LIVE UPDATES
Politike

"Do përcaktojmë status ligjor të veçantë për artistët"/ Berisha: Mbidyfishimi i buxhetit për kulturën dhe artin do jetë prioritet

Lideri i opozitës theksoi rëndësinë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, duke përmendur shembuj si Butrintin dhe Bylisin, të cilat janë objektiva të shkatërrimit.

21 Mars 2025, 11:56 Nga E. D
"Do përcaktojmë status ligjor të veçantë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në prezantimin e Programit të Qeverisjes 2025-2029 për Kulturën e cilësoi kryeministrin Edi Rama si një figurë shkatërruese për kulturën shqiptare. Lideri i opozitës theksoi rëndësinë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, duke përmendur shembuj si Butrintin dhe Bylisin, të cilat janë objektiva të shkatërrimit.

Berisha gjithashtu e përshkroi situatën e trashëgimisë kulturore si një kërcënim të madh, duke theksuar se këto vepra janë duke u trajtuar në mënyrë të papranueshme nga autoritetet. Ndër të tjera Berisha theksoi se mbidyfishimi i buxhetit për kulturën dhe artin dhe ristrukturimi i plotë i Ministrisë së Kulturës në funksion të degëve të artit dhe kulturës, mbrojtjes dhe zhvillimit të tyre, janë objektivat e tyre të pandryshueshme

"Pra, në çdo rrafsh, ky është njëlloj Neroni për kulturën shqiptare. Nuk ka më jetë kulturore në qytet. Në këtë qytet, janë vetëm agresioni hipersonik që u bëhet qytetarëve me diskoteka dhe ato mbushin të gjithë jetën artistike. Ky vend është vend shumë i çuditshëm. Duke qenë briri më perëndimor i gadishullit, të gjitha perandoritë e kanë lakmuar, e kanë pushtuar, kanë kaluar nëpër të, kanë lënë gjurmë. Kjo ka bërë që Shqipëria të jetë një nga vendet më të pasura në trashëgimi kulturore. Trashëgimi të veten, por edhe trashëgimi të perandorive, të qytetërimeve të tjera. Tani janë vërsulur edhe ndaj tyre.

Janë vërsulur ndaj Butrintit, janë vërsulur ndaj Bylisit, ndaj trashëgimive të tjera të çmuara dhe krahas tyre, ndaj mrekullive natyrore të këtij vendi. Pra, në qoftë se ka një gjë që kërcënohet në mënyrën më të fuqishme, është trashëgimia jonë kulturore. Arritjet më të mëdha në këtë fushë ishin pranimi i disa prej këtyre kryeveprave në regjistrin e trashëgimive të njerëzimit. Edhe ato trajtohen në kundërshtim me standardet e caktuara nga UNESCO për raste të tilla. PD konsideron emergjente këtë situatë dramatike në fushën e kulturës dhe arteve ndaj dhe garanton qytetarët shqiptarë, shkrimtarët, artistët, skulptorët, piktorët dhe të gjithë personalitetet e kulturës dhe artit se një ndryshim rrënjësor në vitin e parë të qeverisjes së saj do ndodhë në qëndrimin e shtetit dhe qeverisë ndaj arteve dhe kulturës.

Kultura është për ne çështje e identitetit kombëtar. Në këtë kontekst, gjallërimi dhe rikthimi në aktivitet i të gjitha institucioneve të kulturës në Tiranë dhe rrethe mbetet një përparësi absolute. Përcaktimi i një statusi ligjor të veçantë për artistët, shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës është një zotim tjetër i yni. Mbidyfishimi i buxhetit për kulturën dhe artin dhe ristrukturimi i plotë i Ministrisë së Kulturës në funksion të degëve të artit dhe kulturës, mbrojtjes dhe zhvillimit të tyre, janë objektivat tanë të pandryshueshëm. Miratimi i ligjit të sponsorizimit të artit dhe kulturës në mënyrë transparente nga bizneset është një tjetër zotimi i yni.

Ne do nxisim bizneset dhe biznesmenët të sponsorizojnë me transparencë duke ulur në proporcion taksat që i paguajnë shtetit. Bonuse për artin këto. Duhet transparencë. Artistët janë njerëzit më të ndjeshëm. Janë grindës të përjetshëm me pushtetin. Ne do bëjmë çdo gjë që ata të mbetën të tillë, se ndryshe ata nuk i shërbejnë dot interesit publik. Por misioni i tyre është interesi publik, ndaj dhe janë aset i paçmuar i shoqërisë dhe popullit," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet