LIVE UPDATES
Politike

Dënohet me 8 mln lekë për shpifje Artur Roshi, ish-deputeti: Sulm politik se jam me Berishën

Vetë Roshi e konsideron vendimin e Gjykatës, të ndikuar politikisht. Në një prononcim për FaxNeës, ai shprehet se ky sulm politik vinte pasi ishte ulur në tryezë me ish-kryeministrin Sali Berisha, aktualisht kryedemokrat, në kuadër të bashkëpunimit për zgjedhjet vendore. Ai shtoi se do ta ankimonte vendimin.

13 Tetor 2022, 12:01 Nga F.M
Dënohet me 8 mln lekë për shpifje Artur Roshi, ish-deputeti: Sulm
Artur Roshi

TIRANË- Ish-deputeti opozitar Artur Roshi është dënuar nga gjykata me 8 milionë lekë të vjetra për shpifje dhe fyerje. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndëshkimin e Roshit me një masë administrative prej 8 milionë lekësh. Paratë Roshi duhet t’ia japë Ardit Cikulit, drejtor i një banke të nivelit të dytë i cili e kallëzoi për shpifje. Gjobën, Roshi mund ta paguajë me këste, 25 mijë lekë për 32 muaj.

Vetë Roshi e konsideron vendimin e Gjykatës, të ndikuar politikisht. Në një prononcim për FaxNews, ai shprehet se ky sulm politik vinte pasi ishte ulur në tryezë me ish-kryeministrin Sali Berisha, aktualisht kryedemokrat, në kuadër të bashkëpunimit për zgjedhjet vendore. Ai shtoi se do ta ankimonte vendimin.

“Nuk ka të bëjë me postin e deputetit që kam patur. Unë do ta ankimoj vendimin. Mundohet të godasë këto gjëra sekondare që nuk kanë asnjë vlerë ndërkohë që nuk godet korrupsionin. Është e ulët që të merret SPAK me këto lloj gjërash, për një konflikt të vogël personal, madje për një fjalë. Por ndikon edhe ulja në tavolinë me Berishën. Ne jemi mësuar me këto gjëra dhe nuk na bëjnë përshtypje. Dikush në prononcimin në Sarandë më bëri një filmim, ku thoshte ndërton pa leje kur unë ndërtoja me leje. Mbi këtë unë sqarova opinionin publik me një status në facebook, ku sqaroja situatën, pa përmendur asnjërin. Gjykata e gjeti si mundësi të godasë duke përdorur rrjete sociale. Po ajo nuk ka asnjë vlerë, ne bëjmë statuse përditë ku postojmë për të sqaruar opinionin publik. Këtu jemi në Shqipëri dhe kush ka rradhën e pushtetit, drejton edhe gjykatat. Vendimi është nxjerrë në bazë të uljes time në tavolinë me Berishën. Unë prita një orë atje dhe vendimin e morën në moment ndërkohë nuk e morëm vesh pse povonohej aq shumë. Do të thotë se vendimi po bëhej në ato momente. Unë jam mësuar me këto, nuk më bëjnë përshtypje goditjet e politikës”-tha Roshi ndër të tjera.

Si u ngrit padia?

Gjithçka nisi nga një status që Roshi bëri më datë 17 maj 2020, për Ardit Cikulin, që punonte si drejtor i filialit të një banke të nivelit të dytë në Sarandë, pasi iu publikua një video ku shfaqej duke hedhur blloqe në tokë e duke ofenduar banorët. Në postim, Roshi shkruante se kishte leje të bënte shtrim, por po i merrnin pronën. Pas këtij statusi, Cikuli e denoncoi për shpifje pasi Roshi i preu dhe ujin e pijshëm.

NJOFTIMI I GJYKATES

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 13.10.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 51 akti, datë 13.07.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesi/i akuzuari A.R. si dhe nga ankuesi/viktima akuzuese A.C., kundër vendimit nr. 16, datë 01.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
“1. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit A.R., për veprën penale “Fyerja”, parashikuar nga neni 119/2 i Kodit Penal, lidhur me publikimin në profilin e tij në facebook të datës 17.05.2020, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
2. Deklarimin fajtor të të akuzuarit A.R. për veprën penale “Shpifja”, parashikuar nga neni 120/1 i Kodit Penal, në dëm të viktimës akuzuese A.C., në lidhje me e-mail-in e datës 19.05.2020, dërguar në adresën e Drejtorisë Qendrore të {…} Bank, dhe dënimin e tij me 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.

3. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të akuzuarit…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 16, datë 01.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa i përket deklarimit fajtor të të akuzuarit A.R., për veprën penale të “Shpifjes”, parashikuar nga paragrafi 1 i nenit 120 të Kodit Penal.
– Ndryshimin e vendimit si vijon:
– Dënimin e të akuzuarit A.R. për veprën penale “Shpifje”, sipas paragrafit 1 i nenit 120 të Kodit Penal dhe dënimin me 500.000 (pesëqind mijë) lekë gjobë.
– Deklarimin fajtor të të akuzuarit A.R., për veprën penale “Fyerja”, sipas paragrafit 2 të nenit 119 të Kodit Penal dhe dënimin me 500.000 (pesëqind mijë) lekë gjobë.
– Në bashkim të dënimeve, caktohet një dënim i vetëm në masën 800.000 (tetëqind mijë) lekë gjobë, e cila të paguhet me këst 25.000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj në afatin 32 (tridhjetë e dy) muaj.
– Shpenzimet gjyqësore në masën 245.700 (dyqind e dyzetë e pesë mijë e shtatëqind) lekë i ngarkohen të akuzuarit A.R./Dosja.al

artur roshi ardit cikuli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet