LIVE UPDATES
Politike

"Diktatura nuk rrëzohet me votë, shikoni 11 majin"/ Berisha: Por ne ia dolëm ta gozhdojmë dhe ta paraqesim siç është tek ndërkombëtarët

Lideri i opozitës tha se Edi Rama është i gatshëm të bëjë çdo akt, në mënyrë që të mbajë karrigen.

20 Janar 2026, 19:03 Nga E.d
"Diktatura nuk rrëzohet me votë, shikoni 11 majin"/ Berisha:
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se diktatura nuk rrëzohet me votë. Gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur në njësinë 4, Berisha u shpreh se diktaturat autoritare, edhe totalitaret, përmbysen vetëm me revoltë popullore.

Lideri i opozitës tha se Edi Rama është i gatshëm të bëjë çdo akt, në mënyrë që të mbajë karrigen. Berisha tha se opozita ja doli të paraqesë para botës fytyrën e tij, si një armik i egër i votës së lirë dhe si një narkodiktator.

Sali Berisha: Ky realiteti i Shqipërisë. Në diktaturën e dytë thashë ligji nuk ekziston. Ka dy muaj që prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Lubi Ballukut, dhe asgjë nuk ndodh. E mbron Edi Rama me të gjithë forcën e tij, pavarësisht se ajo në historinë e këtij vendi nuk gjendet një e dytë, përveç Edi Ramës, që të ketë vjedhur këtë shqiptarë, popullin e vet sa ç'ka vjedhur ajo. Dhe tani, urdhër-arrestet, urdhër-pezullimet hidhen në kosh.

Dhe unë ua them ju këtu, a do t'ia heqë apo jo, a do ta shkarkojë apo jo, ajo është një anë, por imunitetin nuk ia heq dot ai. Sepse në momentin që ulet në bankën e të akuzuarës, ajo thotë kam zbatuar çdo urdhër nga ky. Dhe i ka zbatuar. Nuk gënjen. Jo. Nuk gënjen se duhet të jemi të drejtë. Në Ankara nuk e ka marrë Belinda Ramën me vete, jo e ka marrë Rama Belindën me vete. Për t'i dhënë 50 milionë euro më shtrenjtë, për të ndarë 50 milionë euro.

Thumanë-Kashar, tuneli i Llogarasë, etj., etj. Paratë e tunelit të Llogarasë dhe këtu mbeten pa drita spitalet, mbeten pa ilaçet të sëmurët, mbeten rrugët copë-copë. Ajo është vetëm njëra nga ato afera të tjera shumë më të mëdha. Ka ndodhur, aq sa mund t'ju them, që nga 67 miliardë euro që ka administruar kjo qeveri hajdute, në mënyrë absolute 90% minimumi, 90% i kanë vjedhur, shpërdoruar. I kanë vjedhur, shpërdoruar. Mos harroni, për ndonjërin që i duket tepër kjo, e pyes ku është djegësi i Tiranës? 130 milionë. Merreni pak, tenderat e fituar nga baxhanaku i Ramës me emër tjetër.

Mirlinda e AKSHI-t. 60 milionë, pa asnjë blerje, pa asnjë shitje, pa asnjë shpenzim, vetëm rrogat e ndërmarrjes, 98% fitimi. 98% vjedhje. Merreni në çdo qelizë, në çdo aspekt. Prandaj dhe Rama nuk e lëshon Belindën. E dëgjuat vetë. Se Mirlinda, që është në fakt, në fakt shumë shpesh prestonome e Lindës së Surrelit, që del dhe i bën avokatinë tani dhe për studio, bashkëshortit hajdut në vend se t'i thotë mos vidh, qytetarët del bën avokatinë e saj në studio të ndryshme.

Pra, Mirlinda për të cilën thotë unë kam respektin maksimal. Dy pengmarrje, o miq. Dy pengmarrje. Dy biznesmenë, dy prokuratorë biznesmenë janë marrë peng se guxonin të paraqisnin oferta të cilat, tendra të cilat duhet t'i fitonte me çdo kusht baxhanaku dhe askush tjetër. Nuk ka pse të ndalem gjatë sepse ju vetë jeni të vetëdijshëm në zinxhirin e pafund të krimeve që këta kanë kryer. Por tani ne jemi në një moment kritik. Në një moment kritik të ekzistencës sonë. Të përmbushjes së misionit tonë. Asgjë s'do përcaktojë më shumë fatin e Partisë Demokratike, fatin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar sesa përmbushja e misionit tonë. Përmbysja e këtij regjimi. Diktaturat nuk janë të lehta për t'u përmbysur. Janë shumë të vështira.

Por diktaturat autoritare, edhe totalitaret, përmbysen vetëm në një rrugë: me revoltë popullore. Ata të cilët besojnë se mund ta përmbysin diktaturën me votë, mashtrojnë veten e tyre. Më thjesht, të harrojmë çdo gjë. Gjithçka. Por të vijmë me datën, po marr zgjedhjet e fundit, të vijmë me datën 8 Maj të 2025-ës. Narkodiktatori del dhe njofton se fala të gjitha gjobat dhe kamatat. A e dini ju sa ishin ato? Ato ishin 10 herë më shumë se ç'imagjinoja unë që kam qenë kryeministër. Jo më ju. Unë, nga ndrojtja se po ju mashtroj, thashë se këto ishin 200 milionë euro. Ato ishin 2 miliardë euro. Nga faturat që dolën më vonë. Ishin 2 miliardë euro. Ato vetëm ato, interesonin 200 mijë familje. Nuk ka zgjedhje me diktatorët. Kurrë. Urdhëroni, nuk po numëroj 10 faktorë të tjerë, po marr vetëm këtë.

Jo një populli me një elektorat 1 milion e 400 mijë apo 500 mijë, po edhe një popull me elektorat 3 apo 4 milion votues, 2 miliardë euro ia rrëzojnë zgjedhjet. Kurrë një kryeministër që beson në dinjitetin njerëzor, beson në lirinë, beson në votën, nuk mund të bëjë një akt të tillë.  Ju garantoj se Edi Rama është i gatshëm të bëjë siç bën çdo akt në mënyrë që të mbajë karrigen. Mund të rreshtoj një seri aktësh të tjera të tij antikushtetuese, antiligjore. Mobilizoi të gjitha kartelet e drogës dhe bandat kundra jush, kundër votës suaj.

Por ka një dallim të madh sot. Cili është dallimi? Ne ia dolëm ta gozhdojmë. Ia dolëm ta paraqesim para të gjithë botës siç është. Siç është: një armik i egër i votës së lirë. Siç është: një narkodiktator. Siç është: një shkatërrimtar i kombit të tij. Shtatë rezoluta në një hark kohor 14 mujor pohojnë të gjitha këto. Dhe mbështesin ju, mbështesin ne, në të gjithë përpjekjen tonë. Kjo është arritje jo e vogël për ne. Është motivim. Ju keni qenë ndërësia./Dosja.al

pd sali berisha 11 maji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj