All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Debati mes Qorit dhe Fevziut/ Baton Haxhiu: Pafuqia e partive të vogla për të kuptuar realitetin

Ai thotë se partitë e vogla duhet të kuptojnë se për të qenë konkurruese nuk mjafton të denoncojnë korrupsionin dhe të kërkojnë ndryshime radikale pa treguar qartë se si do të arrihen këto ndryshime në praktikë.

10 Janar 2025, 12:55 Nga M.B
Debati mes Qorit dhe Fevziut/ Baton Haxhiu: Pafuqia e partive të vogla
Drejtuesit e partive të reja
All - Paragraf - 1

TIRANA- Gazetari Baton Haxhiu, ka bërë një reagim ku iu referua debati të djeshëm në emisionin "Opinion" ku ishin të ftuar 4 drejtuesit e 4 partive të reja. Haxhiu thotë se ky debat nuk arriti të bëhej për shkak të protagonizmit të panevojshëm, sipas tij, të drejtuesit të Lëvizjes "Bashkë" Arlind Qorit, që e deshi hapësirën mediale për të debatuar për asgjë.

Ai shton se mbetet shqetësuese dhe pakuptuar mirë se shumë nga këto parti ende nuk e kanë kuptuar realitetin e asaj që kërkon votuesi shqiptar dhe arsyet pse këto parti nuk po arrijnë të fitojnë mbështetje të konsiderueshme. Sipas tij, dy partitë e mëdha kanë ndërtuar një sistem të fortë polarizues, shpeshherë me vedije të plotë, për të ruajtur peshën e vet dhe për të larguar influencën e partive të reja që dalin në jetën politike.

Haxhiu thotë se këtu hyn në lojë një aspekt thelbësor që shumë nga partitë e vogla nuk arrijnë të kuptojnë se në Shqipëri, korrupsioni nuk ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në votë aq sa mendohet. Sipas tij, nuk kanë ndikuar as denoncimi i fusha e të marihuanës sepse mirëqenja nga ato fusha, për një pjesë të saj, është më e rëndësishme se sa thirrja për ndërgjegjje të votuesit potencial.

Ai thotë se partitë e vogla duhet të kuptojnë se për të qenë konkurruese nuk mjafton të denoncojnë korrupsionin dhe të kërkojnë ndryshime radikale pa treguar qartë se si do të arrihen këto ndryshime në praktikë. Gjithashtu Haxhiu thotë ato duhet të bashkëpunojnë, të ndërtojnë një identitet të përbashkët politik dhe të krijojnë një narrativë të re që është më afër realitetit të votuesit të zakonshëm.

REAGIMI I BATON HAXHIUT:

Mbrëmë në “Opinion”, të Blendi Fevziut, duhej të kishte një diskutim të gjerë mbi partitë e ashtuquajtura të vogla dhe rolin e tyre në skenën politike shqiptare. Ky debat nuk arriti të bëhej për shkak të protagonizmit të panevojshëm të Arlind Qorit, që e deshi hapësirën mediale për të debatuar për asgjë.

Megjithatë, ajo që mbetet shqetësuese dhe pakuptuar mirë është fakti se shumë nga këto parti duket se ende nuk e kanë kuptuar realitetin e asaj që kërkon votuesi shqiptar dhe arsyet pse këto parti nuk po arrijnë të fitojnë mbështetje të konsiderueshme. Analiza e rezultateve të fundit të sondazhit për partitë e vogla e përforcon këtë shqetësim dhe ndihmon në dekodimin e asaj që vazhdon të jetë një cikël bllokimi për to.

Rezultatet e sondazhit tregojnë një performancë të dobët të këtyre partive, ku asnjë prej tyre nuk arrin të kalojë pragun e 3% të mbështetjes popullore. Për shembull, “Mundësia” (Agron Shehaj) ka arritur nivelin më të lartë me 2% ndërsa parti si “Nisma Thurje” dhe “Lëvizja Bashkë” që promovojnë reforma progresive, mezi kalojnë 1.5% dhe 3%. Arlind Qori ka vetëm 0.5%.

Edhe “Partia e Lirisë” e Ilir Metës, që dikur kishte një elektorat të fortë, për shkak të arrestimit dhe problemeve me drejtësinë është tkurrur në vetëm 1%.

E gjithë kjo ndodh në një kontekst ku dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, vazhdojnë të dominojnë me përqindje respektive prej 48% dhe 36% duke lënë një hapësirë shumë të kufizuar për forcat e tjera politike.

Dominimi i këtyre dy partive kryesore lidhet jo vetëm me historinë e gjatë të lidershipit të tyre dhe strukturën organizative që kanë ndërtuar, por edhe me një perceptim të rrënjosur të qytetarëve se vetëm këto forca mund të menaxhojnë sistemin ekzistues, pavarësisht problemeve të dukshme me korrupsionin dhe qeverisjen e dobët.

Kjo tregon që dy partitë e mëdha kanë ndërtuar një sistem të fortë polarizues, shpeshherë me vedije të plotë, për ta ruajtur peshen e vet dhë për të larguar influencën e partive të reja që dalin në jetën politike.

Këtu hyn në lojë një aspekt thelbësor që shumë nga partitë e vogla nuk arrijnë të kuptojnë: në Shqipëri, korrupsioni nuk ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në votë aq sa mendohet. Nuk kanë ndikuar as denoncimi i fusha e të marihuanës sepse mirëqenja nga ato fusha, për një pjesë të saj, është më e rëndësishme se sa thirrja për ndërgjegjje të votuesit potencial.

Arsyeja është e thjeshtë—për qytetarin e zakonshëm, korrupsioni nuk është vetëm një pengesë, por edhe një mjet për të përshpejtuar proceset që, ndryshe, do të ishin të ngadalta dhe të ngarkuara me burokraci. Në shumë raste, korrupsioni shihet si një “zgjidhje pragmatike” për të përballuar një sistem të ngurtë dhe joefikas.

Për këtë arsye, kur partitë e vogla përqendrojnë retorikën e tyre te lufta kundër korrupsionit dhe te transparenca pa ofruar zgjidhje konkrete dhe praktike që qytetari të mund t’i perceptojë si të realizueshme në të përditshmen e tij, ato duken si entitete që flasin për probleme teorike dhe jo për zgjidhje reale.

Votuesi shqiptar, që vetë është shpesh pjesë e një modeli të vogël korruptiv në jetën e tij të përditshme, duke përfituar përmes ryshfeteve për nota në universitete, vendet e punës apo tenderat publikë, nuk e sheh korrupsionin vetëm si një të keqe të madhe abstrakte, por si diçka të lidhur me mënyrën praktike të jetesës dhe zgjidhjen e problemeve personale.

Në këtë kuptim, partitë e vogla nuk kanë kuptuar se ajo që votuesi kërkon nuk është thjesht një premtim moral për një shoqëri pa korrupsion, por një alternativë që i ofron siguri, stabilitet dhe një mënyrë më të lehtë për të përmbushur nevojat e tij pa pasur nevojë për ndërhyrje të paligjshme.

Në vend që të përqendrohen në ndërtimin e një platforme të unifikuar dhe të realizueshme që trajton problemet konkrete të qytetarit, ato mbeten të fragmentuara dhe të dobëta, duke konkurruar mes tyre për një pjesë të vogël të votës së protestës që është gjithashtu e fragmentuar dhe pa një drejtim të qartë.

Kjo situatë kërkon një paradigmë të re politike. Partitë e vogla duhet të kuptojnë se për të qenë konkurruese nuk mjafton të denoncojnë korrupsionin dhe të kërkojnë ndryshime radikale pa treguar qartë se si do të arrihen këto ndryshime në praktikë. Ato duhet të bashkëpunojnë, të ndërtojnë një identitet të përbashkët politik dhe të krijojnë një narrativë të re që është më afër realitetit të votuesit të zakonshëm.

Në vend që të qëndrojnë në margjina dhe të luajnë rolin e forcave morale pa pushtet real, ato duhet të përfshihen në procesin politik me një qasje më pragmatike, duke pranuar se ndryshimi është një proces gradual dhe që kërkon kompromise dhe bashkëpunim për t’u arritur.

Për më tepër, partitë e mëdha kanë disa përparësi të qarta që vazhdojnë të mbajnë skenën politike të dominuar nga ato:

Rrjetet e fuqishme organizative, ku Partitë e mëdha kanë ndërtuar struktura të qëndrueshme dhe rrjete të gjera në çdo nivel, nga qendra deri te njësitë lokale. Kjo u mundëson atyre të jenë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme në jetën e përditshme të qytetarëve dhe të mobilizojnë më lehtë elektoratin. Pastaj,

Identiteti politik dhe historiku i gjatë dhe kjo është arsye që qytetarët  i shohin partitë e mëdha si forca me një histori të gjatë në politikë, me lidership të njohur dhe me përvojë në menaxhimin e shtetit. Kjo krijon një lloj besimi te stabiliteti që ato mund të ofrojnë, pavarësisht problemeve të vazhdueshme të qeverisjes dhe korrupcionit.

Gjithashtu, këto parti kanë kapacitet për të ofruar përfitime të prekshme dhe të mëdha sepse kanë fuqinë për të menaxhuar burimet shtetërore dhe për të ofruar përfitime konkrete për qytetarët, qoftë përmes projekteve publike apo vendeve të punës në administratë. Kjo i bën votuesit më të prirur të mbështesin partitë që kanë mundësi reale për të ndikuar në jetën e tyre.

Duke vijuar me përvojën që kanë me kapitalin mediatik dhe komunikimin e fuqishëm: Në një mjedis ku media ka një rol të madh në formimin e opinioneve politike, partitë e mëdha përfitojnë nga mbulimi i vazhdueshëm dhe i gjerë mediatik, duke ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin e publikut.

Aftësia për të menaxhuar dhe stabilizuar korrupsionin. Edhe pse korrupsioni perceptohet si një problem i madh, partitë e mëdha kanë arritur ta menaxhojnë atë në mënyrë që të mos krijojë destabilitet të rëndësishëm politik. Për qytetarët, më e rëndësishme është që sistemi të vazhdojë të funksionojë dhe përfitimet e vogla të vazhdojnë të jenë të arritshme, gjë që i mban partitë e mëdha në pushtet.

Në përfundim, partitë e vogla duhet të kuptojnë se për të ndryshuar këtë realitet, nuk mjafton vetëm retorika kundër korrupsionit apo premtimet për reforma të mëdha. Ato duhet të ndërtojnë një alternativë të qëndrueshme dhe reale, që ofron zgjidhje të prekshme dhe afatgjata për problemet e qytetarëve, në mënyrë që të bëhen aktorë të rëndësishëm në skenën politike shqiptare.

Derisa të ndodhë kjo, dy partitë e mëdha do të vazhdojnë të dominojnë, duke ofruar stabilitetin që votuesi e kërkon dhe përfitimet që ai ende i konsideron të domosdoshme për përditshmërinë e tij.

partite e reja

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet