Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Debate sot në Kuvend. Deputetja e zonës së Shkodrës Greta Bardeli ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama se po planifikon vendosjen e një trau në aksin Thumanë-Kashar, në mënyrë që qytetarët të paguajnë nga 2.5 euro për të kaluar. Por ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ka mohuar akuzën.
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka pasur në qendër diskutimet për problemet e zgjedhësve më zonat respektive elektorale, por nuk munguan as debatet dhe përlasjet mes palëve. Edhe gjatë seancës së sotme deputetët janë përplasur me njëri-tjetrin për problematikat të ndryshme.
Deputetja e zonës së Shkodrës, Greta Bardeli ka hedhur akuza ndaj qeverisë kryeministrit Edi Rama se po planifikon vendosjen e një trau në aksin Thumanë-Kashar, në mënyrë që qytetarët të paguajnë nga 2.5 euro për të kaluar. Bardeli gjithashtu ka ngritur shqetësimet e mungesës së energjisë elektrike në zonën e Thethit. Ndërkohë që përgjigjen e ka marrë nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se trau në këtë aks do të vendoset në momentin që do të ketë rrugë alternative. Më pas, do të jetë zgjedhje e qytetarëve që sipas saj do të mund të zgjedhin.
Deputetja Jorida Tabaku ngriti çështjen e rritjes së çmimeve të karburantëve, për të cilën tha se qeveria po i përcakton çmimet me pronarët e karburanteve. Ndërkohë që zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi paketat ndihmuese që ka marrë kjo qeveri kanë qenë të duhurat. Por nuk u ndal me aq dhe të gjitha akuzat e opozitës, i krahasoi me nga një vepër të shkrimtarit Migjeni.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Berisha tha se qeveria Rama nuk po firmosin marrëveshjet me vendet e ‘Beneluksit’ për ekstradimet pasi sipas tij 6 ministra dhe disa deputetë janë kandidatë për tu ekstraduar. Ish-kryeministri gjithashtu akuzoi Ballën se ka bërë mbi 100 telefonata me Nuredin Dumanin dhe personazhe të tjerë të botës së krimit.
Po ashtu, në seancën e sotme deputeti socialist Petro Koçi ka denoncuar projektin për kanalizimin e ujërave të zeza në Libofshë si dhe i ka kërkuar drejtorit të Kadastrës në Fier që të shembë skemën e korrupsionit në këtë institucion. Ndërsa deputetja Flutura Açka në Kuvend përmendi rastin e dhunimit të 20-vjeçarës në Librazhd, ku ka theksuar se policët qeshnin dhe shuanin epshet me videot e publikuara nga mediat.
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat e tij për procedurë...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për dekretin e firmosur nga Presidenti Ilir Meta në Stamboll p&eum...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur deputetit demokrat Tr...
Sali Berisha dhe Tualant Balla Ish-kryeministri Sali Berisha ka dekalruar se Taulant Balla ka mbi 100 telefonata me të penduarin e drejtësis&eum...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se se qeveria Rama nuk po sjell në Kuvend marrëveshjet me vendet e Beneluksit për ...
Deputetet TIRANË- Fotot e mëposhtme janë nga 'parada' e deputetëve para Kuvendit. Fotot e publikuara nga LSA-ja, tregojnë deputete...
Ilir Meta dhe Artan Lame TIRANË- Pasditen e sotme, presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër të hapur Drejtorit ...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se zjarret në zonën e Sarandës janë strategjikë pasi kanë r...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar fjalën në vend për të folur për marrëveshjet e ekstra...
Arben Ahmetaj TIRANË- Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se qeveria e tanishme nuk mund të krahasohet qe kohën e PD-...