LIVE UPDATES
Politike

PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt: Të mblidhet urgjentisht Këshilli Bashkiak

Kërkesa është dorëzuar këtë të premte, më 9 maj 2025, në Bashkinë e Tiranës, nga kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së, Ilir Alimehmeti, dhe nënkryetarja e grupit, Ilda Zhulali. Dokumenti i është drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak Romina Kuko dhe sekretarit Behar Zeneli, ndërsa janë vënë në dijeni edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Prefekti i Tiranës Afrim Qendro.

9 Maj 2025, 12:37 Nga I.A
PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt:
Ilda Zhulali dhe Ilir Alimehmeti

TIRANË- Ilir Alimehmeti dhe Ilda Zhulali, dy anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës Partia Demokratike, kanë bërë thirrje për veprim urgjent nga ky organ, duke kërkuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Ky i fundit është arrestuar mesditën e 10 shkurtit dhe vazhdon të mbahet në qeli për korrupsion pasiv në të paktën 9 episode dhe për pastrim parash, kryer në bashkëpunim.

Kërkesa është dorëzuar këtë të premte, më 9 maj 2025, në Bashkinë e Tiranës, nga kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së, Ilir Alimehmeti, dhe nënkryetarja e grupit, Ilda Zhulali. Dokumenti i është drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak Romina Kuko dhe sekretarit Behar Zeneli, ndërsa janë vënë në dijeni edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Prefekti i Tiranës Afrim Qendro.

Ata e kanë theksuar se kjo çështje nuk është më një debat politik, por një çështje morale dhe ligjore, që ka për qëllim rikthimin e besimit të qytetarëve në administratën e Tiranës. Përmes një fjalimi të drejtpërdrejtë përpara ambjenteve të bashkisë, Alimehmeti dhe Zhulati kërkuan që Këshilli Bashkiak të mblidhet dhe të zbatojë ligjin për të korrigjuar këtë situatë.

"Ditën e hënë kërkojmë që Këshilli Bashkiak të mblidhet dhe të zbatojë ligjin. Ne duhet të rikthehemi në lidhje dhe kjo çështje, pra shkarkimi i Erion Veliajt, nuk është më një diskutim partiak apo politik, por është një çështje morale dhe politike që ne do ta bëjmë për të rikthyer integritetin dhe besimin e qytetarëve në Bashkinë e Tiranës," tha Alimehmeti.

Zhulali, i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të reflektojnë mbi realitetin e qeverisjes aktuale dhe të mbështesin një model më të përgjegjshëm dhe të drejtë.

"Unë do i ftoja qytetarët e Tiranës që të reflektojnë. Çfarë kemi ne sot në Tiranë? Kemi një model qeverisje lokale dhe një institucion që nuk ka kokë, por vetëm gjymtyrë. Ky sistem është dënuar për korrupsion dhe gjendjen në burg. Po ashtu, po në këtë qytet sot ndodhet edhe qeverisja qendrore, ku do të bëhen të gjitha, do të jetë edhe kryetar bashkie dhe edhe kryeministër.

Prandaj, qytetarët duhet ta mendojnë dhe reflektojnë dhe të shkojnë të votojnë kundër këtij modeli. Ky nuk është model qeverisje për qytetarët, nuk është mënyra për të trajtuar qeverisjen e tyre. Kështu që besoj se bashkë me Ilirin kemi treguar, edhe këto ditë, pavarësisht fushatës elektorale, kemi ardhur për të bërë detyrën tonë si anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, si njerëz të përgjegjshëm që e marrin qeverisjen seriozisht. Kjo është ftesa jonë për çdo qytetar të bëjë detyrën e tij. Ne kemi në dorë të bëjmë këtë shpërblim për Këshillin Bashkiak për shkarkimin e Veliajt dhe qytetarët kanë në dorë votën", tha Zhulali.

PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt:

ilda zhulali ilir alimehmeti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj