LIVE UPDATES
Politike

Demokrati i Mirditës e ftoi për kafe, Rama: Kam shumë takime për të bërë

15 Maj 2023, 22:32 Nga DOSJA

Demokrati i Mirditës e ftoi për kafe, Rama: Kam shumë takime

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet nëse do të bashkëpunojë me koalicionin “Bashkë Fitojmë” në bashkitë ku kandidatët e forcës së djathtë kanë fituar nga zgjedhjet lokale tw 14 majit. Në konferencën për shtyp për gazetarët, kryeministri u përgjigj se bashkëpunimi është i pamundur për shkak të palës tjetër, por wshtw i hapur pwr bashkwpunim.

PJESË NGA BISEDA:

Zoti Rama, për të vazhduar paksa dhe pyetjen e kolegut. Është një kryebashkiak i ri i sapozgjedhur që ju ka bërë ftesën, i Mirëditës, ndoshta për të pirë një kafe me të dhe në bazë të tekstit që ai ka shkruar në Facebook, ka thënë që të vijoni dhe investimet dhe ndoshta dhe bashkëpunimin me këtë kryebashkiak. Do ta vijoni?

Kryetari i PSSH Edi Rama: Nuk jam në dijeni të kësaj ftese për kafe, por përpara se të vij te kafja me të, kam shumë takime për të bërë. Duke filluar nga Shkodra. Nesër duhet të nisem për Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës në Islandë dhe sapo të kthehem nga Samiti, do të nis me turin e falenderimeve nga Shkodra ku jam shumë i vendosur që të bëj një histori të re dhe jam i bindur që ne mund të bëjmë një histori të re në Shkodër. Në shumë dimesione. Shkodra, e kam thënë prej kohësh, e kam thënë dhe gjatë fushatës, e përsëris tani që zgjedhjet kanë mbaruar dhe ne kemi marrë një fitore që është shumë barrë e madhe për mua dhe për ne, është qyteti dhe zona më e bekuar e Shqipërisë. Nuk ka asnjë të dytë! Mbase edhe në Europë nuk ka një qytet tjetër që ka atë bekim me lumin, me liqenin, me detin, me kodrat, me malin dhe me alpet mbi kokë. Dhe është bashkia më e prapambetur dhe problematike e Shqipërisë. Ne tani duhet të bëjmë jo atë që kemi thënë, po do bëjmë edhe më shumë seç kemi thënë sepse Shkodra na dha jo një shans, po një besim shumë të fortë dhe unë jam i bindur që ky është një besim shumë i fortë që mund të kthehet në një kohë, jo shumë të gjatë në një mosbesim shumë të madh nëse ne nuk jemi në lartësinë e kësaj sfide.

Unë i bëra një sfidë Shkodrës disa herë. Dështova disa herë. Këtë herë Shkodra më ka bërë mua dhe na ka bërë ne një sfidë më të madhe se të gjitha sfidat që ne i bëmë të marra sëbashku. Kështu që, Shkodra është kryefjala e mandatit që sapo do të nisë pas disa muajsh. Padiskutim, kjo nuk i heq asgjë angazhimit tim për Durrësin. Durrësi është një potencial strategjik i jashtëzakonshëm për Shqipërinë e 2030-tës. Në Durrës do të ndërtojmë disa vepra që nuk janë vetëm të Durrësit. Janë vepra që i përkasin ekonomisë, tregtisë, turizmit të rajonit dhe më gjerë. As nuk diskutohet që dhe të tjerat me radhë. Pra, për kryebashkiakun e Mirditës, ka kohë.

Megjithëse një numër të konsiderueshëm bashkish të fituara, unë po ndalem te qarku i Beratit pasi aty gjithmonë socialistët kanë marrë mbështetje maksimale, konkretisht në Kuçovë. Fitorja për Partinë Socialiste ishte në një rezultat shumë të ngushtë. Ku gabuan socialistët aty pasi gjithë këto vite, Partia Socialiste në Kuçovë ka marrë mbështetje maksimale?

Kryetari i PSSH Edi Rama:  Nuk kam të dhëna të kësaj natyre. Janë të gjitha analiza për t’u bërë në nivelin vendor. Janë analiza për t’u bërë në nivelin e qarkut. Janë analiza që kërkojnë një lexim shumë të kujdesshëm. Për këtë arsye, edhe çunat dhe gocat fantastikë të skuadrës tonë të sondazheve, do të fillojnë nga puna që javën e ardhshme, menjëherë, për të organizuar një grup sondazhesh post-elektorale për të kuptuar se çfarë mund të mësojmë më shumë nga zgjedhësit pasi ata janë shprehur. Ne e bëjmë këtë praktikë gjithmonë dhe na jep shumë informacion. Por, ajo që dua të them është që zgjedhjet kanë funksionuar në të dyja nivelet.

Dy mesazhe ju kam përcjellë unë shqiptarëve. Njëri, zgjidhni njeriun që do të merrni në punë për katër vite, tjetri, hiquni faqes së zeze dhe kanë funksionuar të dyja.

-Pyetja që ndoshta sot të gjithë e kanë bërë pasi kanë parë edhe rezultatet finale. Si arritët ta merrnit Shkodrën dhe është e vetmja bashki që ju keni reaguar ditën e sotme. Mjafton vetëm emri i Benet Becit apo u deshën edhe votat e ish-deputetit socialist, ish-aleatit tuaj Tom Doshi?

Kryetari i PSSH Edi Rama:  E thashë dhe një herë tjetër, ne nuk kemi të dhëna të detajuara për të lexuar të gjithë elementët, do t’i mbledhim, do t’i lexojmë me kujdes, por këto të gjiha janë gurë të një mozaiku shumë më të madh, unë besoj që ne Shkodrën e kemi marrë si përgjegjësi se s’kemi marrë asgjë se Shkodra është aty dhe do të jetë aty. Kryeministrat venë e vijnë sado të gjatë që të jenë. Shkodra ka qenë dhe është aty, kështu që s’kemi marrë asgjë ne,  po kemi marrë përgjegjësinë që na e kanë hedhur si një përgjëgjësi alla shkodrançe. Shkodranët nuk janë dalluar asnjëherë për t’i bërë gjërat gjirokastritshe, i kanë bërë gjërat gjitihmonë me gjithësej, kështu që në gjithsej na kanë hedhur një top që ne duhet të jemi të zotë ta kapim dhe ta çojmë aty ku duhet.

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion