LIVE UPDATES
Politike

Dita e Europës/ Berisha: Për ne shqiptarët, ogur i trokitjes së ndryshimit 48 orë përpara zgjedhjeve

Kryedemokrati thotë se Partia Demokratike pati guximin dhe fatin historik t’i printe vendit qysh në fillesat e shtetit të parë demokratik shqiptar, fillimisht me reforma e më pas me institucionalizimin e hapave për anëtarësimin e saj. 

9 Maj 2025, 16:54 Nga M.B
Dita e Europës/ Berisha: Për ne shqiptarët, ogur i trokitjes
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një mesazh me rastin e ditës së Europës që përkon dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha thotë se për Bashkimin Evropian ky 9 maj ka veçantinë e të qenurit 75 vjetori i ideve vizionare të themelimit të tij. Ai shton se për ne shqiptarët s‘mund të jetë më pak se sa ogur i trokitjes së ndryshimit 48 orë përpara se vendi ynë të rimarrë, sipas tij, në duar atë çka për 12 vite u pluhuros, rrugëtimin evropian.

Kryedemokrati thotë se Partia Demokratike pati guximin dhe fatin historik t’i printe vendit qysh në fillesat e shtetit të parë demokratik shqiptar, fillimisht me reforma e më pas me institucionalizimin e hapave për anëtarësimin e saj. Ai ka shtuar se kurrë një forcë politike e dytë nuk ka të lënë si gjurmë të pamohueshme në trashëgiminë e saj hapa e arritje drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE më shumë se Partia Demokratike. 

Mesazhi i Berishës:

Të dashur miq, sot 9 Maj, dita kur Evropa feston paqen dhe unitetin, datë e cila shënjon përvjetorin e “Deklaratës së Schuman” propozimi historik i bërë nga Ministri i Jashtëm francez Robert Schuman në vitin 1950, i cili hodhi themelet e bashkëpunimit evropian.

Për Bashkimin Evropian ky 9 Maj ka veçantinë e të qenurit 75 vjetori i ideve vizionare të themelimit të tij, për ne shqiptarët s‘mund të jetë më pak se sa ogur i trokitjes së ndryshimit 48 orë përpara se vendi ynë të rimarrë në duar atë çka për 12 vite u pluhuros, rrugëtimin evropian. Vështirë se gjendet komb i dytë ende jashtë dyerve të familjes evropiane që ka lidhur ëndrrat e tij me Evropën e bashkuar më shumë se Shqipëria dhe shqiptarët. Dalë thuajse nga paradhoma e vdekjes shoqërore të diktaturës më të egër në gjirin e kontinentit, shqiptarët e deshën Shqipërinë si gjithë Evropa kur për Evropën dinin veç në letra, veç në dëshira, fshehtazi e nën frikë.

Partia Demokratike pati guximin dhe fatin historik t’i printe vendit qysh në fillesat e shtetit të parë demokratik shqiptar, fillimisht me reforma e më pas me institucionalizimin e hapave për anëtarësimin e saj. Kurrë një forcë politike e dytë nuk ka të lënë si gjurmë të pamohueshme në trashëgiminë e saj hapa e arritje drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE më shumë se Partia Demokratike. Nën udhëheqjen e saj, shqiptarët shpresuan, besuan dhe përjetuan marrëveshjen simbol të rrugës së anëtarësimit, lëvizjen e lirë dhe pa viza n Evropë dhe zonën Schengen, reforma të thella ekonomike, ligjore, politike për përafrimin me standardet evropiane, deri në aplikimin për marrjen e statusit kandidat, status të cilin shqiptarët e gëzuan pak pasi demokratët lanë pushtetin.

Por, si një perde e hekurt që ndan dy kohë, ardhja në pushtet e Rilindjes ngriu çdo hap, çdo progres, çdo zhvillim të mëtejshëm të procesit të integrimit. Shqipëria që kërkoi për vite me radhë të ulej denjësisht si e barabartë në tryezat e BE-së, u tjetërsua në arenën evropiane në imazh, status dhe prestigj. Vendi ynë u njoh në këto 12 vite jo më shumë se sa për cirkun trasgresiv të kryeministrit pa asnjë përgjegjësi për kombin që udhëhiqte, pa ndjerë më të voglën përgjegjësi shtetërore kur në vitin 2019, dhoma e dytë e përfaqësuesve në parlamentin e Hollandës votoi në shumicë pro mocionit për të rikthyer vizat për qytetarët e Shqipërisë pas shqetësimeve të aktiviteteve kriminale, apo kur në vitin 2021, Ministria e Jashtme e Hollandës, me anë të Përfaqësuesit të saj të përhershëm në BE, i kërkoi Komisionit Europian rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë. I vetmi lajm nga BE gjatë tri mandateve të qeverisjes, i ofruar si progres në ecurinë e procesit të antarësimit në BE ishte hapja e negociatave për 33 kapitujt e acquis. E vërteta është se ky hap erdhi në fakt si rezultat i reformimit të procesit të anëtarësimit për vendet kandidate për në BE dhe asesi si shpërblim për një shtet që çdo vit rrokulliset në indekset ndërkombëtare të demokracisë dhe lirisë.

Pjesë e BE-së nuk mund të jetë kurrë një narkodiktaturë, Shqipëria nuk iu ofrua Bashkimit Evropian si e tillë, shqiptarët nuk iu ofruan Evropës si qytetarë të një vendi që mbjell krim.

Ndaj ky 75 vjetor i BE-së miqtë e mi, do të mbahet mend edhe për ne shqiptarët si viti kur rrugëtimi drejt BE-së u rimor në duar nga demokratët, për të përmbushur zotimin e tyre, një Shqipëri europiane që meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian si e tillë. Premtimet mbahen, zotimet përmbushen, ëndrrat çohen deri në fund.

Shqipëria evropiane do të jetë ajo e atdheut të shqiptarëve, e mësuesve dhe mjekëve që paguhen jo më pak se kolegët e tyre në perëndim, e të rinjve dhe të rejave që studiojnë me standardet e bashkëmoshatarëve të tyre, e investitorëve shqiptarë dhe të huaj, ajo që me vendet e tjera evropiane shkëmben ekonomi dhe jo krim.

Kjo do të jetë Shqipëria e pas 11 Majit, Shqipëria madhështore, e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit