LIVE UPDATES
Politike

"Çdo demokraci përballet me sfida", Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës! Marrëveshja për formimin e një qeverie funksionale është hapi i parë i domosdoshëm

Serwer theksoi se ky ngërç dëmton imazhin e Kosovës si një histori suksesi e demokracisë në Ballkan, pasi vendi mbetet pa qeveri funksionale.

31 Gusht 2025, 20:27 Nga N.F
"Çdo demokraci përballet me sfida", Serwer:
Foto

KOSOVË- Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer së fundmi ka zhvilluar një intervistë për mediat në Kosovë ku ka folur lidhur me ngërçin politik në të cilën ndodhet vendi prej disa muajsh. Serwer gjatë fjalës së tij u shpreh se ngërçi politik në vend ka ardhur nga një mosmarrëveshje tipike për sistemet parlamentare. Sipas tij Kushtetuta nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj.

Ai shtoi se për Kosovën është një pengesë serioze të mos ketë një Qeveri plotësisht funksionale dhe të fuqizuar. Serwer theksoi se ky ngërç dëmton imazhin e Kosovës si një histori suksesi e demokracisë në Ballkan, pasi vendi mbetet pa qeveri funksionale.

Në lidhje me reagimet e aleatëve perëndimorë, Serwer u shpreh se SHBA dhe BE e shohin këtë krizë si sfidë të përkohshme, jo si problem afatgjatë. Ai u bëri thirrje liderëve politikë që të arrijnë një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, duke kujtuar se demokracia është proces afatgjatë.

Intervista e plotë: 

Si e interpretoni situatën aktuale në Parlamentin e Kosovës – është thjesht një mosmarrëveshje rutinë politike apo reflekton dobësi më të thella institucionale?

Serwer: Kjo është një lloj mosmarrëveshjeje që haset shpesh në sistemet parlamentare. Megjithatë, kushtetuta e Kosovës nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj.

Në çfarë mase kjo krizë ndikon në besimin e qytetarëve te demokracia dhe institucionet e shtetit?

Serwer: E vlerësoni ju më mirë se unë nëse qytetarët janë realisht të shqetësuar. Nga jashtë, duket se shoqëria vazhdon të funksionojë normalisht.

Kosova shpesh është përshkruar si një “histori suksesi e demokracisë” në Ballkan. A rrezikojnë ngërçet e përsëritura politike ta dëmtojnë këtë imazh?

Serwer: Pa dyshim, po. Për Kosovën është një pengesë serioze të mos ketë një qeveri plotësisht funksionale dhe të fuqizuar.

Cilat mund të jenë pasojat për stabilitetin e brendshëm të Kosovës nëse kriza vazhdon e pazgjidhur?

Serwer: Nuk pres paqëndrueshmëri të brendshme si pasojë e saj.

Si ndikon kjo krizë parlamentare në pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë – a e dobëson apo e forcon qëndrimin e saj?

Serwer: Dialogu, në fakt, është i pezulluar – jo vetëm për shkak të situatës në Kosovë, por edhe sepse Serbia nuk ka treguar gatishmëri për të zbatuar marrëveshjet e arritura më herët. Në këtë kuptim, kriza e dobëson Kosovën në përgjithësi.

A ka gjasa që Serbia ta shfrytëzojë këtë moment të mosmarrëveshjeve të brendshme në Kosovë për të avancuar agjendën e saj diplomatike?

Serwer: Beogradi me gjasë do të tentojë. Megjithatë, gjendja e brendshme në Serbi është më pak stabile dhe më pak demokratike sesa ajo në Kosovë.

Si pritet ta interpretojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian këtë ngërç – si një sfidë të përkohshme apo si shenjë të problemeve afatgjata?

Serwer: Unë nuk mendoj se kjo është pasqyrim i problemeve më të thella dhe afatgjata. Kosova ka pasur rotacion të pushtetit në mënyrë të përsëritur pa këtë lloj bllokade, e cila kësaj here është krijuar nga një rezultat zgjedhor i paqartë dhe politikanë kokëfortë.

A mund të ndikojë kjo situatë në përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe marrëdhëniet me aleatët perëndimorë?

Serwer: Kosova nuk mund të bëjë përparim politik pa një qeveri të plotësisht funksionale. Përgatitjet për NATO dhe BE mund të vazhdojnë, por pa legjislacion të miratuar, shumë pjesë të acquis communautaire nuk mund të zbatohen.

Cilat do të ishin hapat më urgjentë që liderët politikë duhet të ndërmarrin për të rikthyer funksionalitetin dhe besimin në institucione?

Serwer: Ardhja në një marrëveshje për formimin e një qeverie funksionale dhe të fuqizuar është hapi i parë i domosdoshëm.

Duke parë përpara, a besoni se Kosova ka kapacitetin të forcojë kulturën e saj demokratike dhe të shmangë kriza të ngjashme në të ardhmen?

Serwer: Po. Demokracia nuk zhvillohet brenda natës, dhe çdo demokraci përballet me sfida. Edhe Shtetet e Bashkuara sot po përballen me disa sfida shumë serioze.

serwer

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj