LIVE UPDATES
Politike

Debati brenda PD-së/ Nga Berisha, Paloka e Alibeaj, deputetët akuzojnë njëri-tjetrin si të shitur tek PS

Live nga Facebook-u i tij, Berisha tha se ndaj opozitës po bëhet një shkelje e madhe pasi nuk i jepet e drejta e fjalës. Më pas ai paralajmëroi protesta. 

17 Nëntor 2022, 14:29 Nga A.B
Debati brenda PD-së/ Nga Berisha, Paloka e Alibeaj, deputetët
Kuvendi

TIRANË- Seanca e ditës së sotme në Kuvend nisi me tone të ashpra. Partia Demokratike u përfshi në konflikt mes anëtarëve të saj. Kreu i grupit të PD-së, Sali Berisha kërkoi më shumë kohë ndërkohë që drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj i njoftoi se nuk kanë grup parlamentar dhe nuk mund të kenë aq minuta sa kërkojne Berisha bllokoi foltoren çka shkaktoi edhe mbylljen për disa minuta të seancës parlamentare.

Live nga Facebook-u i tij, Berisha tha se ndaj opozitës po bëhet një shkelje e madhe pasi nuk i jepet e drejta e fjalës. Më pas ai paralajmëroi protesta. 

Edhe pse nuk u përmend nga kryetari Berisha, deputeti i PD-së, nisi fjalën e tij duke iu përgjigjur ashpër akuzave të ardhura një javë më parë nga grupi i Berishës se "është i shitur te kryeministri Rama përmes pazareve që ka bërë." Alibeaj tha se pazarxhinj nuk mund të jenë ata të cilët kanë ngritur komision hetimor për inceneratorët, apo që kanë kundërshtuar hapjen e dosjeve të regjimit komunist, apo dhe që së fundmi kanë kundërshtuar fuqishëm portin e Durrësit.

Mirëpo, e vetmja që i futi të gjithë në një 'thes' ishte deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila u shpreh se e di mirë se kush është i shitur e kush jo.

DEBATET:

Sali Berisha: Jemi sot këtu për të mbrojtur të drejtat e popullit opozitar, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. Këta këtu sot diskutojnë për Europën, përjashtojnë nga fjalimi ish-ministrin e Jashtëm. Këta sot diskutojnë për Europën me hijen e tmerrshme të vjedhjeve që kanë bërë me djegësit dhe atë që po përgatisin me Portin e Durrësit. Këta vetëm me Europën që nuk kanë asgjë. Sot Taulant Sharra që është de fakto Gentian Sharra me kryebanditin me të cilin ka tendera dhe afera më të pista flet në emër të vasalit të Putinit lidhur me rubla ruse dhe përralla babushkash. Rama është avokati i Vuçiçit, i Serbisë dhe se vëllezërit Karriç janë bashkëaksioner me vëllezërit Rama në Portin e Durrësit. Të gjitha këto detyrojnë opozitën që të mbajë qëndrim tjetër në Kuvend. Këto detyrojnë opozitën që të thërrasë popullin të flasë në këtë parlament. Në rast se nuk flet populli, siç po flasin këta këtu, vijoi Berisha, ky parlament nuk duhet të jetë. Sot do të jetë një ditë në lartësinë e 12 nëntorit, por shumë shpejt ajo datë do të kalohet nga protesta të tjera të fuqishme para parlamenti, në bulevardin e Tiranës.

Europa dhe Bota do të marrë vesh se hajdutët nuk do të sjellin kurrë stabilitet. Hajdutët nuk kanë moral, janë të aftë të kryejnë çdo akt ndaj popullit të tyre. Këto janë të vërtetat. Fikeni sa të doni ju mikrofonin, po jo që është mrekulli e FB që të më lejojë mua dhe çdo deputet të komunikojë me zgjedhësit e vetë.

Enkelejd Alibeaj: Edukata familjare nuk e lejon që t’ua përmendë emrin dhe të flasë më të njëjtën gjuhë. Kush e do opozitën le të bëjë diçka, të shkëputet nga gjuha e shëmtuar e 30 viteve. Ky është pazari i vërtetë. Ngrihet ai që para një jave që lëshoi rrufe fyerjesh dhe pasohet në iso nga një pjesë tjetër këtu. E njëjta gjuhë, të njëjtat fyerje, dhe ne akuzohemi për shitje? Për pazare? Jo. Shqiptarët do të duhet që ta kuptojnë se ka ardhur koha për t’i japim fund, me çfarëdo lloj kostoje. E kemi për detyrë ta bëjmë sot dhe do ta bëjmë në vazhgim."

E vërteta u duhet thënë shqipatrëve. Është detyrim historik ndaj shqiptarëve. E kemi për detyrë ta bëjmë sot dhe do ta bëjmë në vazhdim. E di që data e 30-viteve do të vazhdojë. Ky është momenti historik që ne duhet ta marrim përsipër. Do të dëgjoni të shitur, të blerë, pazarxhinj. Pazarxhinj ne, që këtu disa nga këta nuk e votuan Komisionin e Inceneratorëve. T’i dalësh përballë 30-viteve pazare të fëlliqurra që vazhdojnë dhe sot ‘e duam Shqipërinë si gjithë Evropa’, pse jemi dhe sot me ëndrrën e vrarë të shqiptarëve, jemi këtu nga njëra anë dhe nga ana tjetër e këtij parlamenti. Ne jemi këtu të themi të vërtetën, pa bërë pazare. Ai që voton kundër hapjes së dosjeve të komunizmit, ai bën pazare?! Kush bën pazare ai që denoncon Portin e Durrësit, ku gjysma këtu janë të zhytur deri në majë?!”

Edi Paloka: Alibeu paska dalë në podium për të sulmuar PD jo Ramën! Ky që pranon të ulet e bashkëpunojë me Tao Ballën, deklaroi se as “nuk do ti përfaqësojë ata me të cilët nuk e lidh asgjë”, duke nënkuptuar deputetet e PD. E me paturpësi pastaj shton se qenka kryetar i grupit të PD! Të kujt PD, të asaj që voton në Parlament sic urdhëron Rama e që ka përfunduar me keq se “kerperata” ? Të atij grupi që bashkëpunon me Ramën në Parlament për t’i mbyllur gojën opozitës e për të bllokuar nismat e saj ?

A mund të na thotë ky Alibeu si pjese e Konferencës së Kryetarëve se si ka mundësi që Rezoluta për krimet e genocidin në Kosovë, në shkelje të cdo procedure, vazhdon të qëndrojë në sirtar ? Po projektligji për lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon të mos e shoh dritën? A e ka ngritur në Konferencën e kryetareve këtë cështje ky “bashkëluftëtari” i Tao Ballës në gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht që jo, sepse nuk e lënë Tao me Ramën. Prandaj dhe Rama ndjehet komod  dhe lëshon çfarë i vjen në gojë për opozitën, kur në sallë është vetëm Alibeu… Prandaj shumë shpejte në atë salle do duhet të flasin shqiptarët, demokratët e jo ata që kanë uzurpuar karriget e mandatet me votën e tyre e ca më shumë ata që janë aty me votë të vjedhur e manipuluar”

Jorida Tabaku: Une besoj se ne politikë ka rëndësi qendrueshëmria. Me 12 vite në politikë e di sot se kush është i shitur dhe kush është i blerë. Kush i shërben qeverisë dhe kush Edi Ramës. Kush i shërben X oligarkut të naftës. E kush merr lejen e ndërtimi. Sot e kanë të qartë qytetarët shqiptarë. E kanë të qartë se kush merr leje hidrocentralesh. E kane të qartë të gjithë se çfarë ka ndodhur në politikën shqiptare. Unë kam refuzuar të bëhem pjesë e kësaj balte sepse kushdo që sulmon e shan brenda forces politike, vetëm sa jep argument kundërshtarit për ta përdorur këtë argument siç e përdor sot, dhe flasin sot për rublat ruse, këto ish Partia Komuniste. Sot në politikë duhet të tregojmë se si bëhet politikë. E unë e kam treguar duke folur me argumente, fakte dhe duke folur të vërtetën.

seance plenare 17 nentor 2022 sali berisha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet