LIVE UPDATES
Politike

Inceneratori/ Berisha: Veliaj ka bërë presion vetë dhe me Velicën për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë e tij

Berisha shtoi se, Erion Veliaj është personi kryesor përgjegjës, pasi ky i fundit është autori i ndryshimit të strategjisë së mbetjeve në Tiranë nga metoda pa djegie në metodën me djegie.

12 Dhjetor 2023, 13:01 Nga I.A

Inceneratori/ Berisha: Veliaj ka bërë presion vetë dhe me

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Lefter Koka padiskutim është një hajdut i vogël në krahasim me Erion Veliajn, Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe rrethin e tyre ku ata bëjnë pjesë. Berisha tha se, Veliaj ka bërë presion vetë dhe me Velicën për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë e tij. Berisha shtoi se, Erion Veliaj është personi kryesor përgjegjës, pasi ky i fundit është autori i ndryshimit të strategjisë së mbetjeve në Tiranë nga metoda pa djegie në metodën me djegie.

"Mbrëmë ishte një natë në të cilën mediat e vendit, me përgjegjësi të plotë para publikut shqiptar dhe ndërkombëtar, faktuan në mënyrën më të pakundërshtueshme se të amnistuarit e SKAP-it të partisë janë njëkohësisht autorët kryesorë ët vjedhjes të shekullit, konkretisht Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe natyrisht aksionerë të tjerë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mërtiri, Zoto dhe ndonjë tjetër. Mbrëmë mediat dështuan totalisht një përpjekje kriminale të SKAP-it të partisë për të paraqitur vjedhjen e shekullit si vepër të një grupi të Lefter Kokës dhe zyrtarëve përreth tij. Duke thënë këtë, theksoj se pa diskutim se Koka është një ladrino i vogël, një vjedhës i vogël në krahasim me Erion Veliajn, Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe enturazhin e tyre. Erion Veliaj është personi kryesor përgjegjës pasi është autori i ndryshimit të trajtimit të mbetjeve në Tiranë nga metoda pa djegie në metodën me djegie.

Pa këtë ndryshim, nuk do mund të flitej për djegës. Erion Veliaj është personi që me firmën e tij, siç faktojnë shkresat, që ai si kryetar bashkie i dërgon Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetajt, i del zot studimit të fizibilitetit për djegësin e Tiranës, studim që falsifikon me qëllime fitimi leverdisshmërinë e këtij djegësi. Erion Veliaj duke falsifikuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka dhënë garanci me firmën e tij pa mbledhur këshillin, për pagesën 92 milionë euro për djegësin e Tiranës, çka do të thotë se ai është padron i padiskutueshëm, por edhe një manipulues dhe falsifikator. Erion Veliaj, duke falsifikuar ka thënë garanci për Këshillin e Qarkut të Tiranës, dmth për bashkitë e të tjera të qarkut, se do paguajnë tarifën e kërkuar nga sipërmarrja. Erion Veliaj ka pasur në KVO dy përfaqësues, të cilët me guxim kanë deklaruar se Bashkia e Tiranës nuk ka mundësi të paguajë tarifat financiare për djegien e mbetjeve. Të dy ata janë në burg, kurse Erion Veliaj që ka mashtruar është i lirë.

Erion Veliaj ka bërë presion vetë dhe me Velicën ndaj anëtarëve e KVO për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë e tij. Erion Veliaj ka firmosur vetë faqe për faqe kontratën e djegësit të Tiranës, djegës i cili pas gjashtë vitesh, nuk ekziston.
Erion Veliaj ka firmosur vetë të gjitha përgjigjet e letrave të Damian Gjiknurit dhe Belinda Ballukut mbi përgjegjësinë e tij direkte për mbikëqyrjen e punimeve në djegësin e Tiranës, që nuk ekziston. Erion Veliaj është përgjegjës direkt për pushtimin me dhera të mëse 150 mijë metër katror, pa asnjë lloj shpronësimi nga askush të djegësit të Tiranës. Erion Veliaj ka përdorur një seri mekanizmash për vjedhjen e shekullit, që do jenë objekt i konferencave të mëvonshme," tha Berisha.

sali berisha lefter koka erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet