Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë deklaratë si skandaloze dhe papranueshme.
SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se po të ishte në vend të Slobodan Miloseviçit do ta spastronte etnikisht Kosovën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë deklaratë si skandaloze dhe papranueshme.
Ai theksoi se kjo kërkon reagim të menjëhershëm institucional. Kamberi shtoi se një deklaratë e tillë nuk mund të konsiderohet e izoluar.
Kjo pasi në këndvështrimin e ti, ajo është rezultat i mohimit sistematik të krimeve të luftës, glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, relativizimit të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe revizionizmit të historisë. Në fund, ai thotë se në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Republikës së Serbisë, do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres.
Reagimi i plotë
Deklaratat fashiste të ministrave të qeverisë tregojnë më së miri se Serbia e Millosheviqit vazhdon të mbetet e njejtë!
Deklarata e Ministres për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviç, se po të ishte në vend të Slobodan Miloševi?it do ta spastronte etnikisht Kosovën, është skandaloze, e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.
Për këtë arsye, sot, nëpërmjet një shkrese zyrtare, kam kërkuar reagim nga të gjitha ambasadat relevante ndërkombëtare në Beograd.
Një deklaratë e tillë nuk mund të konsiderohet e izoluar. Ajo është rezultat i mohimit sistematik të krimeve të luftës, glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, relativizimit të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe revizionizmit të historisë.
Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, deklarata të tilla nga përfaqësues të institucioneve shtetërore përbëjnë një burim shtesë pasigurie. Kur një anëtar i Qeverisë flet për spastrim etnik, pjesëtarët e komuniteteve pakicë me të drejtë shtrojnë pyetjen se çfarë sigurie mund të presin nga këto institucione.
Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka obligim të respektojë dhe të mbrojë të drejtat e komuniteteve pakicë. Deklarata të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këto obligime dhe tejkalojnë çdo standard demokratik mbi të cilin bazohet Bashkimi Evropian.
Në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Republikës së Serbisë, do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres.
Në të kundërtën, heshtja dhe mungesa e veprimit do të kuptohen si miratim i deklaratës së saj dhe si qëndrim zyrtar i të gjithë Qeverisë./Dosja.al
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen non grata të ministres serbe Snezhana Paunoviç dhe paditjen e saj ...
Dua Lipa TIRANË- Demokratët Europianë kanë reaguar sërish, pasi këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi në platformën X duke dënuar dekla...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunov...
TIRANË- Një incident me tone të larta është regjistruar jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku depute...
Partia Demokratike TIRANË- Grupi Parlamentar i PD kallëzon në Prokurorinë e Posaçme kryeministrin Edi Rama për disa vepra p...
Ivi Kaso TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso i cili prej tre mandatesh ka mbajtur drejtimin e Sekretariatit për Çës...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në ligjin për tokat bujqësore janë shoq&eu...
Fredi Kokoneshi TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë si të pandehur të ish-kryetarit të Bashkisë së Divjak...
Erion Veliaj TIRANË- Pas një periudhe 500-ditore refuzimesh të vazhdueshme, Prokuroria e Posaçme ka autorizuar më në ...