LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Territorialja"/ Opozita kërkon të shtohen 33 bashki. 6 ose 3 rajone me ministri për pushtetin vendor

• Opozita ka bërë propozimet e saj lidhur me reformën Territoriale në vend. •Ekspertët, në mbledhjen e sotme të Komisionit kanë parashtruar kërkesat e tyre, që jo pak herë janë shoqëruar edhe me debate me socialistët. • Demokratët kërkojnë 33 më shumë Bashki, duke e çuar në 94 totalin, që më pas të ndarhen në 3 ose 6 rajone. • Rajonet duan që të ndahen kështu: Opsioni 1: 6 Rajone, Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.) Opsioni 2: 3 rajone: Rajoni Adriatikut (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës) Rajoni Adriatiko-Jonian(Tiranë, Durrës Elbasan), Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë, Gjirokastër). • Për Tiranën si kryeqytet kërkojnë një status të veçantë, por nuk dhanë më tepër detaje. • Veç kësaj ekspertët e kontraktuar nga opozita mendojnë se nevojitet rikthimi i një dikasteri ministror për pushtetin lokal. • Sipas propozimit të ekspertëve të opozitës; në qarkun Berat shtohen 2 bashki; në Dibër 4; në Durrës 2 bashki; në Elbasan 3; në qarkun Fier 4; Korça merr 5 të tjera; Kukësi 2; Lezha 4 dhe Vlora 4. • Ndërsa Tirana sipas ekspertëve të PD duhet të ketë 3 Bashki më shumë, Farkë, Dajt e Kashar. • Por Gjirokastra dhe Shkodra duhet se kanë numërin “ideal”. Kjo edhe bazuar në diskutimet me qytetarëy. • Propozimet hasën kundërshtinë e bashkëkryetares socialiste të komisionit Anila Denaj. • Sipas saj, nuk u dha një përgjigje për çështjen e përfaqësimit, ndërsa shtoi se rajonet duhet të ndahen në bazë të një studimi. • Megjithatë vetë socialistët ende nuk kanë bërë propozim për ndarjen e re të vendit, të cilin do ta prezantojnë javën e ardhshme. • Deri më tani janë shprehur për shtimin e bashkive, por jo me numrin e opozitës.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

LIVE/ Nis mbledhja e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore

"Territorialja"/ Opozita kërkon të shtohen 33 bashki. 6 ose
Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka nisur pasditen e sotme. Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet kalendari i punimeve të Komisionit të Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore.

3 VITE ME PARE

Përfundon Komisioni për Territorialen, Denaj: Raporti i mazhorancës do jetë javën e ardhshme

"Territorialja"/ Opozita kërkon të shtohen 33 bashki. 6 ose
Anila Denaj

TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale" ka përfunduar mbledhjen e sotme me mbarimin e raportit të e ekspertëve të opozitës për reformën territoriale. Kryetarja e këtij komisioni Anila Denaj në përfundim të komisionit, u shpreh se javën e ardhshme do të jenë ekspertët e mazhorancës, të cilët do të dorëzojnë raportin e tyre për reformën territoriale.

"Sot kishim raportin e ekspertëve të opozitës, në fillim të javës tjetër do të kemi të mazhorancës. Ndërkohë që në përfundim të kësaj seance, sekretariati do të marr vendim për datën konkretë që të mundësojmë dy-tre seanca të tjera për debate," tha Denaj.

3 VITE ME PARE

Territorialja/ 'Kërcënon' Denaj: Më lini të flas ose anuloj Komisionin

"Territorialja"/ Opozita kërkon të shtohen 33 bashki. 6 ose
Dhuarata Çupi dhe Anila Denaj

TIRANË- Komisioni i Territoriales është shoqëruar ditën e sotme me debate mes dy kryetareve të Komisionit. Në momentin kur po fliste Anila Denaj, ndërhyri Dhurata Çupi. Mirëpo, kjo nuk u prit mirë nga Denaj e cila u shpreh se nëse do ndërpritej, do anulonte Komisionin. 

Anila Denaj: Më lini të flas ose do anuloj Komisionin

Dhurata Çupi: E mirë anuloje

Denaj vijon më pas fjalën*

3 VITE ME PARE

Ndryshimet territoriale/ Alibeaj dhe deputetët e PD paraqesin propozimet finale (RAPORTI)

"Territorialja"/ Opozita kërkon të shtohen 33 bashki. 6 ose
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Grupi parlamentar i Deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeaj, kanë prezantuar ndryshimet në reformën territoriale. Alibeaj propozon që të rritet numri i Bashkive, nga 61 në 94. 

Me këto ndryshime, do të ketë dhe ulje të banorëve për njësi vendore, nga 75 mijë në 50 mijë. Me rritjen e numrit të bashkive, rritet edhe numri i këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin.

DISA NGA PROPOZIMET:

-Nga 61 bashki që është sot, shkon në 94 bashki

-Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore

-Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore

-Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë. Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114

-Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.

PROPOZIMET:

QARKU BERAT (SHTOHEN 2 BASHKI)

1-  Bashkia Shpirag
2-  Bashkia Otllak

QARKU DIBËR (SHTOHEN 4 BASHKI)

3-  Bashkia Maqellarë
4-  Bashkia Kastriot
5-   Bashkia Lurë
6-   Bashkia Shupenzë

QARKU DURRËS (SHTOHEN 2 BASHKI)

7-            Bashkia Sukth

8-            Bashkia Fushë-Krujë

QARKU ELBASAN (SHTOHEN 3 BASHKI)

9-            Bashkia Shpat

10-          Bashkia Bradashesh

11-          Bashkia Lunik

QARKU FIER (SHTOHEN 4 BASHKI)

12-          Bashkia Levan

13-          Bashkia Dushk

14-          Bashkia Ardenicë

15-          Bashkia Fratar

QARKU KORÇË (SHTOHEN 5 BASHKI)

16-          Bashkia Voskopojë

17-          Bashkia Leskovik

18-          Bashkia Drenovë

19-          Bashkia Pojan

20-          Bashkia Starovë

QARKU KUKËS (SHTOHEN 2 BASHKI)

21-          Bashkia Shishtavec

22-          Bashkia Bicaj

QARKU LEZHË (SHTOHEN 4 BASHKI)

23-          Bashkia Bregu I Matës

24-          Bashkia Orosh

25-          Bashkia Zadrimë

26-          Bashkia Milot

BASHKIA TIRANË (SHTOHEN 3 BASHKI)

27-          Bashkia Farkë

28-          Bashkia Kashar

29-          Bashkia Dajt

BASHKIA VLORË (SHTOHEN 4 BASHKI)

30-          Bashkia Kotë

31-          Bashkia Novoselë

32-          Bashkia Orikum

33-          Bashkia Ksamil

3 VITE ME PARE

Reforma Territoriale, Partia Demokratike prezanton dy opsionet për ndarjen e Rajoneve

"Territorialja"/ Opozita kërkon të shtohen 33 bashki. 6 ose
Agron Haxhimali

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme dy opsionet për ndarjen e rajoneve në kuadër të propozimit të draftit për Reformën e re Territoriale. Gjatë Komisionit të Reformës Territoriale, eksperti i PD-së, Agron Haxhimali bëri të ditur dy opsionet që propozohen nga partia. 

Dy opsionet e ndarjes së rajoneve:

Opsioni 1:  6 Rajone, Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.)

Opsioni 2: 3 rajone: Rajoni Adriatikut (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës) Rajoni Adriatiko-Jonian(Tiranë, Durrës Elbasan), Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë, Gjirokastër).

3 VITE ME PARE

Territorialja, raporti i Ekspertëve të Opozitës, japin PROPOZIME: Duam ministri për pushtetin vendor

"Territorialja"/ Opozita kërkon të shtohen 33 bashki. 6 ose
Agron Haxhimali

TIRANË- Ekspertët e opozitës po bëjnë prezantimin e raportit përfundimtar të propozimeve për ndryshime në Reformën Zgjedhore. Eksperti i Partisë Demokratike bëri prezantimin, Agron Haxhimali tha se duhet të hiqen qarqet dhe të bëhen 6 ose 3 rajone. Po ashtu, Haxhimali propozoi që të rikthehet një ministri për pushtetin vendor.

"Jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për reformën. Analizat janë të përpunuara nga unë. Së pari propozoj politika gjithëpërfshirëse që i kanë ndjekur edhe vendet e tjera që kanë bërë reforma të tilla. Një përmbledhje e këtij raporti na tregon që Shqipëria ka shanse të mëdha të rrisë efikasitetin e shërbimeve te qytetarët, të rrisë pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen, kjo arrihet me pak ndërhyrje. Krijimi i bashkive të reja rurale do të krijonte për këto zona mundësi më të mëdha, do kemi reduktim të pabarazisë mes zonave rurale dhe urbane. Një element I rëndësishëm është përmirësimi I demokracisë vendore përmes rritjes së përfaqësimit. Për nivelin e dytë të pushtetit vendor, skenari parë nga 12 qarqe në 6 qarqe të mëdha, që do I hiqet emri dhe të kalohet në emërimin rajon, dhe version dytë nga 12 qarqe në 3 rajone. Të ketë disa nivele qeverisjeje, duam ministri për pushtetin vendor. Bashkia e Tiranës të marrë një status të veçantë, pasi nuk është vetëm Bashki e kryeqytetit por e gjithë ShqipërisëNjë njësi e qeverisjes vendore të ndahet me një ose me më shumë. Jemi në zbatim të legjislacionit dhe e thotë fare qartë që këto gjëra mund të ndodhin. Nuk e fillojmë nga 0, kemi eksperiencë shumë të gjatë,"-tha ai ndër të tjera në fjalën e tij. 

vijon...

komisioni per territorialen reforma territoriale 2022 reforma zgjedhore 2022

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë