17 Qershor 2025, 08:25
Nga N.F
Foto
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen ditën e sotme në tentativën 33 për konstituimin e këtij institucioni. Pas shumë seancash deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.
Ata u mblodhën të dielën, për herë të 32 radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prill dhe u larguan shpejt pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, sot në orën 10:00.
Në seancën e së dielës pati vetëm 75 deputetë ishin të pranishëm nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Dështimi i radhës ndodhi disa ditë pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e shpalosi një agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit, duke i ftuar të gjitha partitë parlamentare ta formojnë atë si mënyrë për të dalë nga kriza politike.
Propozimi i LDK-së është kundërshtuar menjëherë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës preferon një ekzekutiv mes partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Një koalicion të tillë e preferon edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, e cila nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera. Këto parti i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të ndërrojë kandidaten dhe në vend të Haxhiut të kandidohet “një figurë konsensuale”.
kuvend i kosoves
Politike
17 Qershor 2025, 08:04
N.F
Foto
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka bërë me dije se ditën e sotme do të rinumërojë 2323 kuti votimi. M&e...
Politike
16 Qershor 2025, 22:32
E. D
Donika Gërvalla
TIRANË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe bllokimi...
Politike
16 Qershor 2025, 22:14
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Komisioni Evropian ka ngritur shqetësime të shumta në lidhje me presionet ndaj drejtësisë në v...
Politike
16 Qershor 2025, 21:29
I.A
Tërmet Peci
TEPELENË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar në Bashkinë e ...
Politike
16 Qershor 2025, 21:12
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim q&eum...
Politike
16 Qershor 2025, 19:04
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një video tjetër ditën e sotme, ku ka hedhur kunja ndaj med...
Politike
16 Qershor 2025, 19:38
I.A
TIRANË- Komisioni Europian ka hartuar një draft raport për Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reformës në d...
Politike
16 Qershor 2025, 19:31
I.A
Samiti
TIRANË- Samiti i SEECP në Tiranë ka përfunduar pasditen e sotme me një deklaratë të përbashkët të ...
Politike
16 Qershor 2025, 19:26
Gordana Silanovska-Davkova
TIRANË- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, duke folur në Samiti i SEECP-s...
Politike
16 Qershor 2025, 18:57
I.A
SPAK
TIRANË- Pedagogu dhe ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ka depozituar në SPAK dosjen me 400 faqe për plagjiaturë për...