LIVE UPDATES
Politike

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Berisha theksoi se ‘Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina’, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi të sjelljes arbitrare të qeverisë. 

8 Tetor 2025, 13:52 Nga E.d
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për masa represive ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Berisha theksoi se ‘Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina’, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi të sjelljes arbitrare të qeverisë. 

"Të dashur deputete dhe deputetë, është një kohë që nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Absurditeti në projektligjet e tyre ka kufi vetëm qiellin. Besoj se u njohët që në ligjin e mjedisit futet neni 77 me 60 pika të Kodit Penal, në të cilat ky përcakton gjobën për çdo mbetje të hedhur nga çdo qytetar në çdo terren, publik, privat qoftë, 30 deri në 40 mijë euro. Po, është e shkruar, shiheni. A mundet në vendin nga më ekologjikët në botë, por edhe më të ligjit, siç është Gjermania, të gjobisin 200 euro. Gjobitesh 200 euro po të kapi. 30 ose 40 mijë euro.

Dëgjojeni këtë se çfarë produkti mizerabël i botës së vjetër është ky njeri që mendon të gjobisë fshatarin pse hedh një mbeturinë në kopsht apo oborr 30 apo 40 mijë euro. Prisni, mos e merrni ashtu. Se po nuk i pagove, ke burgun. I ka për t’i arrestuar, për t’i futur në burg. Çdo ligj duhet të shihet me lupë nga ne. E keni marrë vesh, tarifat 5-6-fishohen, taksat për qytetarët për plehrat 5-6-fishohen. Ushqimet që blejnë shqiptarët rëndojnë në buxhetin familjar të muajit 3 herë më shumë se në vendet e tjera të Europës.

Dhe ky gjen atje dhe merr shifra... Nuk është e vërtetë, se duan të thonë se ka probleme të rënda psikike. Ka probleme të rënda karakteri. Po si mund të vërë njeriu gjobën 30 mijë euro? Si mund të shumëfishosh tarifën për plehrat? Ju kujtohet kur vraponte nëpër studio me zbulimin e madh që bëri me inceneratorët, tani kthehet aty ku e kishim, projekt të bërë me 4 milionë euro nga BE, tek landfillet, tek seleksionimi. Pra, etiketa evropiane është etika e mashtrimit. Këto janë standarde të Koresë së Veriut. As Koreja e Veriut nuk ka të tilla. Këto standarde nuk kanë asnjë lidhje me integrimin, me standardet e BE dhe as me direktivën e KE. Prandaj do t’i hedhim në kosh të plehrave. Gjermani dënon me 200 euro po hodhe diçka aty ku nuk duhet. Ky me 30 mijë euro.

Shteti i inatit, i paimagjinueshëm. Del në Sylbicë, një nga bjeshkët më të bukura në Alpe dhe prish disa shtëpi, që të gjitha inate të patronazhistëve ndaj tyre. Turpe. Ku? Në Alpe ky ka shpenzuar gjithsej në 12 vite, ka përfunduar segmentin Tamarë-Vermoshë, Qafë Thore-Theth dhe 10 kilometra në Valbonë dhe 10 kilometra në Bushtricë. Asnjë qindarkë. Për Alpet kishte projekte, masterplan me Kosovën dhe Malin e Zi se ato janë kompleks. Ato janë një mrekulli natyrore, nuk ka më të bukura në Europë. Ato quhen Himalajat e Europës.

Një qindarkë nuk ka shpenzuar dhe del tani ua prish shtëpitë se patronazhistët kanë urrejtje ndaj tyre. Krim. Ky është shteti i hakmarrjeve, i inatit. Ata banorë kanë ndërtuar një rrugë 7-8 kilometra, asnjë qindarkë nga shteti. Zero investim. Asnjë plan, asnjë projekt, asnjë gjë urbane. Ky shkon me urrejtje të këtij apo të atij dhe prishja këtij apo atij. Unë nuk them se nuk duhet të ketë plan. Historikisht ato janë ndërtuar me një plan të caktuar. Ndërtimet kanë qenë të përqendruar. Ky 10-12 vite me armiqësi absolute ndaj veriut," tha Berisha./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj