Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Mbyllet seanca e 16-të, pritet të rinisë të shtunën
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga deputetët që të votojnë për formimin e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por që propozimi dështoi të marrë votat e mjaftueshme.
15 Maj 2025, 11:05Nga M.L
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1
KOSOVË- Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë, që nga zgjedhjet e shkurtit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga deputetët që të votojnë për formimin e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por që propozimi dështoi të marrë votat e mjaftueshme.
Seanca konstituive do të vazhdojë të shtunën e 17 majit. Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive; raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.