All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Deklarimi i pasurisë nga politikanët në Kosovë, kush u pasurua dhe kush jo?

Në fund të marsit të vitit 2021, qeveria "Kurti II" nisi mandatin e saj të plotë - mandat të cilin po e vazhdon ende në detyrë.

26 Prill 2025, 10:17 Nga M.B
Deklarimi i pasurisë nga politikanët në Kosovë, kush u
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVA- Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë. Banesa, toka, vetura, para të gatshme... Ja çfarë duhet të dini nga deklarimet e fundit. Në fund të marsit të vitit 2021, qeveria "Kurti II" nisi mandatin e saj të plotë - mandat të cilin po e vazhdon ende në detyrë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe 15 ministrat e tij, të gjithë kanë dorëzuar deklarimet e pasurisë këtë vit. Sipas të dhënave në këto deklarime, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dukshëm më shumë para se kolegët e saj në llogari bankare.

Megjithatë, qysh në deklarimin e parë në vitin 2021, kur ishte emëruar ministre, Rizvanolli kishte deklaruar mbi 191 mijë euro para të gatshme. Ajo kishte deklaruar se këto para i kishte fituar gjatë angazhimeve të saj të mëhershme si konsulente dhe ligjëruese në organizata e institucione të ndryshme, si Agjencia gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Për shumicën prej tyre, pjesa më e madhe e të ardhurave vjetore vijnë nga pagat që marrin për pozitat që ushtrojnë. Përveç parave të gatshme, zyrtarët shtetëtorë detyrohen të deklarojnë edhe pasurinë e paluajtshme në posedim të tyre dhe të familjarëve të afërt.

Pasurinë e tyre detyrohen ta deklarojnë edhe zyrtarë të tjerë publikë. Në këtë listë hyjnë edhe zyrtarët e partive politike, si Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), presidentja Vjosa Osmani, si dhe Glauk Konjufca, i cili për katër vjet mbajti postin e kryeparlamentarit.

Pasuria e tyre e deklaruar së fundi - sa u përket parave të gatshme në llogaritë e tyre bankare - dallon nga ajo që ishte deklaruar katër vjet më parë. Disa janë pasuruar, e disa kanë deklaruar dhjetëra mijëra euro më pak. Nga ta, vetëm Krasniqi i PDK-së ka deklaruar se nuk ka asnjë të ardhur tjetër vjetore, përveç pagës së zyrtarit publik. Haradinaj i AAK-së, i cili deklaroi se më së shumti fiton nga qiratë që merr nga pronat e tij, vazhdoi të investojë në pasuri të paluajtshme edhe këto vitet e fundit.

Deklarimi i pasurisë nga personat publikë në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2007. Pas përfundimit të procesit të deklarimit të pasurisë, APK-ja, përmes shortit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve ua verifikon pasurinë e deklaruar. Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri, dhe pastaj në baza vjetore. Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.

Deri më tash, asnjë nga zyrtarët që nuk e ka deklaruar pasurinë, nuk është dënuar me burgim. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u dënua në fund të vitit 2022 me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor./ REL

kosova

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet