LIVE UPDATES
Politike

"Do bëhet qendra më e madhe digjitale në Ballkan"/ Analiza: Si mashtroi Veliaj për Piramidën e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ethet e fushatës për mandatin e tretë, e përshkroi Piramidën si një hapësirë inovative dhe tërheqëse për teknologjinë.Verifikimi tregoi se përveç qendrës “TUMO”, shumica e hapësirave janë të zëna nga bare, restorante dhe shërbime të tjera, ndërsa ekspertë të teknologjisë argumentojnë pse Piramida sot është shumë larg të qenit një qendër inovacioni.

25 Maj 2024, 16:02 Nga B.Z
"Do bëhet qendra më e madhe digjitale në Ballkan"/
Erion Veliaj

TIRANË - Në 11 maj 2023, Piramida e Tiranës u përurua me një premtim të madh: të bëhej qendra më e madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ethet e fushatës për mandatin e tretë, e përshkroi Piramidën si një hapësirë inovative dhe tërheqëse për teknologjinë. Një vit pas këtij premtimi, Faktoje monitoroi aktivitetet dhe shërbimet e ofruara në Piramidë, nëse e përmbushin misionin e artikuluar nga Veliaj.

Verifikimi tregoi se përveç qendrës “TUMO”, shumica e hapësirave janë të zëna nga bare, restorante dhe shërbime të tjera, ndërsa ekspertë të teknologjisë argumentojnë pse Piramida sot është shumë larg të qenit një qendër inovacioni. Në 11 maj 2023, Edi Rama dhe Erion Veliaj e mbyllën fushatën elektorale për Tiranën me përurimin e Piramidës së transformuar.

Nën një spektakël dritash, entuziazmi i kryebashkiakut të Tiranës që kërkonte një mandat të tretë, përfshiu edhe këtë deklaratë:

“Sot ne nuk hapim vetëm një ndërtesë, një stoli, apo një pikë observimi dhe një vend për t’u “instagramuar”, por hapim njëkohësisht dhe qendrën më të madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”.

Një vit pas kësaj deklarate Faktoje monitoroi në terren shërbimet dhe aktivitetin që zhvillohet te Piramida.   E vetmja qendër që ofron shërbime digjitale në fushën e programimit dhe kodimit për të rinjtë është “TUMO”, e cila më përpara i ofronte kurset pranë Stadiumit “Air Albania” dhe më pas u zhvendos në Piramidë. Në këtë strukturë, nuk ka asnjë njësi tjetër që ofron shërbime të ngjashme.

Një prej kubave shumëngjyrësh në pjesën e jashtme të Piramidës i është dhënë kompanisë “Alba Game”. Edhe pse e specializuar në lojëra dhe pajisje digjitale, kjo njësi shërben vetëm për shitje produktesh teknologjike, dhe jo për kualifikimin e të rinjve. Zyra pranë Piramidës kanë marrë ambasada amerikane dhe ajo franceze, për të ofruar njohuri për të rinjtë që duan të studiojnë në këto vende, por fokusi i tyre, bazuar mbi qëllimet e shpallura gjatë promovimeve, nuk është edukimi digjital. Një ambient i jashtëm i është dedikuar edhe Kolegjit Evropian, një investim i BE-së për të rinjtë e Ballkanit në fushën e arsimit në nivel master, edhe ky i palidhur me aftësimin teknologjik.

Zyra pranë Piramidës ka përfituar përmes qerasë, një bankë e nivelit të dytë (Intesa Sanpaulo) dhe kompania e sigurimeve, Sigal. Ne verifikuam të gjitha shërbimet që ofrohen nga subjektet që operojnë tek Piramida, por edhe ato nuk ofrojnë kurse apo trajnime të posaçme për të rinjtë, por vetëm aktivitet tregtar. 11 ambiente janë vënë në funksion të subjekteve private, si bare, restorante, apo dyqane suveniresh. Nga verifikimi rezultojnë marka të njohura në tregun vendas të këtyre shërbimeve, si: Mulliri, Mon Cheri, apo baret me emrat Sentea, Soma,  Dev8, Tonys dhe Papas.

Atyre iu bashkohen edhe restorantet e pastave: Pastaria dhe Banas, kurse brenda në Piramidë ka edhe një dyqan suveniresh. Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) që bashkë-menaxhon këtë godinë me Bashkinë Tiranë, i ka dhënë një zyrë brenda në Piramidë edhe organizatës jo qeveritare rinore të krijuar prej vetë fondacionit, të quajtur Junior Achievement Albania.

Zyra me shërbime mikse në Piramidë:

1.Banka Intesa Sanpaulo
2.Kompania e Sigurimeve, Sigal
3.OJQ, Junior Achievement Albania (Pjesë e AADF)
4.Zyra e Kolegji Evropian
5.Klubi Francez
6.Zyra e SHBA për edukimin
7.Dyqan Alba Game

A ndryshoi TUMO kur shkoi në Piramidë?

Bashkia Tiranë u pyet për zhvillimet në Piramidë gjatë këtij viti, por ajo i shmangu përgjigjet konkrete me argumentin se kjo strukturë tashmë menaxhohet nga një OJF, e quajtur “Qendra Piramida”, të cilës Bashkia Tiranë i ka dhënë në huapërdorje pasurinë. Shqipe Berisha, menaxherja e qendrës “Tumo”, e kontaktuar përmes telefonit u shpreh e kënaqur për zhvendosjen e “Tumo”-s në Piramidë.

Sipas saj, “Piramida tërheq më shumë vëmendje dhe e bën më të lehtë për të rinjtë dhe familjet e tyre të kenë informacion dhe interes për programet e ofruara nga “Tumo””.

E pyetur për Faktoje se çfarë ofron më shumë qendra tani në Piramidë, menaxherja Berisha tha se janë shtuar dy disiplina të reja për të rinjtë.

“TUMO Tirana, në hapjen e saj në vitin 2020, ofronte 8 disiplina: Modelim 3D, Robotikë, Dizajn Grafik, Animacion, Programim, Zhvillim Lojërash, Muzikë dhe Prodhim Filmash. Me zhvendosjen në Piramidë, u bë e mundur shtimi i dy disiplinave të reja: Fotografia dhe Vizatimi”,-tha Berisha.

Sipas ekspertit të teknologjisë, Besmir Semanaj, ajo që ofron sot Piramida nuk ka asnjë ndryshim me klubet që mund të krijojë një gjimnaz në Amerikë apo në BE pas mësimit.

Këto qendra teknologjike duhet të komercializohen, por jo në kuptimin shqiptar të kësaj fjale, që e ka kthyer sot Piramidën në qendër biznesi. Në qendra të ngjashme në Amerikë apo BE nuk gjen dot asnjë kafe të vetme, e këtu ndodh e kundërta. Sfidoj çdo politikan që reklamon këtë qendër, të gjejë një të ngjashme në Ballkan apo Europë që ka një numër të madh kafesh e restorantesh në një sipërfaqe të tillë dedikuar inovacionit”,-tha Semanaj për Faktoje.

Edhe për ekspertin tjetër Gentian Progni, një qendër kursesh më shumë, nuk është një vlerë e shtuar për sa kohë në vend operojnë qindra të tilla.

Paradoksi më i madh është se kanë dhënë miliona euro për qendra kursesh, inovacioni e start up-e, por nuk kanë deri më tani asnjë histori suksesi, asnjë të vetme, e kjo tregon shumë për fasadën”, – tha Progni për Faktoje.

Prof. Ndriçim Mehmeti, një hartues i politikave arsimore, tha për Faktoje se sot Piramida nuk i ngjan në asnjë element qendrës apo parkut të lirë të teknologjisë për të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës.

“Është e dhimbshme, zhgënjyese dhe plot dritëhije të korrupsionit, sikundër ka ndodhur edhe me prona të tjera publike që janë nisur në shërbim të komunitetit dhe kanë përfunduar në shërbim të bizneseve private”,-tha Mehmeti.

Ende të etur për bare

Bashkia Tiranë refuzoi të informojë mbi baret që janë vendosur në Piramidë dhe se si janë përzgjedhur ato, duke thënë se “Qendra Piramida”, nuk është një autoritet publik, për këtë arsye çdo subjekt i interesuar duhet t’i drejtohet drejtpërdrejt qendrës për t’u informuar në detaje”.

“Pushtimi” i Piramidës nga të paktën 11 njësi tregtare ka shkaktuar reagimin e shoqërisë civile.

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare thotë se “bashkë me 1.6 milione Euro shkuan dëm premtimet, dhe ëndrrat të gjitha u reduktuan në “Bar-Kafe”.

“Për fatin e keq të të gjithëve, me këtë qasje, vendi ynë do të vazhdojë të mbajë rekordin e vendosur në 2018 ku për herë të parë u rendit në vendin e parë në botë për numrin e Bar Kafeve në raport me popullsinë edhe për këtë, politikëbërësit nuk shqetësohen, por janë gati të lëshojnë edhe objektet arsimore me qira për Bar- Kafe”, – tha Qiraxhi për Faktoje.

Bare, restorante, dyqane: 11 njësi

1.Mulliri
2.Mon Cheri
3.Banas
4.Dyqan suveniresh
5.Bar Sentea
6.Bar Soma
7.Bar Dev8
8.Bar Tonys
9.Pastaria
10.Bar Papas
11.Bar në pjesën e brendshme

A është sot Piramida qendra më e madhe digjitale në rajon?

Ditën e hapjes së Piramidës, Veliaj e cilësoi atë si “qendrën më të madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”.

Siç u pohua nga vetë menaxherja e të vetmes hapësirë teknologjike në Piramidë, Tumos, aktualisht  qendra frekuentohet çdo javë nga 1680 nxënës të Tiranës, të moshës nga 12-18 vjeç.

Fëmijët e tjerë të Shqipërisë nuk kanë mundur të frekuentojnë kurset.  

Kemi pasur fëmijë nga Elbasani, Thumana dhe Durrësi. Rreth 20 gjithsej”,-tha Shqipe Berisha për Faktoje.

Ajo konfirmoi se kaq është rrezja e veprimit të Tumo-s, duke nënvizuar se në qendër nuk kishte marrë leksione asnjë i ri i ardhur nga vendet e tjera të rajonit.

“Jo, për shkak se TUMO ofron mësim pas shkolle dhe është e dedikuar për të rinjtë nga mosha 12-18 vjeç. Megjithatë, në Piramidë do të hapen së shpejti qendra të tjera të edukimit teknologjik, për studentë mbi 18 vjeç që do të mund të mirëpresin studentë nga vende të tjera,”-tha drejtuesja e TUMO-s.

Anxhelo Lushka, një programues i interesuar për zhvillimet brenda Piramidës, pohon: “Fatkeqësisht, nuk e konsideroj Piramidën qendrën teknologjike që u premtua, pasi nga vëzhgimet që kam bërë, nuk kam parë asnjë entitet që lidhet me botën e teknologjisë/digjitalizimin apo inovacionin që të shfrytëzojë ambientet e Piramidës”.

Gentian Progni, i cili e deklaron veten një grup interesi, sepse zotëron një kompani në atë fushë, thotë se Piramida nuk ka fare lidhje me atë që u premtua.

“Aty është një qendër biznesi, ku kostot për të pasur një zyrë apo një ambient janë shumë herë më të larta se kudo në Tiranë”,-tha Progni për Faktoje duke sjellë si shembull të një historie suksesi qendrën ICT në Kosovë.

 “Drejtuesi i tyre ka hyrë në 40 personat më të rëndësishëm për influencimin e teknologjisë në botë, sipas Forbes. Nuk duhet të shpikim rrotën, mjaft ta shohim si diçka në shërbim të të rinjve, dhe jo në diçka fitimprurëse siç është bërë sot”,-tha Progni.

Besmir Semanaj vë theksin tek thithja e investitorëve pranë qendrave të tilla për të nxitur kërkimin dhe zhvillimin.

Një qendër teknologjike duhet të ketë ndërtesë dhe pajisje moderne. Qendra duhet të ofrojë konsulencë ligjore për ata që ndërtojnë start-up aty. Duhet të ofrohen trajnime të vazhdueshme, falas apo më lirë se në tregun e hapur.  Duhet të ketë evente dhe konferenca të përditshme. Duhet të ndërtohet një komunitet i fokusuar në këtë sferë”,-thekson eksperti Semanaj.

Hartuesi i politikave arsimore Ndriçim Mehmeti, vlerëson se Bashkia duhet të bashkëpunonte me ministritë, por edhe me fakultetet e teknologjisë publike apo private. “Fakti se deklaron që ka një qendër me këtë emër, nuk  justifikon një investim dhe sipërmarrje kaq të kushtueshme,”-tha Mehmeti për Faktoje.

Përfundim

Bazuar në verifikimet në terren, të dhënat zyrtare të ofruara dhe nga vlerësimet e ekspertëve, deklaratën e kryetarit të bashkisë Tiranë se Piramida është qendra më e madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, e kategorizojmë si të pavërtetë.

Marrë nga Faktoje

erion veliaj piramida e tiranes

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë