LIVE UPDATES
Politike

“Diplomaci me kakofoni”/ Analiza e REL: Kush flet për Kosovën?

Ish-diplomati Albert Prenkaj thotë se Kosova nuk ka një politikë të jashtme të ndërtuar mbi strategji të qartë dhe aleanca të konsoliduara. Sipas tij, vendit i mungon konvergjenca, bashkëpunimi dhe sinergjia me SHBA-në dhe BE-në.

5 Tetor 2025, 15:53 Nga I.A
“Diplomaci me kakofoni”/ Analiza e REL: Kush flet për
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Emmanuel Macron

KOSOVË- Për çdo vend, politika e jashtme është karta kryesore e ndikimit dhe sigurisë. Për Kosovën, kjo kartë po luhet në kushte të vështira: sanksione nga Bashkimi Evropian, pasiguri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe sfida të pazgjidhura në dialogun me Serbinë.

Sikur këto të mos mjaftonin, situata komplikohet edhe më nga mungesa e dukshme e koordinimit mes institucioneve dhe paqartësia në përcaktimin e qëndrimeve para partnerëve ndërkombëtarë.

Ish-diplomati Albert Prenkaj thotë se Kosova nuk ka një politikë të jashtme të ndërtuar mbi strategji të qartë dhe aleanca të konsoliduara. Sipas tij, vendit i mungon konvergjenca, bashkëpunimi dhe sinergjia me SHBA-në dhe BE-në.

“Kosova është duke përjetuar një asfiksim, një vetëmbyllje dhe ka humbur relevancën në arenën ndërkombëtare. Ka një mungesë totale koordinimi, një kakofoni në politikën e jashtme, që, për pasojë, ka sjellë sanksione”, thotë Prenkaj për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Për më shumë se dy vjet, Kosova është nën sanksione të BE-së për shkak të vendimeve të Qeverisë që janë perceptuar si të njëanshme dhe në dëm të komunitetit serb. Së fundmi, edhe SHBA-ja ka pezulluar nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën - të krijuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe - duke shtuar pasigurinë dhe izolimin ndërkombëtar të vendit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pranuar ekzistencën e disa dallimeve me SHBA-në, por ka theksuar se Kosova nuk i ka prishur marrëdhëniet me të. Presidentja Vjosa Osmani, në anën tjetër, ka shprehur keqardhje për pezullimin e Dialogut Strategjik dhe ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve të forta me SHBA-në.

Në fund të muajit të kaluar, të dy këta udhëheqës dhe shefja në detyrë e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, qëndruan në Shtetet e Bashkuara, derisa zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, por të tre me agjenda të ndara prej njëri-tejtrit.

Nga takimet e realizuara, Osmani publikoi fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Gërvalla mori pjesë në një forum të ministreve të Jashtme gra dhe zhvilloi takime të ndara me homologet nga Shqipëria dhe Andorra, ndërsa Kurti shpërndau pamje nga takimet me kongresistë, me studentë, me shqiptaro-amerikanë e të tjerë.

Njoftime për ndonjë takim të Kurtit apo Gërvallës me përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit nuk ka pasur. Ngjashëm as për ndonjë takim të përbashkët të udhëheqësve kosovarë me udhëheqës të SHBA-së apo shteteve të tjera.

Me Kushtetuten e Kosovës, nenin 84, politika e jashtme është kompetencë e Presidencës. Por, kjo përgjegjësi shpesh ka shkaktuar edhe tensione me Qeverinë.

Dy udhëheqësit e tanishëm - Osmani dhe Kurti - janë bashkuar në një listë zgjedhore në vitin 2021, duke premtuar një vizion të përbashkët politik.

“Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën sapo e nënshkruam para jush - marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim për të gjithë qytetarët, pa dallime, diskriminime e favorizime”, ka deklaruar Kurti në janar të vitit 2021.

Por, rruga e tyre nuk ka qenë gjithmonë e njëjta. Dallimet janë shfaqur në raportet me aleatët, në debatin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për tarifën ndaj mallrave të SHBA-së e për çështje të tjera. Ndonjëherë kanë qenë të hapura, e ndonjëherë më të tërthorta.

Për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, këto përplasje në politikën e jashtme nuk janë të reja. Ajo kujton rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, kur janë përplasur rreth idesë së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi në vitin 2018. Sipas saj, qasjet e tilla të pakoordinuara e paraqesin Kosovën si shtet të paqëndrueshëm dhe joserioz në sytë e ndërkombëtarëve.

“Për shembull, moskoordinimi i mirëfilltë në kohën kur masat e BE-së janë vënë për Kosovën, sepse ka qenë një periudhë gjashtëmujore prej masave që nuk kanë qenë vendim i Këshillit [të BE-së] e derisa janë bërë... për gjashtë muaj kanë mundur të koordinohen me një diplomaci më të mirëfilltë, në mënyrë që të çoheshin mesazhe të qarta në Bruksel... por të dy, edhe Kurti, edhe Osmani e kanë neglizhuar këtë punë”, thotë Emini.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Zyrës së Presidentes, Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për të mësuar mbi prioritetet e politikës së jashtme dhe mënyrat e koordinimit mes tyre, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sipas Prenkajt, fërkimet mes liderëve nuk janë thjesht dallime mendimesh, por një “luftë për dominancë egosh” që e vështirëson ndërtimin e një vizioni të përbashkët. Edhe Emini e sheh këtë si garë të dëmshme për protagonizëm.

“Ne funksionojmë me politikë të jashtme, e cila formohet në mënyrë ‘ad hock’, në baza ditore politike, për konsum të brendshëm dhe jo për kalkulime të jashtme. Domethënë, është agjendë personale politike e personave të caktuar në Kosovë, është kalkulim politik dhe ego”, thotë ajo.

Prenkaj është i bindur se rruga për rikthimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare kalon përmes përmbushjes së përgjegjësive të marra në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sipas tij, Kosova duhet të tregojë se është e gatshme t’i zbatojë marrëveshjet.

“Në këtë rast bëhet fjalë për [themelimin e] Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E, pastaj, mund të kërkojmë heqjen e masave [të BE-së], fillimin e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, njohjen në pako të pesë vendeve të BE-së, e kështu me radhë”, thotë ish-ambasadori i Kosovës në Itali.

Prenkaj nënvizon se politika e jashtme duhet të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës - përfshirë komunitetin serb. Çdo qasje konfliktuoze ndaj këtij komuniteti vetëm se do ta thellonte izolimin e vendit, sipas tij.

Kosova ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që në vitin 2013, por asnjë qeveri deri më sot nuk e ka zbatuar, nga frika se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

Trysnia nga BE-ja dhe SHBA-ja ka qenë e vazhdueshme, ndonëse kohët e fundit është zbehur, si pasojë e krizave ndërkombëtare dhe faktit se Kosova funksionon me Qeveri në detyrë që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas Eminit, Kosova ka bërë një lëshim të rëndë duke mos ndërtuar asnjë kanal të qëndrueshëm komunikimi me Qeverinë e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, marrë parasysh rolin kyç që ka Berlini brenda BE-së. Kjo, sipas saj, i ka kufizuar dukshëm mundësitë e vendit për të avancuar në agjendën evropiane.

Mungesa e strategjisë vërehet, po ashtu, edhe në Uashington. Që nga viti i kaluar, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi aktive në Shtetet e Bashkuara. Në faqen zyrtare të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të Departamentit amerikan të Drejtësisë nuk figuron asnjë marrëveshje e tillë aktive, për dallim prej Serbisë për shembull, e cila i ka gjashtë kontrata aktive lobimi - një avantazh i dukshëm në garën diplomatike.

Për të ilustruar se si duhet të funksionojë një shtet i vogël dhe i kufizuar në arenën ndërkombëtare, Emini sjell shembullin e Tajvanit. Ky vend, megjithëse i pambështetur nga shumë shtete dhe jashtë organizatave të rëndësishme ndërkombëtare për shkak të presionit të Kinës, ka arritur të ndërtojë një politikë të jashtme koherente, falë demokracisë funksionale dhe koordinimit të ngushtë me partnerët strategjikë.

Edhe Prenkaj kujton se shtetet nuk maten me retorikë, por me elemente të prekshme të forcës dhe kapacitetit.

“Me Traktatin e Vestfalisë, që është baza e diplomacisë dhe e së drejtës ndërkombëtare, shtetet janë përcaktuar në bazë të katër prerogativave: territori, demografia, siguria dhe ekonomia. Kosova i ka të gjitha këto, por në masë të vogël krahasuar me vendet e tjera; ndaj, konform këtyre prerogativave, duhet ta marrë rolin e saj në politikën e jashtme dhe në arenën ndërkombëtare”, thotë Prenkaj.

Kështu, të dy ekspertët bien dakord se Kosovës i duhet një politikë e jashtme që i tejkalon rivalitetet e brendshme dhe e vendos interesin shtetëror mbi egot personale.

Me fjalët e Eminit, Kosova duhet të nisë duke rregulluar gabimet e veta dhe duke bërë çmos për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së, që kanë bllokuar miliona euro dhe takime të rëndësishme. Sipas saj, nuk ka më mbrojtës që ta mbajnë Kosovën mbi supe - çdo energji e huaj ka mbaruar./REL

albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend