LIVE UPDATES
Politike

Demografia e votuesve nga diaspora/ Italia dhe Greqia dominojnë në rang shtetesh. Tirana dhe Fieri në rang qarqesh. Për kë do votojnë emigrantët?

Dosja.al, ka bërë një vëzhgim në faqen zyrtare të KQZ-së dhe ka nxjerr raportet në lidhje me regjistrimin e emigrantëve nga secili vend i botës.

6 Mars 2025, 13:09 Nga Dosja.al
Demografia e votuesve nga diaspora/ Italia dhe Greqia dominojnë në
Foto Ilustruese

TIRANË- Afati i regjistrimit të diasporës për të votuar në zgjedhjet e 11 majit ka përfunduar 2 ditë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjithsej kanë aplikuar për tu regjistruar 365,166 emigrantë nga çdo shtet i botës ku ka shqiptarë, por deri më tani KQZ-ja ka miratuar 241,633 emigrantë. 

Demografia e votuesve nga diaspora/ Italia dhe Greqia dominojnë në

Pjesa tjetër e emigrantëve që nuk janë miratuar janë 6,300, të cilat po shqyrtohen ende nga KQZ-ja. Ndërsa 117,182 kërkesa nga emigrantët janë të refuzuara për tu miratuar nga Komisioni Zgjedhor. 

Demografia e votuesve nga diaspora/ Italia dhe Greqia dominojnë në

Por nga cilat janë shtetet që janë regjistruar më shumë emigrantë?

Dosja.al, ka bërë një vëzhgim në faqen zyrtare të KQZ-së dhe ka nxjerr raportet në lidhje me regjistrimin e emigrantëve nga secili vend i botës. Sipas vëzhgimit të Dosja.al, vendin e parë me më shumë emigrantë të regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje është Italia me 89,940 kërkesa të miratuara ose 37.2%. 

Në vend të dytë për nga numëri i regjistrimeve e mban vendi fqinj, Greqia me 66,402 kërkesa të miratuara ose 27.5%. Vendin e tretë e mban Gjermania me 25,225 kërkesa të miratuara gjithsej ose 10.4% të numërit total të kërkesave. Ndërkohë që në vend të katërt është SHBA-ja me 20,486 kërkesa ose 8.5%. 

Demografia e votuesve nga diaspora/ Italia dhe Greqia dominojnë në

Vendi i pestë më më shumë kërkesa nga emigrantët për të votuar është Britania e Madhe me 17,023 të tilla ose ndryshe 7.0%. Me 5,246 kërkesa gjithsej ose 2.2% është Franca, ndërsa me 3,552 (1.5%) kërkesa të miratuara është Kanadaja. 

Ndërkohë që tre vendet e fundit që plotësojnë top 10-shën me më shumë regjistrime janë Beligjika me 2,734 (1.1%) kërkesa, Suedia me 2,278 (0.9%) kërkesa të miratuara dhe Zvicra me 1,244 kërkesa nga emigrantët për të votuar ose 0.5%. 

Demografia e votuesve nga diaspora/ Italia dhe Greqia dominojnë në

Duke u bazuar dhe në shifrat e mësipërme të nxjerra nga Dosja.al, shihet që lufta për votën e diasporës do të bëhet në 5 vendet me më shumë kërkesa që janë Italia, Greqia, Gjermania, SHBA-ja dhe Britania e Madhe. Por bazuar dhe në fushatat elektorale që janë bërë deri më tani dhe takimet e liderëve të dy partive kryesore në vend me emigrantët, Partia Socialiste mbizotëron më shumë më Itali dhe Greqi. Ndërkohë që Partia Demokratike mbizotëron në tre vendet e tjera që janë Gjermania, SHBA-ja dhe Anglia. 

Nga cili qark ka pasur më shumë regjistrime nga emigrantët?

Në vëzhgimin e bërë nga Dosja.al, shihet që qarku i Tiranës ka pasur më shumë kërkesa për regjistrim nga ana e emigrantëve. Në kryeqytet, ka pasur gjithsej 51,563 kërkesa të miratuara ose 21.3% të shumës totale. Ndërsa vendin e dytë për nga qarqet në vend e merr Fieri me 31,950 kërkesa të miratuara gjithsej ose 13.2%. 

Dy qarqet e tjerë me më shumë kërkesa janë Elbasani përkatësisht me 24,704 kërkesa të miratuara gjithsej ose 10.2% dhe Durrësi me 24,672 kërkesa ose 10.2%. Në vend të pestë për nga qarqet është Korça me 20,275 kërkesa ose 8.4%, ndërsa në vend të gjashtë është Vlora me 19,496 kërkesa ose 8.1%. 

Demografia e votuesve nga diaspora/ Italia dhe Greqia dominojnë në

Me 17,148 kërkesa gjithsej ose 7.1% është Shkodra në vend të shtatë, ndërkohë që Berati në vend të tetë me 15,708 kërkesa ose 6.5%. Në katër qarqet e fundit në vend me më shumë kërkesa të miratuara për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit janë Lezha me 14,458 kërkesa ose 6.0%, Dibra me 9,435 kërkesa gjithsej ose 3.9%. Ndërsa dy qarqet e fundit janë Gjirokastra me 8,315 kërkesa të miratuara ose 3.4% dhe Kukësi me 3,909 kërkesa ose 1.6%. 

Demografia e votuesve nga diaspora/ Italia dhe Greqia dominojnë në

Bazuar në të dhënat e mësipërme, shihet që qarqet me preferenca të majta, kanë më shumë kërkesa të miratuara për të marrë pjesë në zgjedhje, siç janë Fieri, apo Elbasani. Ndërkohë që lufta e vërtetë mes palëve bëhet për të fituar kryeqytetin. 

Pritet që votat e marra nga zgjedhësit emigrantë të kenë një ndikim tmerrësisht të madh në këto zgjedhje. Sipas të dhënave votat e emigrantëve mund të ndikojnë në 19-20 mandate të Kuvendit të ri në të 12 Qarqet e vendit./Dosja.al

izmir akulli zgjedhjet e 11 majit dosja.al kqz votat nga diaspora


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet