LIVE UPDATES
Politike

PD thirrje sërish FBI-së dhe Kongresit të SHBA: Pa hetuar Edi Ramën, asnjë hetim për Sorosin nuk do jetë i plotë dhe i drejtë!

Sipas tij Rama dhe Sorosi janë janë armiqtë e Trump, të Amerikës dhe të Shqipërisë. Ai theksoi se ata janë miqtë e ngushtë të Edi Ramës dhe u dëshmua prania e tij në dasmat e të dyve.

30 Gusht 2025, 12:12 Nga N.F
PD thirrje sërish FBI-së dhe Kongresit të SHBA: Pa hetuar Edi
Foto

TIRANË- Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur lidhur me hetimet që ka kërkuar presidenti amerikan, Donald Trump ndaj George Sorosit dhe djalit të tij. Këlliçi është shprehur se nuk duhet kryer asnjë hetim ndaj Sorosit pasi sipas tij nuk do të jetë i plotë nësë nuk hetohet kryeministri Edi Rama.

Sipas tij Rama dhe Sorosi janë janë armiqtë e Trump, të Amerikës dhe të Shqipërisë. Ai theksoi se ata janë miqtë e ngushtë të Edi Ramës dhe u dëshmua prania e tij në dasmat e të dyve. Këlliçi shtoi se Partia Demokratike përsërit thirrjen publike drejtuar Kongresit Amerikan dhe FBI që, në fokusin e hetimeve për organizatën mafioze Soros të futet edhe Shqipëria.

"Të nderuar qytetarë, Edi Rama hesht si ‘fija e barit’, edhe pse kanë kaluar katër ditë që kur Presidenti Trump përcaktoi George dhe Alex Soros si ‘subjekte të ligjit RICO’, me të cilin në SHBA hetohen individët dhe organizatat e strukturura mafiozo-kriminale.

Nëse George dhe Alex janë armiqtë e Trump, të Amerikës dhe të Shqipërisë, ata ndërkohë janë miqtë e ngushtë të Edi Ramës, siç e dëshmon prania e tij në dasmat e të dyve. Pyetja që lind është se përse hesht Edi Rama? Përse nuk del të deklarojë publikisht miqësinë me Sorosët, siç bëri me mikun e tij tjetër Charles McGonigal, kur ky i fundit po hetohej në Amerikë?

Ne i dimë arsyet e heshtjes! Çdo shqiptar i di shumë mirë arsyet. Një hetim i pritshëm në SHBA për aktivitetet e Soros në Amerikë dhe në botë, do të përfshinte pa asnjë dyshim edhe Shqipërinë, laboratorin e preferuar të kësaj organizate famëkeqe. Ky hetim do të përfundonte drejtpërdrejtë te Edi Rama dhe zonjat Soros-Rama, Linda dhe Delina.

Kësaj radhe Rama hesht dhe nuk ka guximin t’u dalë në mbrojtje miqve të tij, siç bëri me mikun tjetër të dënuar në Amerikë, agjentin famoz Charles McGonigal. Sepse, kësaj radhe në Zyrën Ovale nuk është administrata e majtë Biden, kohë kur në Shtëpinë e Bardhë, Alex Soros hynte si në shtëpinë e vet, duke lobuar, ndër të tjera, edhe për pushtetin kriminal të mikut të tij në Tiranë, Edi Rama dhe kundër opozitës shqiptare.

Ja përse hesht Edi Rama! Partia Demokratike përsërit thirrjen publike drejtuar Kongresit Amerikan dhe FBI që, në fokusin e hetimeve për organizatën mafioze Soros të futet edhe Shqipëria, e cila u shndërrua në kopshtin eksperimental të George Soros.

Pa hetuar Edi Ramën, i cili familjarisht është përfitues kryesor abuziv i fondeve të takspaguesve amerikanë, dhe që e ka kthyer Shqipërinë në një ‘fermë kafshësh’ eksperimentale të Fondacionit Soros, asnjë hetim nuk mund të jetë i plotë dhe as i drejtë! Ju faleminderit," tha ai.

rama soros fbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë