LIVE UPDATES
Politike

Deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti: Të dielën dilni e votoni për Sali Berishën! Vetëm ai si kryeministër e çon Shqipërinë në Europë

Mazzeti gjithashtu mbajti fjalën e saj teksa theksoi lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Italisë. Ajo përmendi rolin e ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni në afrimin mes dy vendeve.

1 Maj 2025, 21:45 Nga N.F
Deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti: Të dielën dilni e votoni
Erica Mazzeti

TIRANË- Deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin elektoral të kreu të Partisë Demokratike, Sali Berisha me banorët e degëve 1, 3 dhe 14 në Tiranë. Mazzeti gjithashtu mbajti fjalën e saj teksa theksoi lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ajo përmendi rolin e ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni në afrimin mes dy vendeve. Mazzeti u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin masivisht në votime të dielën dhe të mbështesin Berishën si kryeministër, duke e cilësuar atë si personin e duhur që mund të çlirojë Shqipërinë nga qeveria dhe ta çojë drejt Bashkimit Europian.

"Faleminderit të gjithë miqve shqiptarëve që janë këtu me ne, faleminderit Berisha, faleminderit mikut Doda, që më ka përfshirë në këtë mbrëmje të bukur. Kemi raporte të mëdha mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe e tregon prania ime këtë mbrëmje këtu, por jo vetëm kjo mbrëmje, sepse ne prej vitesh jetojmë se bashku dhe duam ta bëjmë përsëri.

Falë presidentit Berluskonit që njohur popullin tuaj të bukur, që ka ndarë me ju një rrugëtim, ju kemi pritur krahë hapur dhe ju i keni dhënë shumë popullit italian dhe ju themi, faleminderit. Tani keni një detyrë të madhe ju, duhet të çlironi këtë komb, duhet të ktheni të lirë Shqipërinë, sepse ne kemi nevojë për një vend fqinj që të jetë i lirë  nga çdo gjë dhe të bashkëpunojë me ne dhe gjithë këtë mund ta arrini me fitoren e doktor Berishës.

Dhe duhet ta bëjë secili prej jush, që është përballë meje, duke dhënë një kontribut të madh ditën e diel, për fitoren e madhe të doktor Berishës. Duhet të besoni, sepse kush beson, lufton dhe fiton. Këtë e thoshte presidenti i madh Berluskoni, dhe asnjë nuk duhet ta harrojë. Të gjithë ju keni mundësinë për të ndryshuar këtë vend, dhe ne italianët do të jemi krenar sepse duhet të bëjmë rrugë të gjatë bashkë.

Ju presim në familjen e madhe të Partisë Popullore Europiane, ku Berisha erdhi me ne 3 ditë më parë, sepse ne jemi një familje e madhe dhe ju duhet të jeni brenda në Europë dhe Europa është një mundësi e madhe për të gjithë, por mund ta bëni vetëm nëse keni një kryeministër të madh.

Dhe ju keni mundësinë ta votoni dhe ta bëni të fitojë, prandaj bindni të gjithë që të dielën të dilni e të votoni dhe të votoni  njeriun e duhur dhe të çlironi këtë vend të madh që është Shqipëria. Forza Italia është me ju. Jam e bindur se presidenti Berluskoni po na shikon dhe është krenar me të gjithë ne së bashku, për një betejë të drejtë dhe ne do të luftojmë për ta fituar. Forca Shqipëria, forca Berisha!" tha ajo.

erica mazzeti

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit