfitojë nga ekselencat e saj kudo që janë. Por kjo i shëmbëllen asaj përpjekje që si të afrojmë njerëz që janë shqiptarë, por jo shqiptarë. Se nuk lejohen të votojnë”, theksoi Berisha.

Ai kërkon që të bashkëpunohet me kandidatët demokratët të dalë nga primaret duke iu dërguar atyre çdo ide dhe alternativë që vlen për ta bërë pjesë të programit të tyre elektoral. Ish-Kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët foli në lidhje me shpalljen non grata nga Britania e Madhe. Ai u shpreh se ka në dorë dosjen që tregon korrupsionin e qeverisë për të arritur këtë vendim ndërsa shtoi se ai është marrë pa asnjë bazë. Berisha deklaroi se është jetike ndërhyrja e çdo qytetari në vend për të shpëtuar Shqipërinë, që të dalë nga kjo situatë.

Kam dosjen si një qeveri korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm. Me mashtrime në çdo faqe që ka shkruar. E njëjta gjë është se si korrupsioni i kësaj qeverie me korrupsionin e Soros, korruptojnë një ambasadore për të marrë një vendim pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë bazë. Me qëllimin e vetëm për të dëmtuar opozitën dhe për të ndihmuar qeverinë më të korruptuar për shkak të aftësive korruptive të kësaj qeverie. Kjo do të thotë që kjo është dëshmon se sa agresive është kjo qeveri dhe sa korruptive është kjo qeveri. Arrin të krijojë ombrellë me korrupsion ndërkombëtar. Kjo dëshmon se në çfarë situate është ky vend. Sa jetike është ndërhyrja e çdo shqiptari për të shpëtuar këtë vend. Jam i bindur se kjo do të ndodhë. Shqipëria do të dalë një vend me ligjin dhe moralin e qytetarëve të saj”, tha Berisha./Panorama

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet