LIVE UPDATES
Politike

"Bashkimi i një opozite të përçarë," DW: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, provë vendimtare për në BE!

Analistët politikë në Shqipëri thonë se procesi i integrimit është më shumë teknik dhe varet nga përmbushja e kritereve që i vendosen qeverisë shqiptare nga Brukseli.

9 Maj 2025, 12:19 Nga N.F
"Bashkimi i një opozite të përçarë," DW:
Foto

TIRANË- Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që pas hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në korrik të vitit 2022. Me Partinë Socialiste që kërkon një mandat të katërt dhe një opozitë të ndarë mes Partisë Demokratike dhe forcave të tjera më të vogla, këto zgjedhje shihen si një moment vendimtar për rrugën demokratike të Shqipërisë, angazhimin në luftën kundër korrupsionit dhe aspiratën e saj të gjatë drejt Bashkimit Europian.

3.7 milion shtetas shqiptarë do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament, për herë të parë voton edhe diaspora. Në garë për integrimin në BE Partia Socialiste hapi fushatën e saj elektorale në orën 12.00 të mesditës së 12 prillit, një moment i mbushur me simbolikë. Aktiviteti u zhvillua në sheshin Skënderbej, në një skenë që imitonte flamurin e Bashkimit Evropian me 12 yje, duke theksuar mesazhin kryesor të partisë: integrimi në BE mbetet prioriteti kryesor politik. Slogani i fushatës "Shqipëria 2030 në BE” e përforconte më tej këtë mesazh. "Vetëm ne e kemi në dorë fatin evropian të Shqipërisë” – u shpreh kryeministri Edi Rama, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, si e vetmja forcë sipas tij që mund ta fusë vendin në BE.

A mund ta garantojë PS anëtarësimin në BE?

Analistët politikë në Shqipëri thonë se procesi i integrimit është më shumë teknik dhe varet nga përmbushja e kritereve që i vendosen qeverisë shqiptare nga Brukseli. "Ky përdorim në fushatë elektorale e dëmton konceptin e integrimit, pasi për këtë Shqipëria duhet të realizojë reforma, të ketë shtet funksional të se drejtës, antikorrupsion, dhe nje reformim shoqëror” – shprehet politogu Afrim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Studime Politike.

"Ky premtim duket një qasje spektakolare" - tha Elvin Luku, profesor i komunikimit në Universitetin e Tiranës. "Dymbëdhjetë vjet në pushtet e kanë konsumuar këtë qeveri, prandaj, premtimi i pasaportës së Bashkimit Evropian duket të jetë opsioni i vetëm që i mbetet për të fuqizuar fushatën" – u shpreh ai për Deutsche Welle.

Bashkimi i një opozite të përçarë

"Ky është koalicioni më i fuqishëm që Shqipëria ka parë në 32 vite ” - u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëherësh lideri i Partisë Demokratike teksa prezantoi koalicionin "Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në muajin mars. Për të marrë votëbesimin e shqiptarëve në 11 maj, kjo opozitë premton se do të përmirësojë mirëqenien e tyre, me propozimet për ta rritur rrogën mesatare 1200 euro apo pensionet me 20%. Megjithatë pas 12 vitesh në opozitë dhe përçarjeve të brendshme të PD, sfidat vijojnë.

Lirimi i Sali Berishës nga arresti i shtëpisë, pas akuzave të ngritura nga drejtësia shqiptare për korrupsion, e rigjallëroi bazën e Partisë Demokratike, por ai vijon të mbetet nën hetim në vend dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar për akte korruptive dhe minim të demokracisë, çka e kufizon ndikimin e tij në arenën ndërkombëtare. Aleati i tij, Ilir Meta, ish-president dhe lider i Partisë së Lirisë, mbetet në paraburgim, i arrestuar prej vitit 2024 nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Afrim Krasniqit, lista e kandidatëve të opozitës tregon qartë, se qëllimi i saj është të sigurojë imunitet dhe mbrojtje për figurat që janë nën hetim, dhe jo reformim te vetvetes. Parti të reja kërkojnë të prishin status quo-në.

Alternativa reformiste - Partitë e reja në fushatë

Në peizazhin e polarizuar politik, dominuar prej vitesh nga binomi PS – PD, disa parti të reja kanë hyrë në garë për të ofruar alternativa reformiste. Midis tyre është "Lëvizja Bashkë”, me një profil të theksuar të majtë dhe rrënjë në aktivizmin qytetar, "Shqipëria Bëhet”, e njohur për nismat kundër korrupsionit, si dhe partia "Mundësia”, e udhëhequr nga sipërmarrësi dhe ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj. Sondazhet paraprake tregojnë se këto parti të reja kanë mundësi të kufizuara për të pasur një ndikim të madh, megjithatë analistët e konsiderojnë pjesëmarrjen e tyre si një zhvillim pozitiv për demokracinë shqiptare. "Për herë të parë kemi disa parti të reja që nuk janë zgjatime të partive ekzistuese, dhe ofrojnë alternativa të reja për votuesit e rinj. Kjo i shërben decentralizimit politik” – shprehet politologu Krasniqi. "Partitë e reja kanë sjellë elemente pozitive në fushatë, si programe dhe vizion, por ato mbeten të diskriminuara dhe penalizohen nga kodi zgjedhor” – shprehet Luku, i cili vëren gjithashtu se këto parti nuk marrin hapësirë në mediat tradicionale sikundër partitë e mëdha, ndërsa mbyllja e platformave sociale, si Tik tok, i penalizon.

Votë e lirë, përfaqësim i dirigjuar

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor kanë futur një formë të votimit preferencial, duke i lejuar votuesit që të shprehin preferencën e tyre për kandidatët brenda një liste partiake. Megjithatë, mbetet një kufizim themelor: një e treta e listës është e mbyllur, që do të thotë se renditja e kandidatëve në këtë seksion vendoset nga drejtuesit e partive dhe nuk mund te ndryshohet nga vota e qytetarëve.

Këta kandidatë, të përzgjedhur nga drejtuesit e partisë, kanë praktikisht mandate të garantuara. Analistët politikë thonë se ajo që në pamje të parë duket si hapje ndaj zgjedhësve, në fakt ruan kontrollin e lidershipit dhe i mbyll derën konkurrencës së lirë. Sipas politologut Afrim Krasniqi rivaliteti politik është zhvendosur brenda vetë partive politike, dhe ka zbehur përballjen mes partive kundërshtare. "Listat janë produkt i një procesi pa meritokraci, dhe që synojnë që të ulin shanset për qasje ndryshe apo fraksione në grupet parlamentare” – thotë Krasniqi.

Një kërcënim për sistemin gjyqësor?

Partitë kryesore politike janë drejt fundit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të së dielës, me premtime për forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, por listat e kandidatëve të tyre tregojnë një realitet tjetër. Si Partia Socialiste në pushtet, ashtu edhe Partia Demokratike në opozitë, kanë përfshirë në lista kandidatë që janë aktualisht nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas të dhënave të mbledhura nga Qëndresa Qytetare, organizatë e shoqërisë civile që monitoron integritetin publik, në listat e PS dhe PD ndodhen 15 kandidatë nën hetim, shtatë prej të cilëve në vende të sigurta për deputetë. Këto kandidatura nuk shkelin formalisht ligjin, por për analistët e politikës thonë se ato e sfidojnë sistemin e drejtësisë. "Përfshirja e kandidatëve nën hetim penal nga partitë kryesore është tregues i kthimit prapa për demokracinë në Shqipëri," shprehet Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i Qëndresës Qytetare.

"Brenda listave ka familjarë të personazheve të botës së krimit apo të larguar nga politika me ligjin e dekriminalizimit” – shprehet Xhemollari. Ai shfaq shqetesimin se nëse këta kandidatë zgjidhen deputetë, mund të kenë mundësi reale për të ndikuar në deformimin e sistemit të drejtësisë. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se po heton 35 raste për krime zgjedhore.

Zgjedhjet, provë e fortë për integrimin në BE Sipas raportit paraprak të OSBE/ODIHR-it, që mban datën e 28 prillit, fushata është karakterizuar nga polarizim i fortë politik dhe mosbesim i thellë midis partive kryesore, duke ngritur shqetësime në lidhje me drejtësinë e procesit. Zgjedhjet e së dielës shihen gjerësisht si një provë vendimtare e pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa Shqipëria ka bërë përparim në drejtim të reformës gjyqësore, veçanërisht si rezultat i hetimeve të SPAK-ut për korrupsionin e nivelit të lartë, zgjedhjet mbeten një pikë e dobët./DW

be zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen