LIVE UPDATES
Politike

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Manja nuk del nga linja e Ramës: Nuk po sulmohet askush, po luftohet kundër paligjshmërisë

Manja ka theksuar ashtu si kryeministri vetë se ky aksion nuk është një betejë e Ramës më qytetarët apo një betejë e qeverisë më drejtësinë. Ai thotë se kjo është betejë vetëm mes interesit publik dhe paligjshmërisë. 

30 Gusht 2025, 17:23 Nga r.ll
Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Manja nuk del nga linja e
ulsi manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.

Manja shprehet në postimin në rrjetet sociale, se ky aksion nuk ishte një "tekë vere" e kryeministrit Edi Rama por një "betejë vizioni" që lidhet me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministri thotë se në BE nuk shkohet me "shtet rrumpallë, por me shtet rregullash, institucione të përgjegjshme dhe sundim ligji". 

Ndërkohë, Manja ka theksuar ashtu si kryeministri vetë se ky aksion nuk është një betejë e Ramës më qytetarët apo një betejë e qeverisë më drejtësinë. Ai thotë se kjo është betejë vetëm mes interesit publik dhe paligjshmërisë. 

"Dhe në këtë betejë ai i ka ftuar të gjithë: prokurorinë, gjyqësorin, çdo qytetar që beson se nuk ka Shqipëri europiane mbi themelet e kaosit. Ai nuk po sulmon askënd; përkundrazi, po i thërret të gjithë në luftë kundër paligjshmërisë.", shprehet Manja ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË: 

Nga padrejtësia nuk lind e drejta: beteja për territorin dhe Shqipërinë europiane!

Që në momentin kur nisi prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, shumëkush mendoi se kjo ishte një tekë vere e Edi Ramës. Një lojë politike, një manovër për të tërhequr vëmendjen e publikut nga temat e ditës apo aktualiteti politik.

Por koha po tregon, dhe do të tregojë deri në fund, se nuk është as kështu e as ashtu. Kjo është një betejë vizioni. Një betejë që lidhet drejtpërdrejt me horizontin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.

Sepse është fare e thjeshtë. Dhe këtë më mirë se kushdo e dinë shqiptarët që jetojnë e punojnë prej dekadash në vendet e BE-së: në Europë nuk hyhet me ndërtime pa leje, me kioska dhe tenda metalike që zaptojnë hapësirën publike, që bllokojnë hyrjet e pallateve, me qoftehane mbi trotuarë, me tarraca pallatesh të kthyer në bahçe apo pemtore të paligjshme, me ndërtues që shesin tre herë të njëjtin apartament, me kasapë që therin bagëti pas dyqanit në mes të qytetit, me varreza makinash, me karburante të braktisura buzë çdo rruge kombëtare, me plehra që hidhen sa andej e këtej në çdo cep të Shqipërisë, pa pyetur fare për ndotje mjedisi apo prishje imazhi turizmi. Shkurt, në BE nuk shkohet me shtet rrumpallë, por me shtet rregullash, institucione të përgjegjshme dhe sundim ligji.

Prandaj të gjithë ata “vajtues publikë” që përpiqen ta paraqesin këtë operacion si një konflikt personal mes kryeministrit dhe qytetarëve, mes qeverisë dhe drejtësisë, apo si hakmarrje politike ndaj individëve e bizneseve, nuk bëjnë gjë tjetër veçse helmojnë publikun. Në fakt, ata janë tregtarët e paligjshmërisë, që duan të mbajnë gjallë kaosin, sepse vetëm aty gjejnë oksigjenin e tyre politik dhe ekonomik. E vërteta është krejt tjetër: në territor sot po ndeshen dy palë dhe vetëm dy — interesi publik dhe paligjshmëria e kthyer në mentalitet.

Në këtë betejë, Edi Rama ka mandat popullor për të qenë në krahun e së mirës së përbashkët. Dhe në këtë betejë ai i ka ftuar të gjithë: prokurorinë, gjyqësorin, çdo qytetar që beson se nuk ka Shqipëri europiane mbi themelet e kaosit. Ai nuk po sulmon askënd; përkundrazi, po i thërret të gjithë në luftë kundër paligjshmërisë. Sepse një ndërtim pa leje është i paligjshëm edhe në pronën tënde, jo më në tokën e përbashkët apo në pronën e tjetrit.

Si mundet, pra, që dikush që ngrihet në krah të ligjit të akuzohet si intimidues? Si mund të quhet cenim i drejtësisë kur thua thjesht: mos na pengoni të pastrojmë vendin nga ndërtimet pa leje dhe nga çdolloj paligjshmërie tjetër?

Që nga Roma e lashtë kemi trashëguar një postulat të hekurt: “Ex iniuria ius non oritur” – nga padrejtësia nuk lind e drejta. Dhe ky është thelbi: një gjë e paligjshme, një pronë e grabitur, një ndërtim pa leje, nuk mund të bëhet kurrë e ligjshme, kurrë jotja.

Prandaj, nëse ka përplasje sot, ajo nuk është Rama kundër drejtësisë, as Rama kundër qytetarëve, por e mira kundër së keqes. Dhe në këtë betejë, mandati i katërt është zotimi për të vendosur kontroll mbi territorin me çdo mjet ligjor, për t’i dhënë fund kaosit dhe ndotjes — jo vetëm në hapësirat publike, por edhe në mentalitetin e atyre që ende mendojnë se janë mbi ligjin.

Është e thjeshtë krejt!

Dhe sot, më shumë se kurrë, kjo nuk është vetëm beteja e qeverisë. Është beteja e çdo qytetari që do të jetojë në një vend normal, në një Shqipëri të qytetëruar, të barabartë me Europën. Kush mbron paligjshmërinë, mbron prapambetjen. Kush ngrihet për ligjin, ngrihet për të ardhmen. Shqipëria e 2030 nuk ndërtohet mbi rrumpallë, por mbi drejtësi, rregulla dhe respekt të interesit publik.

ulsi manja edi rama lirimi i hapesirave publike ndertimet pa leje

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës