LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për krizën energjitike, kërkesë me shkrim Brukselit

• Dita e dytë e Samitit të Open Balkan në Beograd ka pasur si kryefjalë krizën energjitike që po afron gjë që do të sjellë një dimër të vështirë dhe kërksën ndaj Bashkimit Evropian për ndihmë. Në fjalën e tyre, kryeministri Edi Rama e Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkuan ndihmë e buxhet ekstra për të përballuar krizën që po vjen. • Referuar skemës së ndarjes së vaksinave, Rama tha se Evropa nuk mund të përsërisë të njëjtën gjë, që t'i lërë jashtë vendet e Ballkanit, siç bëri në kohën e pandemisë. Këtë gjë kryeministri e konsideroi një turp, që nuk mund të përsëritet më. Të njëjtën gjë përsëriti edhe Vuçiç, i cili shtoi se me Hungarinë e Turqinë nuk kanë pse t’i ndërpresin marrëdhëniet duke qenë se këta vende u janë gjendur pranë sa herë kanë pasur nevojë. • Rama ndau pamjet nga zhvillimi i ceremonisë së firmosjes së marrëveshjeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, ajo e bashkëpunimit në kinematografi e aktivitete audio-vizuale në Ballkanin Perëndimo, marrëveshje në fushën e energjetikës, marrëveshjen për bashkëpunim në fushat e emergjencave civile. • Në fjalën e tij, zbuloi një prej memorandumeve të firmosura, ku shkruhet se Shqipëria do t’i japë qymyr Shqipërisë për të marrë energji elektrike në këmbim. Ai tha se pjesë e Ballkanit të Hapur do të bëhen edhe vende të tjera, duke theksuar se një kolegëve, pjesë e BE-së i kishte kërkuar ta ftonte në tryezë. • Kryeministri Rama ia atribuoi Ballkanit të Hapur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që finalizua dy ditë më parë duke bërë të mundur udhëtimin mes dy vendeve dokumentet e tyre të identifikimit. Në fjalën e tij të mbajtur në ditën e dytë të Samitit në Beograd, Rama tha se këtë gjë e ka pranuar edhe para një gazetareje serbe duke i thënë se gjithçka mund të ishte bërë edhe më herët, pa humbur shumë energji, por që është krenar që është arritur falë kësaj nisme. Por, kur u pyet se çfarë roli konkret kishte pasur në këtë marrëveshje, mohoi të kishte thënë se Open Balkan kishte qenë ura ndërlidhëse mes vendeve. • Ai i doli në mbrojtje dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilin Opozita serbe e kishte quajtur ‘të turbullt’ për shkak të verës që kishte pirë në Samit. • Pjesë e tryezës ishte edhe Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu e ai i Hungarisë, Peter Szijjarto. Të dy shprehën mbështetjen për Ballkanin e Hapur, duke shtuar se Ballkani duhet të marrë vetë në dorë fatin e tij dhe Evropa ka nevojë për të. Kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija u shpreh se Bosnje dhe Hercegovina duhet t'i bashkohet nismës.

24 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Rama: Njerëzve do u vijë keq që e kanë larguar Abazoviç, solidariteti shqiptar mund të ishte më i madh

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Samiti

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama mbylli konferencën e përbashkët me liderët e 'Open Balkan' me një mesazh për shqiptarët. Ai tha se ata kanë bërë gabim që larguan Abazoviç nga posti pasi duhet të ishte dhe për më shumë se aq.

'Kam parë pak ministra që ndejtur në detyrë më shumë se kur kanë ikur nga posti. Kjo e njëjta për Dritanin. Ai do e thyejë këtë rekord, sa më shumë të kalojë koha aq më shumë njerëzve do u vijë keq që e kanë larguar, se mund të kishte larguar shumë më shpejt nëse do e kishin mbajtur. Ky solidaritet shqiptar mund të ishte shumë më i madh.'- u shpreh Rama. 

3 VITE ME PARE

VD-MARRËVESHJA/ Rama zbardh memorandumin në Beograd: Serbia do na japë energji dhe ne do i japim qymyr

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga marrëveshja e firmosur në Beograd në kuadër të nismës "Ballkani i Hapur". Kryeministri bëri të ditur se një nga pikat e marrëveshjes me Serbinë është ajo në kuadër të energjisë, Serbia do t'i japë energji Shqipërisë ndërsa vendi ynë do t'i japë qymyr.

Sipas Ramës vendi yne ka një mundësi të madhe pas kërkimeve që kompania "Shell" po bën në Shpirag për naftë dhe gaz natyror.

"Ajo që kemi diskutuar është për bashkëpunimin energjitik dhe që është në momerandumin e shkruar sot ka të bëjë, duke pasur parasysh që jemi 100% energji e gjelbër, në bazohemi tërësisht në kapacitetet tona hidrike, ndërsa Serbia në termo dhe ka nevojë për qymyr. Në kushtet që krijohet shkëmbimi i qymyrit me enrgjinë, kjo mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për të dyja palët. Përsa i përket gazit, Shqipëria ka një mundësi historike në Portin e Vlorës. Kemi hyrë në fazën e një projekti për ta transformuar hyrjen në atë port në një terminal të gazit të lëngshëm, dhe në tecin e Vlorës ku është një infrastrukturë për energji termo dhe të mund të prodhohet energji elektrike", tha Rama.

Edi Rama: Ishte një pyetje por kërkoni përgjigje sepse e marr me mend se s'mund të spekulohet më pas me këtë në media, është e vërtetë që Shqipëria gjendet në vigjilje të konfirmimit ose jo të mundësisë për të vënë në shfrytëzim një sasi shumë të madhe nafte dhe gazi, në zonën e Shpiragut, pra le të themi në juglindje, por jo nuk ka të bëjë me atë që kemi diskutuar apo me çfarë kemi të bëjmë së bashku me Maqedoninë e Veriut. Kjo sasi e madhe naftë e zbuluar nga Shell është në fazën e analizimit, sepse duke qenë në shtresë të thellë ka nevojë për analiza dhe më pas të dalë në treg. Ajo që kemi diskutuar është për bashkëpunimin energjitik dhe që është në momerandumin e shkruar sot ka të bëjë, duke pasur parasysh që jemi 100% energji e gjelbër, në bazohemi tërësisht në kapacitetet tona hidrike, ndërsa Serbia në termo dhe ka nevojë për qymyr. Në kushtet që krijohet shkëmbimi i qymyrit me enrgjinë, kjo mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për të dyja palët. Përsa i përket gazit, Shqipëria ka një mundësi historike në Portin e Vlorës. Kemi hyrë në fazën e një projekti për ta transformuar hyrjen në atë port në një terminal të gazit të lëngshëm, dhe në tecin e Vlorës ku është një infrastrukturë për energji termo dhe të mund të prodhohet energji elektrike. Ne jemi në bisedime me Kosovën e Maqedoninë e Veriut për t’i bërë pjesë të këtij projekti. Presim dhe AquaPoëer nga Arabia Saudite, kemi një plan të qartë për ta kthyer Shqipërinë në një eksportues neto, por kjo do të kërkojë disa vite. E fundit që kam, ka një keqkuptim që vazhdon se meqë ne bazohemi në hidro e kemi të siguruar energjinë dhe mjafton që të mos e shesim. Është keqkuptim sepse nuk e prodhojmë dot të tërë energjinë që konsumojmë, edhe në ditët më të lagështa. Së dyti në nuk kemi mundësi që të depozitojmë ujin e tepërt kur kemi reshje, dhe për këtë arsye kur nuk ka reshje, sidomos në verë, varemi nga importi. Duke ndërtuar hidrocentralin e ri që do të jetë dhe depozituesi, parqet voltaike, duke integruar dhe gazin e lëngshëm ne do të jemi në kushte më të mira, ajo që është e qartë është se ne jemi në kushte të vështira, kemi nevojë të jashtëzakonhsme për durim, mbështetje e bashkëpunim.

3 VITE ME PARE

Kriza energjitike, Kovaçevski: Deri në mars do punojmë me regjim të jashtëzakonshëm, tepricën ia japim Shqipërisë

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Dimitar Kovaçevski

BEOGRAD- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u pyet ditën e sotme nga gazetarët se si do të funksionojë ndihma mes shteteve të 'Open Ballkan' në lidhje me energjië elektrike. Ai u shpreh se deri në 31 mars ata do të punojnë me një regjim të jashtëzakonshëm për të siguruar energji elektrike e nëse do të ketë tepricë do ia kalojnë Shqipërisë.

DEKLARATA E Kovacevksit:

Pyetje e gjerë, cilat janë problemet e Europës. Eshtë mungesa e energjisë elektrike. Ëmim i lartë i lëndës së parë për energjinë. Cmimet e naftës, gazit.. nenkupton se nuk ka furnizim të mjaftueshëm. Ka politikanë që u japin përmasa politike kësaj, nuk ka gaz për shkak të luftës në Ukrainë. Ka probleme me naftën se po përdorim më shumë me gazin. Çdo ekonomist do ju thoshte se çmimi përcaktohet nga kërkesa. 

Cfarë kemi bërë? Shembulli i Maqedonisë së Veriut, kjo do jetë njësoj për Shqipërinë e Serbinë. 

Për të furnizuar me një cmim që qytetarët do ta përballojnë, vendet po e subvencionojnë këtë çmim. Vetëm javën e kaluar kemi transferuar 50 mln euro në këtë agjensi tonën dhe 80% është e subvencionuar. Kemi për detyre të aktivizojmë të gjitha kapacitetet e energjisë, termoncentralet.Vënia në funksion kërkon lëndë të parë me çmim mjaft të lartë. Dhe ky çmim është rritur, qymyrguri është 93 euro për ton, për shkak të cmimit të lartë të naftës. Gjenerimi i energjisë në nivel lokal është bërë më i shtrenjtë. Aktualisht të gjithë qytetarët e familjet, 72 mijë biznese të vogla janë në tregun e rregulluar, marrin 80% subvencionim të energjisë. Në tregun e lirë ka 1 mijë e treqind kompani private, të cilat blejnë energji nga tregtuesit e saj, kërkesa e tyre është aktivizimi i kapaciteteve private. Po flasim me pronarët e centralit në mënyrë që deri në 31 mars të punojmë me një regjim të jashtëzakonshëm. Nëse kanë tepricë do ua ofrojmë fqinjëve, Shqipërisë. Për të bërë këtë kemi nevojë për gaz, këtë e ka Serbia. Problemi është se nuk kemi lidhje me terminalet, është diccka që do ta bëjmë. Në momentin që kjo bëhet Serbia lidhet me Maqedoniën e Veriut e me Shqipërinë. Shqipëria ka Port, po duhet investuar për infrastrukturë e më pas do të ndërtojmë gaz sjellësin. Po krijohen probleme në rrjetin tonë kur ka tepricë. Më tej ndërtimi i fermave të energjisë është dicçka që e ofrojmë për Serbinë dhe Shqipërinë. Po flas me kryeministrin grek që të vijë nafta nga Greqia. Një tjetër vend që duhet të jetë këtu është Bullgaria. Duhet që të ofrojmë ndërlidhje të pandërprerë përgjatë dimrit. Nëse secili prej vendeve tona në përputhje me financat konsolidon i vetëm sistemin energjitik, nuk do ta bëjë. Ndaj bashkëpunimi na siguron energji elektrike me çmimet që do lejojnë një ekonomi konkuruese për të gjitha vendet. 

3 VITE ME PARE

Vuçiç mesazh BE: Nuk e shkëpusim miqësinë me Turqinë dhe Hungarinë, na janë gjendur sa herë kemi kërkuar ndihmë!

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli me superlativa për nismën "Open Balkan" dhe për bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit. Vuçiç theksoi në fjalën e tij problemin kryesor që sipas tij është nënvlerësimi i nismës nga vetë popujtë tanë, meqënëse sipas tij, nuk po realizohet nga BE. Vuçiç tha se Open Balkan ishte një sukses dhe ky u realizua nga bashkëpunimi. Një sinjal e pati edhe për Bashkimin Evropian, kur tha se nuk mendon të shkëpusë raportet me Turqinë dhe Hungarinë, pasi sipas tij "nuk do të presim degën ku ulemi që dikush të na bjerë shpatullave".

Pjesë nga fjala e Vuçiç: 

Kryeministri shqiptar tha se ne ftuam 4 ministra të Jashtëm, Greqia, Turqia, Italia dhe Hungaria. Ministri italian ka dërguar një personalitet. Doja të theksoja 3 gjëra, gjithnjë e nënvlerësojmë veten këtu në Ballkan. Ti mund të jesh i suksesshëm këtu, ne nuk besojmë mjaftueshëm te vetja, ne duam të jemi dikush tjetër, në vend që tëe ishim vetja dhe të besonim te potenciali ynë. Sepse e krijuam ne, e krijuam këtu në Ballkan. është ideja, nuk erdhi nga qielli, e shohim si mundësi për ne. Nuk jemi ne më keq se të tjerët. Kam qenë në të gjitha panairet e verës dhe ne këtë e bëmë bashkë. Plantazh ishte aty, vera nga Mali i Zi ishte aty. 49 prodhuesë verërash ishin nga Shqipëria, dhe zbulova varietete autoktone të rrushit nga Shqipëria. I treguam qytetarëve nga Serbia për to. Pse duhet të na vijë turp për sukseset tona? Ka gjithnjë njerëz që gjejnë gabim gjithkund. Do të jetë dikush që do të thotë diçka dhe do të ankohet. Kjo është e zakonshme, por të punosh kundër vetes nuk është e zakonshme. Nuk duhet të ulim rëndësinë e disa evenimenteve. Kur 7 vite më parë, Edi erdhi këtu dhe unë erdha në Tiranë. Folëm për Kosovën, për gjëra që ne tani i kemi pranuar që i shohim ndryshe. I kemi zgjidhur çështjet tona me Maqedoninë e Veriut, do të zgjidhim çështjet edhe me Malin e Zi. Ne arritëm edhe pse ishim paksa të turbulltë, megjithatë duhen parë gjërat e mira. Objektivat tona duhet të jenë paqja dhe progresi i vendeve tona, jo ai tha e ai tha atë. Duhet të shohim rezultatet. Sa vite kanë pritur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të pritur negociatat? A e kundërshtoi dikush këtë? Jo. Ne jemi ata që jemi. Por a mendoni se ky takim sot është më pak i rëndësishëm sesa një takim tjetër që po bëj në BE? Jo, për mua nuk është, apo në Këshillin Evropian. çështja është edhe tek bashkëpunimi për problemet, nuk ka më të rëndësishëm sesa ne. Mos ta nënvlerësojmë veten. Mos duhet të heqim dorë nga miqësia nga Turqia? Turqia ka 90 milionë banorë dhe na është gjendur sa herë është dashur. Pse? Por me Hungarinë? Pse? Nuk do të presim degën ku ulemi që dikush të na bjerë shpatullave. 

3 VITE ME PARE

Vuçiç: Detyra jonë është që populli t'i mbijetojë dimrit

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për

Vuçiç: Ne nuk do presim degën ku ulemi vetëm që dikush të na bjerë shpatullave. Detyra është që populli t'i mbiijetojë dimrit, ka probleme me energjinë, mund të ndodhë në të githë rajonin. Mendoj se detrya jonë është që të punojmë, kushdo që do të na ndihmojë është i mirëpritur. Kërkoj që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ndihmohen, të gjithë ramë dakord që të jemi pjesë e këtij programi dhe nëse është vëtëm 10%. 

3 VITE ME PARE

VD-Rama përgënjeshtron veten: Nuk thashë që Open Balkan mundësoi marrëveshjen Kosovë-Serbi për kartat e ID

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ka bërë hapa pas duke mohuar një deklaratë të thënë vetë prej tij, për mundësimin e marrëveshjes së lëvizjes mes Kosovës e Serbisë vetëm me karta identiteti. Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se nuk ka thënë se kjo lëvizje është mundësuar falë Ballkanit të Hapur, por që Kosova mund të mos kishte shpenzuar kaq shumë energji për të arritur këtë marrëveshje, e cila do të ishte mundësuar më herët, nëse kryeministri Albin Kurti do të ishte ulur në një tryezë me ta. 

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Çfarë kontribut kishte Open Balkan në këtë marrëveshje, ju personalisht keni luajtur një rol në këtë marrëveshje. E di që kam të drejtën për të bërë vetëm një pyetje, por dua dhe një përgjigje nga zoti Vuçiç, kur e ndërmorët këtë nismë, thatë që do të ndihmojë në integrimin e vendeve të Ballkanit në BE

Edi Rama: Faleminderit për pyetjen Elia, më vjen shumë keq sepse kam respect dhe ti hyn tek gazetarët që realisht respektojnë profesionin e tyre, por edhe ti sit ë tjerët je pjesë e një kohe që e ka kthyer transformimin e atyre që thuhet në tituj që s’ka lidhje me atë që thuhet. Nuk kam thënë asnjë të ngjashme me atë që ti citove, kam thënë një gjë tjetër. Zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatsë dhe të përsëritur, është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur në sensing që të gjithë këtu qarkullojme me karta identiteti, prej kohësh. Sot, ata që kalojnë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, lëvizin me karta, nëse Kosova do të ishte në Ballkanin e Hapur, dhe nuk do të refuzonte, siç bëri me këmbëngulje, do të kishte ndodhur më shpejt. Thashë që është kjo frymë, kjo rrugë. E kam thënë shumë hapur, ia kam thënë dhe vetë Presidentit Vuçiç veç, dola në përfundimin për frymën.  

Çfarë tha Rama më herët?

Kryeministri Edi Rama ia atribuoi Ballkanit të Hapur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që finalizua dy ditë më parë duke bërë të mundur udhëtimin mes dy vendeve dokumentet e tyre të identifikimit. Në fjalën e tij të mbajtur në ditën e dytë të Samitit në Beograd, Rama tha se këtë gjë e ka pranuar edhe para një gazetareje serbe duke i thënë se gjithçka mund të ishte bërë edhe më herët, pa humbur shumë energji, por që është krenar që është arritur falë kësaj nisme. 

 

3 VITE ME PARE

Rama e ftoi, ministri turk për Open Balkan: Ballkani duhet të marrë në dorë fatin e tij

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Mevlut Çavuşoglu, minister

BEOGRAD- Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoglu, deklaroi se Turqia e mbështet nismën "Open Balkan". Ministri ishte i ftuar në samitin që është zhvilluar në Serbi. Ai tha se zgjerimi i BE nuk shihet me të njëjtin optimizëm. Më herët, ishte kryeministri Edi Rama që ftoi Turqinë, Greqinë dhe Hungarinë ti bashkohen nismës. 

“E shohim këtë nismë si një urë mes Ballkanit dhe BE. Zgjerimi në të shkuarën ka qenë politika më e suksesshme e BE por tashmë unioni është kthyer me sytë nga vetja. Askush nuk mund të thotë një arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritën kaq gjatë. Unë shpresoj që përvoja e tyre të jetë e ndryshme nga përvoja jonë. Anëtarësimi i Turqisë është politizuar. Shpresoj që më shumë vende t’i bashkohen Ballkanit të Hapur. Ballkani duhet të marrë nën kontroll fatin e tij. Ne do të mbështesim çdo përpjekje për mirëqenien e rajonit. Ju uroj suksese’, tha Mevlut Çavuşoglu.

3 VITE ME PARE

Kovaçevski: Kemi potenciale për energjinë, na mungon lënda e parë

 

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Dimitar Kovaçevski

 

BEOGRAD-Kovaçevski ka bërë gjithashtu apel ndaj Bashkimit Evropian për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor. Në një deklaratë për mediat, Kovaçevski tha se rajoni ka mungesë të lëndës së parë. Ai shtoi se BE duhet t'i ndihmojë. 

"Qeveritë tona kanë angazhuar të gjitha potencialet tona për energjinë. Na mungon lënda e parë dhe ky bashkëpunim rajonal është i rëndësishëm. Kemi shkurtuar afatet,"- tha Kovaçevski.

3 VITE ME PARE

VD-Rama mbron Vuçiçin para Opozitës serbe: S'matet politika me efektin e alkoolit në gjak, ndonjëherë dhe turbullohesh...

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një konferencë për mediat, referuar Opozitës serbe, që e kishte quajtur 'të turbullt' Vuçiçin për shkak të gotave të verës që poiu një ditë më parë në Samit, Rama tha se s'është kthjelltësi të hedhësh këto akuza. Ai shtoi më tej se ndonjëherë, për mikpritje, mund edhe të rrëkellesh ndonjë gotë, të turbullohesh e të bësh 'gëzuar'. Sipas Ramës, niveli i alkoolit në gjak, nuk e mat një politikan. 

"Dëgjova që Opozita e ka konsdieruar Presidentin të turbulluar nga ato gota vere që provoi, është shumë e turbullt të akuzosh dikë që rrëkëllen disa gota dhe të mendosh që je esëll komplet. Nëse politika matet me alkoolin në gjak, jemi shumë të qartë, kjo është diferenca mes të shkuarës dhe të ardhmes. Në të ardhmen ka edhe momente kur edhe mund, paksa, të turbullohesh për të thenë gëzuar,"- tha Rama ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

VD-Rama: BE të mos përsërisë turpin e pandemisë, duam buxhet ekstra për krizën energjitike

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për të përballuar krizën energjitike. Në konferencën për mediat nga Beogradi në ditën e dytë të Samitit të Open Balkan, Rama tha se Evropa duhet të shpërndajë buxhet ekstra për vendet e rajonit. Referuar skemës së ndarjes së vaksinave, Rama tha se Evropa nuk mund të përsërisë të njëjtën gjë, që t'i lërë jashtë vendet e Ballkanit, siç bëri në kohën e pandemisë. Këtë gjë kryeministri e konsideroi një turp, që nuk mund të përsëritet më. 

"Dje ka qenë dita më e bukur për Ballkanin e Hapur. Mund t'i kishim hapur dyert një lajmi të keq për tension, për konflikt, për rrezik lufte e të gjitha me radhë. Ky është Ballkani i Hapur dhe kjo është zgjedhja që kemi bërë, të shohim përpara e të afrojmë njerëzit me njëri-tjetrin, të kuptojmë njëri-tjetrin, të krijojmë mundësinë për tu futur në këpucët e njëri-tjetrit, që gjërat që kemi për të zgjidhur, t'i zgjidhim me mirëkuptim, me durim dhe të mos harrojmë se duhet të bashkëpunojmë. ky dimër kja gjasë të jetë më i vështirë që kemi hasur gjithë këto vite, këtu në Ballkan nuk është se kemi pasur dimra të lehtë, sot që flasim, në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie. Edhe në vende si Britania e Madhe, Franca e Gjermania po paraqiten plane për shkurtime energjie elektrike që duken si të dala nga kapitujt e librit të Saramagos, jo nga një realitet i Bashkimit Evropian. Kemi diskutuar për çfarë po na kushton mosçuarja e kësaj krize në shpatullat e qytetarëve tanë dhe si mund ta lehtësojmë këtë krizë. Ne në Shqipëri kemi marrë një vendim dhe nuk jam i bindur nëse është shumë ambicioz apo i çmendur, për të mos e prekur çmimin e energjisë elektrike për biznesin e vogël dhe familjarët. Sot kemi të njëjtin çmim që kemi pasur jo përpara krizës, por shumë më parë. Këto janë ëqindra miliona euro të dalë nga arka e shtetit për të mbuluar kosto. Nuk është çështje milionash, por sa gjasë do të vazhdojë kjo histori sepse mund të kesh paratë, por mund të mos kesh energji për ta blereë. Unë përfitoj nga rasti që t'ia drejtoj përsëri Bashkimit Evropian apelin, që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. E mban mend shumë mirë, se si vendet e Ballkanit u detyruan të vrapojnë në Kinë, Rusi e Turqi për të shpëtuar infermierët e të tjerët me radhë me vaksinimin. Sepse BE u mbyll dhe pa vetëm brenda mureve të kështjellës së vet. Duhen ekstra fonde, sepse vendet e BE kanë buxhete, por ne kemi vetëm buxhetet tona modeste. Do t'i drejtohemi me shkrim Brukselit për t'i kërkuar mbështetje financiare ekstra, përveç buxheteve tona. Për Shqipërinë do të thotë të paktën afro gjysmë miliardë auro, për të ruajtur konsumatorin, shpresoj të na dëgjojnë,"- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Vuçiç: Po vjen një dimër i vështirë, BE të na ndihmojë për krizën energjitike

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropain për krizën energjitike. Në një konferencë me gazetarët, Vuçiç tha se BE duhet tu ofrojnë ndihmë për të blerë energji. Ai tha se po vjen një dimër i vështirë dhe se kriza energjitike do të bëhet e papërballueshme në ndonjë moment. 

"Për të punuar krah njëri-tjetrit, për tu përpjekur për të qenë pranë qytetarëve. Do t'ju tregoj shkurtimisht disa gjëra që tregojnë se pasur rritje të numrit të kamionëve që eksportijnë e importojnë prodhime. Kjo nismë është e rëndësishme, vetëm disa gjëra do të doja të thoja para se tua kaloja fjalën miqve. Po afrohet një dimër i vështirë dhe kushdo që thotë të kundërtën, nuk ju tregon të vërtetën. Kemi parë që do të ketë ndihmë nga BE, ne do të përpiëqemi ta marrim ndihmën e tyre sigurisht. Ndihma e pjesshme për të blerë energji do të jetë e shkëlqyeshme. Natyrisht është një barrë edhe e tyre sepse duhet t'i mbijetojmë dimrit. Duhet të përdorim kapacitetet e gazit e nuk kemi të nevojshme. Mund të shohgim se çfarë do të bëjmë për të mirën e të gjithë fqinjëve tanë. Gjithçka që ne vendosim do të jetë për të gjithë, gjithçka që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe në dispozicion të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Kur kundërshtarët e mi politikë nuk kanë se çfarë të thonë, thonë që nuk është i kthjellët, por unë jam përpjekur që të jem mikpritës,"- tha Vuçiç.

3 VITE ME PARE

'Open Ballkan'/ Firmosen marrëveshjet për tregtinë pa kufizime të ushqimeve dhe kinematografisë

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Samiti

BEOGRAD- Ditën e sotme u firmosën disa marrëveshje të rëndësishme në kuadër të Ballkanit të Hapur. Rama ndau pamjet nga zhvillimi i ceremonisë së firmosjes së marrëveshjeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, ajo e bashkëpunimit në kinematografi e aktivitete audio-vizuale në Ballkanin Perëndimo, marrëveshje në fushën e energjetikës, marrëveshjen për bashkëpunim në fushat e emergjencave civile.

Marrëveshjet janë:

1.Marrëveshja e sigurisë ushqimore.
2.Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor.
3.Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë.
4.Plani operativ në fushën e emergjencave civile.

3 VITE ME PARE

Vuçiç: BE të na kuptojë e respektojë pavarësisht problemeve të brendshme

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh se BE duhet të jetë më mirëkuptuese dhe të mos shoë vetëm gabimet në vendet e rajonit. Sipas Vuçiç BE është investuesi më i madh në rajon dhe si e tillë duhet të kuptojë objektivat dhe se pavarsisht problemeve duhet të dëgjojë më tepër.

Aleksandër Vuçiç: Duhet të shikojmë se si duhet të rrisim bashkëpunimin mes vendeve. Nëse dikush të sheh çdo ditë se çfarë bën gabim dhe gabimet janë të vetmet gjëra që shohin, është njësoj si të shohësh familjen me gabime. Pra, nëse nuk sheh gjëra të mira dhe gjithmonë qorton për gjithçka, nuk mund të jesh i lumtur. Nëse ata dëshmojnë të njëjtij respeKt që nuk u kemi dhënë atyre, do të ishte mirë. BE është investuesi më i madh. BE duhet të kuptojë objektivat, ne kërkojmë që pavarësisht problemeve të tyre të na dëgjonin më tepër.

3 VITE ME PARE

Ministri i jashtëm hungarez: Evropa ka nevojë për BP, të ishte për ne, do ishte integruar

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për

Peter Szijjarto: Evropa padyshim ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Këtu na duhet të shprehim nismën tonë për Turqinë. Në mënyrë që të shmangim skenarë më të cilët u përballën në 2015 na duhen vendime të bashkërenduara me vendet këtu. Nëse do të varej nga Hungaria, Ballknai Perëndimor do të ishte integruar tashmë në Evropë. Hungaria është bashkëpunuese dhe e hapur kur vjen puna për bashkëpunime për sigurinë ushqimore dhe investimet në rajon. Do të ishte ndoshta një ofertë ambicioze. Faleminderit shumë.

3 VITE ME PARE

Samiti në Open Balkan, Abazoviç: Të lëvizim lirshëm, të shkrijmë kufijtë

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Dritan Abzoviç

Dritan Abzoviç: Për bashkim për lëvizshmëri e për gjithçka që duhet të jetë një fryme për Ballkanin. Duke pasur parasysh krizën që mund të vijë në dimër, ne duhet t’i mbajmë kanalet e komunikimit të hapura, qytetarët janë të ngopur me akuzat, me nacionalizëm, duhet tu ofrojmë diçka tjetër. Pse është e rëndësishme që tu ofrojmë diçka tjetër sot? Prania e Turqisë dhe Hungarisë tregon shum. Dje ishim në një panair verërash, a mund ta organizojmë këtë panair të vetëm? Sheh ndokush një gjë të keqe këtu? Sepse unë shikoj vetëm të mira dhe bashkëpunim. Kushdo që dëshiron është i mirëpritur. Ne mbështetemi tek njëri-tjetri. Dikush do që të shkojë në Mal të Zi, duhet të shohë vetëm tabelën, “Mirëse erdhët në Mal të Zi”, e të vijojë rrugën.

3 VITE ME PARE

Përfaqësuesi i Bosnjës: Duhet t'i bashkohemi Ballkanit të Hapur, bllokohemi prej 2 njerëzve

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Zoran Tegeltija

BEOGRAD- Kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën e përbashkët të lidervë të 'Ballkanit të Hapur'. Tegeltija u shpreh se Bosnje dhe Hercegovina duhet t'i bashkohet nismës mirëpo pengohet nga dy persona. Më tej ai tha se pengesa do të zgjidhet në zgjedhjet që po afrohen. 

'Është mirë të gjendesh këtu. Atmosfera dhe në kushtet ku punojmë janë të përsosura. Më vjen mirë t’i dëgjoj kur flasin për zgjidhet e problemeve për vendet e tyre dhe për të gjithë rajonin. Jam mirënjohës që gjendem i ulur këtu pranë tyre. 3 muaj më parë në Ohër thashë se shpresoj që fjala ime do të ishte e fundit si mike e Bosnje-Hercegovinës, por ja ku jemi sërish këtu. Ose samitet mbahen shpesh ose Bosnje-Hercegovina ka shumë probleme për tu bërë pjesë. Procesi i Ballkanit të Hapur është i synuar ndaj biznesit dhe qytetarëve. Do të përsëris sot nevojën që Bosnje-Hercegovina të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Hapësira e biznesit ka nevojë parë të katërta liritë njësoj si në BE. Shpresoj që shumë do të lexojnë dhe do të kujtojnë atë çfarë Vuçiç tha në fjalën e tij hyrëse, se si tregtia e produkteve ushqimore është përmirësuar falë vendimeve në samite dhe shkurtimit të kohës së pritjes në kufi.

Sot kemi nisur fushatat parazgjedhore dhe e dini çfarë ndodh. Politikanët janë aktiv, përpiqen të fitojnë mbështetjen e tyre. Janë të gjithë duke bërë fushatë por unë gjendem këtu si një mik i ftuar. Shoh sot në media se ata që pengojnë procesin e anëtarësimit në Ballkanin e Hapur po flasin sot për mua që jam këtu. Nuk jam këtu në emër të atyre që bllokojnë, por të atyre njerëzve të cilëve nisma e Ballkanit të Hapur mund t’i japë vetëm përfitime. Kjo nismë është proces i pandalshëm se nuk i shkakton dëm askujt dhe bashkimi i Bosnjes në këtë nismë nuk pengon. Kjo pengohet vetëm nga 2 njerëz sot, por edhe kjo do të zgjidhet se zgjedhjet po afrojmë. Nuk më erdhi shumë mirë që dje në darkë nuk provuam verën dhe ushqimin e Bosnje Hercegovinës por kjo ndoshta vjen se nuk jemi pjesë”, tha Tegeltija.

3 VITE ME PARE

Vuçiç kujton takimin e parë të Ramës, 70 vite pas atij të Titos me Enver Hoxhën: Energji e jashtëzakonshme

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për

Pavarësisht faktit se disa nuk janë ende pjesë e nismës e ndoshta disa të tjerë nuk do të jenë ne mund të zhvillojmë bashkëpunim të suksesshëm. Marrëdhëniet tona janë në maksimumin e tyre historik. Më kujtohet takimi I parë pas 70 vitesh pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë e Edi Rama, shumë vite më parë ishte një takim me energji të jashtëzakonshme politike, ndërkohë sot janë takime miqësore, popujt tanë kuptohen shumë mirë. Jam gjithashtu krenar të them se kemi marrëdhëniet më të mira mes Beogradit dhe Shkupit. Të gjitha këto arritje do të kontribuojnë më tej për nxitjen dhe përparimin e rajonit.

3 VITE ME PARE

“Ballkani i Hapur”, Kovaçeski: Do të ndihmojmë njëri-tjetrin në rast krize energjetike

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Dimitar Kovaçeski

BEOGRAD- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski u shpreh i kënaqur nga nisma e Ballkanit të Hapur. Gjatë konferencës së përbashkët, Kovaçeski u shpreh se vendet pjesmarrëse do të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast mungese të produkteve ushqimore, apo mangësie në furnizimin me energji.

'Të nderuar pjesmarrës. Të mblidhemi bashkë është fillesa, të punosh është sukese, kjo është ajo që Henri Ford ka thënë 2 vjet më parë. Të punuarit bashkë është motori që na shtyn të punojmë se bashku. është e qartë se të treja ne kemi hedhur një hap kyç në një kohë kyçe. Kemi lehtësuar lëvizjen e lirë të mallrave e kapitalit. Ndërkohë që shohim dhe këtë lloj bashkëpunimi të realizuar në BE, ne e bëjmë për qytetarët tonë për të nxitur bashkëpunimin mes nesh. Kjo ka hapur rrugën për të siguruar qytetarët ndaj sfidave. Në marrëveshjet e nënshkruara do të angazhohemi për të ndihmuar njëri tjetrin siç duhet të bëjnë fqinjët e mirë. Do ta ndihmojmë njëri tjetrin në rast se do të ketë mungesa me ushqimet. Në rast se do të ketë mungesa nuk do të ketë ndalesë për tregimin për produkte thelbësore si bulmeti, mielli e kështu me radhë. Ministria jonë ka siguruar fondet për produktet e nevojshme. Sa i takon solidaritetit ky samit do të jetë i rëndësishëm. Qeveria punon për të angazhuar të gjitha potencialet tona, kemi aktivizuar të gjitha potencialet tona, si për shembull panelet diellore. Do të ofrojmë dhe mbështetje financiare për njerëzit në nevojë. Do të punojmë për centralet, po punojmë për shkëmbimin e energjisë elektrike. Po intensifikojmë punën për ndërlidhjen me gaz me Republikën e Serbisë. Eshtë mirë që të nënshkruajmë një marrëveshje për planin për menaxhimin e katastrofave për të lehtësuar procedurat dhe për të përballuar katastrofat. Duke nënshkruar memorandumin do të nxisim lidhjet dhe në kinema, kjo do të cojë dhe në shtimin e fondeve nga ana jonë për ta. 

Ishim në panairin e ushqimit, ishte nevojë e të treja vendeve. Një numër i tillë ekspozuesish është i mundur nëse vazhdojmë kështu, Ballkani i Hapur e ka treguar dhe qëllimin tonë. '- u shpreh ai. 

3 VITE ME PARE

VD-Rama në Beograd: Ballkani i Hapur ka potencial të madh, do ftojmë edhe vendet e BE, mos u bëni xhelozë

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Kryeministri Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga samiti i "Open Balkan" se nisma ndër-rajonale ka dhënë një efekt të dukshëm në shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama renditi disa marrëveshje që kanë dhënë ndikim në fushën e energjisë dhe bujqësisë. Rama tha se do të ftojë edhe vende të tjera përtej Ballkanit për tu bërë pjesë e nismës. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

Furnizimi me energji është problem botëror dhe ndërkohë që buxhetet tona kanë hyrë në një rrugë hemorragjike për të garantuar energji, ne duhet të bashkojmë forcat. çfarë e ka Serbia dhe vendet e tjera apo anasjelltas. Ne e dimë që prodhimi bazohet në Serbi në termo dhe tek ne në Hidro. Kush e kishte imagjinuar që për të ndihmuar  veten përmes tjetrit ne mund të parashikojmë marrëveshje që i japin mundësi të shfrytëzojmë potenciale që i kemi dhe të marrim më shumë energji. Po ashtu, kemi rënë dakord për investimet dhe thithjen që Serbia ka një potencial, së bashku me eksperiencën tonë dhe të Maqedonisë së Veriut, për të ofruar Balkanin e Hapur si mundësi për investitorët. Kush do e imagjinonte që do të kishim të tilla kapacitet. Shohim përtej. Shikoni sa janë rritur eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, shihni flukset për të kuptuar sa kohë kemi humbur dhe ç'potencial të madh ka. Shifrat janë akoma qesharake, por kanë qenë modeste. Të gjitha këto lidhen me konsumatorin, as me mua as me presidentin serb apo kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Nuk kemi shpikur rrotën por kemi marrë shembullin e të tjerëve që kanë kaluar nga rruga e luftës dhe në fund kanë vendosur të bashkëpunojnë. Kjo është lagjia jonë, me probleme të trashguara dhe prapambetje kronike. Do ta konsiderojmë ftesën edhe për miq të tjerë partnerë të vendeve të BE. Mos u bëni xheloz, mos e shihni me dyshim pse janë ftuar turqit, grekët, pse janë në tryezë hungarezët, pse do ftojmë italianët. Do ti ftojmë, pa problem. Ambasadorin amerikan e kemi edhe këtu, të shmangim çdo keqkuptim. 

3 VITE ME PARE

VD-Rama flet për zgjerimin e Open Balkan: Do na bashkëngjitet Turqia e Hungaria, një koleg i BE tha pse s'na ftoni

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Ed iRama ka folur për zgjerimin e Open Balkan. I pranishëm në Beograd në ditën e dytë të Samitit, Rama tha se të pranishëm në tryezë dje e sot kanë qenë edhe Turqia e Hungaria. Ai madje shtoi se një koleg nga një vend i Bashkimit Evropian i ka kërkuar që ta ftonte atë gjithashtu, por nuk përmendi emër.

"Turqia partner i pazëvendësueshëm si edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, është mik i joni.  Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Italisë dhe Greqisë, që për arsye objektive dhe pamundësie me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të jetë sërish të ftuar për samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm t'i bashkohen vendet e rajonit por t’i bashkëngjiten vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia dhe Hungaria në anën e tjetër. Një tjetër koleg nga BE më tha po ne pse s'jemi të ftuar. I thashë do e diskutoj me kolegët dhe do tju ftojmë,"- tha Rama ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

VD-Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi për ID u finalizua falë Ballkanit të Hapur

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ia ka atribuar Ballkanit të Hapur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që finalizua dy ditë më parë duke bërë të mundur udhëtimin mes dy vendeve dokumentet e tyre të identifikimit. Në fjalën e tij të mbajtur në ditën e dytë të Samitit në Beograd, Rama tha se këtë gjë e ka pranuar edhe para një gazetareje serbe duke i thënë se gjithçka mund të ishte bërë edhe më herët, pa humbur shumë energji. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se falë Ballkanit të Hapur është arritur edhe zhbllokimi i eksporteve të grurit.  

"Dita e djeshme tregoi qartë se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari e kënaqësi se lëvizja me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur, dje ia kam thënë edhe një gazetareje serbe se nuk do të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova apo vendet e tjera do të ishin pjesë e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin Presidentit të Serbisë që duke materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një mesazh, zgjedhja e parë është paqja. Kjo është rruga. Sot ne nuk jemi këtu thjesht për të celebruar verërat, ushqimin e rajonin. Dua të them një fakt, pjesë e situatën shqetësuese për grurin ishte edhe Shqipëria pas nisjes së luftës në Ukrainë. Shqipëria kishte kontrata me kompanitë, por Serbia njësoj si të gjitha vendet bllokoi eksportet dhe ishte Ballkani i Hapur ai që zhbllokoi procedurën. Këtu flasim për bukë,"- tha Rama ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Dita e 2! Nis Samiti i Open Balkan, Vuçiç: Duam bashkëpunim në fushën e kulturës

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ka nisur. Në ditën e dytë të këtij Samiti, fokusi do të jetë tregtia. Ky takim pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. I pari e mori fjalën Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili hapi samitin duke përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Integrimin në BE.

“Është bërë e mundur falë bashkëpunimit mes vendeve tona, dua t’ju falenderoj te gjithëve. Dua të falenderoj edhe ministrin turk që n aka ardhur, ju nuk jeni miq, më duket sikur jemi mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Kjo tregohet edhe nga shpeshtësia e takimeve tona,”- tha Vuçiç.

3 VITE ME PARE

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për krizën energjitike, kërkesë me shkrim Brukselit

 

3 VITE ME PARE

Open Balkan në shërbim të Serbisë, dy kompani shitën 800.000 euro verë në Kinë

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për

BEOGRAD- Në panairin e verës "Wine Vision of the Open Balkans" në Beograd dje u arrit qëllimi. Media serbe pranë qeverisë “Alo.rs” ka bërë me dije se është nënshkruar kontrata ndërmjet kompanisë kineze "Ningbo" dhe kantinave Mrđanin dhe Đurđić për eksportin e 110.000 shisheve verërave serbe në Kinë, me vlerë 800.000 euro ose 93.872. dinarë.

Open Balkan/ Rama e Vuçiç: BE të na ndihmojë për

Dokumenti u nënshkrua në prani të ministrit të Bujqësisë Branislav Nedimoviç dhe ambasadorit kinez Chen Bo.

Dražen Gjuriç nga kantina Gjuriç tha për “Tanjug” pas nënshkrimit se kanë nënshkruar një kontratë me vlerë pak më pak se 500 mijë euro dhe se do të zbatohet në vitin e ardhshëm deri në një vit e gjysmë.

"Vera jonë tashmë po shkon në Kinë dhe ne kemi dy vjet që bashkëpunojmë me këtë kompani kineze. Kjo kontratë është disi më e vlefshme, kështu që në muajt e ardhshëm do të fillojnë sasitë e para të verës sonë sipas kësaj kontrate", tha ai.

Më pas, artikulli vazhdon në shpjegimin e llojit të verës së shitur, ku thuhet se preferohet për tregun kinez pasi ka shumë alkool, 17 për qind.

“Kinezët pëlqejnë verërat e forta me një sasi të madhe alkooli.”

Përfaqësuesi i kompanisë kineze, Guo Chao, tha se Serbia ka verëra shumë të mira dhe se është mirë që ato tani po promovohen si pjesë e iniciativës Open Balkans.

“Ne duam të bashkëpunojmë me edhe më shumë kantina serbe dhe të importojmë verë nga Serbia, si dhe verë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria,”-shtoi ai.

Në eventin “Wine Vision of the Open Balkans” marrin pjesë gjithsej gati 400 ekspozues dhe prodhues të verës nga 22 vende. Janë 169 ekspozues nga Serbia, 21 nga Shqipëria dhe 44 ekspozues nga Maqedonia e Veriut.

Por duket se kjo mbledhje i ka dhënë frytet e saj vetëm për Serbinë pasi nuk është raportuar aanjë shitje e tillë për sipërmarrësit shqiptarë. Po të kishtë ndodhur keyeministri Edi Rama s’do e kishte lënë t’i ikte mundësia pa u trumpetuar në media ose në rrjetet e tij sociale.

open balkan ne beograd edi rama aleksander vucic dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje