Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në këtë takim, Presidenca tha se u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në nevojën për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në këtë takim, Presidenca tha se u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në nevojën për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Presidentja Osmani dhe ambasadori Hargreaves rikonfirmuan përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e raporteve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët si ekonomia dhe mbrojtja, ashtu siç edhe ka patur dakordim gjatë vizitës së fundit në Kosovë të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Lammy,” thuhet në njoftim.
Një pjesë e takimit iu kushtua Procesit të Berlinit, të cilën kësaj radhe do ta organizojë Mbretëria e Bashkuar. Osmani në këtë takim ritheksoi nevojën që në agjendën e këtij procesi të prioritetizohet çështja e personave të zhdukur me dhunë, si një detyrim moral dhe ligjor që nuk mund të injorohet në kuadër të paqes së qëndrueshme në rajon.
“Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të mëtejshëm në kuadër të agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (ËPS), duke parë mundësitë për një rol edhe më aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të rolit të grave në proceset paqësore dhe vendimmarrëse,” thuhet më tej në njoftim.
Osmani shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe për kontributin e saj në avancimin e proceseve demokratike dhe integrimin në organizata ndërkombëtare.
jozefina topalli TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli ka mbajtur sot një deklaratë për m...
Foto KUKËS- Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) ...
edi rama TIRANË- Palët politike janë duke bërë llogaritë e fundit mbi informacionin e siguruar nga makineritë elekt...
pamje nga inspektimet TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për transformimin e aeroportit "Nënë Tereza". Bashkë me ...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Brendshme përmes një postimi në "Facebook" ka bërë më dije një njoftim të ...
Ilda Zhulali dhe Ilir Alimehmeti TIRANË- Ilir Alimehmeti dhe Ilda Zhulali, dy anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës P...
Foto TIRANË- Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që pas hapjes së negociatave për a...
Foto TIRANË- Edhe dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndërsa në Shqipëri vijojnë të mbërrijnë flet...
Tedi Mula TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Social-Demokrate në Tiranë Tedi Mula ka zhvilluar një takim me të rinj...
sali berisha TIRANË- Në konferencën e sotme për gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se amerikani, Chris LaCivita ë...