LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do ta shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e Ramës", Berisha nga Brescia: Më 11 maji është fundi i qeverisë! LaCivita erdhi për të rikthyer PD-në në pushtet

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvillua pasditen e sotme një takim me emigrantët shqiptarë në Brescia. • Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se ky takim vjen dy ditë pas çeljes së fushatës elektorale dhe se ka përzgjedhur Brescian për të qenë qyteti i parë për të mbajtur takim. •  Ai theksoi se ky takim është takimi me sakrificën më fisnike të njeriut. • Berisha u kthye pas në kohë ku rikujtoi sakrificat e kaluar nga emigrantët në Itali. • Ai theksoi se emigrantët kapërcyen çdo vështirësi dhe se në pak vite u bënë pjesë jetike në ekonominë e Italisë. • Sipas tij emigrantët e provuan veten se janë shqiptarë të vërtetë duke kaluar çdo pengesë. • Berisha shtoi se PD ka kaluar një opozitë të gjatë dhe një proces rithemelimi të vështirë. • Berisha më tej theksoi se PD ka luftuar për 3 vite me radhë me qëllimet e kundërshtarëve për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë. • Kryedemokrati u shpreh se qeverisja e kryeministri Edi Rama njihet si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë. •  Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se çeljen e fushatës e bëri me persona të cilët i cilësoi si të shkretë dhe që janë që nga koha e PPSH-së. • Ai më tej u shpreh se socialistët e Tiranës e lanë Ramën në vetmi dhe se u treguan patriotë. • Sipas tij Rama u përpoq të mbuloj dështimin me valle. • Ai theksoi se programin e mbyllën me vallen e hajdutit por kjo sipas tij do të përfundojë më 11 maji. • Berisha, shprehu mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme të diasporës dhe vlerësoi përfshirjen e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit. •  Sipas tij Chris LaCivita nuk erdhi për para por zgjodhi Partinë Demokratike për ta rikthyer në pushtet. • Berisha theksoi se ardhja e tij në Shqipëri në shkurt shkaktoi shqetësim të madh në kampin qeveritar.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"5 vite pa taksa për ju", Berisha: Paketa e dhembshurisë do të kursejë remitancat tuaja, që ju të kurseni dhe të vini dhe investoni në Shqipëri

"Do ta shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e
Takimi

ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Brescia ka folur në lidhje me programin e tij PD-së. Berisha u shpreh se programi i "Shqipërisë Madhështore" do të shndërrohet në realitet në 4 vitet e para të qeverisjes. Sipas tij ky program parashikon rikthimin e emigrantëve dhe të investojnë në Shqipëri.

Berisha tha se paketa e dhembshurisë do të kursejë remitancat e emigrantëve dhe më pas mund ti investojnë në Shqipëri. Ai theksoi se nesë investojnë në Shqipëri do të jenë 5 vite pa taksa.

"Po këtë javë, dje ne paraqitëm programin e ‘Shqipërisë Madhështore’ programin të cilin ju garantoj se PD do ta shndërrojë në realitet në 4 vitet e para të qeverisjes së saj. Ky program buron nga shpirti juaj, buron nga zemra juaj, buron nga forca juaj, ky program ka ekspertizën më të lartë që mund të ketë pasur një program ndonjëherë. Ky program parashikon rikthimin tuaj, investimet tuaja në Shqipëri, ëndërrat tuaja në Shqipëri.

Ndaj dhe e nisim me paketën e dhembshurisë në mënyrë që ju, remitancat tuaja me të cilat keni shpëtuar familjet tuaja, keni shpëtuar ekonominë shqiptare, ti kurseni dhe të vini të investoni 5 vite pa taksa. 200 euro do të jetë minimumi jetik. 500 euro do të jetë rroga minimale.
1200 euro do të jetë rroga mesatare. 5 vite pa taksa për ju. Pjesëtim disa herë i taksës së pronës për ju, shkolla për fëmijët tuaj kudo që jeni.

Kombi do të shkrihet në një. Të drejta politike me ligj dhe statut për të përfaqësuar diasporën në proporcion në gjitha institucionet e vendit. ‘Made in Albania’ projekti i Shqipërisë. Shqipëria prodhuese, prodhim, prodhim dhe vetëm prodhim. Prodhimi është punësim. Prodhimi është mirëqenie. Prodhimi është rrogë e lartë," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha nga Italia: Chris LaCivita erdhi për të rikthyer PD-në në pushtet, jo për para...

"Do ta shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e
Sali Berisha me Chris LaCivita

Itali - Në një takim të ngrohtë me emigrantët shqiptarë në Breshia, Itali, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme të diasporës dhe vlerësoi përfshirjen e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

“Chris LaCivita nuk erdhi për para. Ai kishte oferta më të mëdha nga opozita të tjera, por zgjodhi Partinë Demokratike dhe kauzën tonë. Ai erdhi për të rikthyer PD-në në pushtet,” deklaroi Berisha.

Duke e cilësuar LaCivitën si “bashkëarkitektin e fitores historike të Donald Trump”, Berisha theksoi se ardhja e tij në Shqipëri në shkurt shkaktoi shqetësim të madh në kampin qeveritar: “Edi Rama i ra tavolinës me grushte. Vetëm sa nuk i ra me kokë.”

Berisha vlerësoi zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare, duke përmendur se "këtë javë në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të Parlamentit Europian, u mbajt një seancë e posaçme për Shqipërinë, ku u denoncuan:

Dhunimi i zgjedhjeve të kaluara,
Dhuna ndaj opozitës,
Përqendrimi i pushtetit në duart e një njeriu,
Shkrirja e shtetit me krimin.
“Europa ka kthyer sytë nga 11 maji, nga vota juaj dhe fitorja që po afron,” u shpreh Berisha.

“Ju në Breshia ishit frymëzimi ynë. Ju e nisët entuziazmin e kësaj fushate. Ishit ju që i dhatë zemër, shpirt dhe shpresë shqiptarëve. Kurrë më parë nuk është parë një mobilizim i tillë si në sheshin ‘Nënë Tereza’, në hapjen e fushatës.”

Berisha përfundoi fjalimin duke e cilësuar PD-në si forcën e ringritjes dhe të idealeve të vërteta demokratike, e cila po përgatitet për një fitore të madhe më 11 maj: “Ne do të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura dhe narkoshteti i vetëm në Europë.”

1 VITE ME PARE

"U përpoq të mbulojë dështimin me valle", Berisha ironizon çeljen e fushatës së PS-së: U tundi shqiptarëve pasaportën europiane, 11 maji është fundi i tyre

"Do ta shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e
Berisha

ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Brescia ka folur në lidhje me çeljen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se çeljen e fushatës e bëri me persona të cilët i cilësoi si të shkretë dhe që janë që nga koha e PPSH-së.

Ai më tej u shpreh se socialistët e Tiranës e lanë Ramën në vetmi dhe se u treguan patriotë. Sipas tij Rama u përpoq të mbuloj dështimin me valle. Ai theksoi se programin e mbyllën me vallen e hajdutit por kjo sipas tij do të përfundojë më 11 maji. 

"Të dashur miq! Dje Toto Rino i Shqipërisë, paraqiti programin. Ai hapi fushatën më të shkretë që ka hapur ndonjëherë ajo parti, që nga koha e Partisë së Punës, gjer sot. Dua të falënderoj në emër tuaj, socialistët e Tiranës dhe qytetarët e Tiranës. Të falënderoj punonjësit e administratës që e lanë atë në vetminë më të madhe. Jeni treguar patriotë, ju garantoj se programi ynë është program për të gjithë shqiptarët.

Ai u përpoq të mbulojë dështimin me vallen e ministreshave të tij, të stolisura sikur të ishin sulltanesha të Zululandit me aksesorë e xhingla mingla nga më të kushtueshmet. Shifni vetë.
Në të gjithë fjalën e tij, fjala qytetar nuk ekziston. Hallet e qytetarëve nuk ekzistojnë. E mbyllën programin me vallen e hajdutit duke u thënë shqiptarëve, se u kemi vjedhur dhe do tu vjedhim dhe u them unë sot, 11 maji po vjen, është fundi juaj, ligji ju pret. Të dashur miq! U tundi dje shqiptarëve dje dhe sot, pasaportën evropiane.

Pasaporta evropiane e Edi Ramës ka fytyrën e Taulant Ballës, ka fytyrën e tij, ka fytyrën e Erion Veliajt, fytyrën e Lefter Kokës, fytyrën e Irgys Çyrbes, ka fytyrën e Safet Bajrit, ka fytyrën e Suel Çelës, ka fytyrën e bandave, e hajdutëve më të mëdhej në Europë. Pasaporta e tij është mashtrimi i fundit që nuk shqiptar që e beson. Mos harroni kurrë se në këto 10 vite, 1 mln shqiptarë morën pasaportën Europiane, por vetëm duke u larguar nga Edi Rama dhe Shqipëria. Ndaj dhe ti japim atij përgjigjen që meriton me 11 maj. Ju bëj thirrje ju që jeni në këtë sallë, të gjithë qytetarëve shqiptarë në Itali dhe kudo që janë, të ulen të bisedojnë me çdo shqiptar që është regjistruar për të votuar, të votojnë ndryshimin, të votojnë rotacionin, të votojnë 1-shin. Ne jemi 1-shat. (Noi siamo uno) Është numri i diellit! Është numri i fitimtarëve, Është numri i atdhetarëve, Është numri i shqiptarëve, Është numri juaj, Është numri i fatit të Shqipërisë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore! on," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"Do shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e Edi Ramës", Berisha: U ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë! Forza Italia na qëndruan pranë, vazhduan traditën e Berluscionit

"Do ta shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e
Berisha

ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para emigrantëvë shqiptarë në Brescia është shprehur se PD ka kaluar një opozitë të gjatë dhe një proces rithemelimi të vështirë. Berisha më tej theksoi se PD ka luftuar për 3 vite me radhë me qëllimet e kundërshtarëve për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë.

Ai theksoi se qeverisja e kryeministri Edi Rama njihet si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë. Berisha falenderoi Forza Italia qëndruan me PD që mbështetën dhe vazhduan traditën e Silvio Berlusconi të cilin e quajti një mik të madh të shqiptarëve dhe Shqipërisë. 

"Të dashur miq! Nëse ka një forcë politike në Shqipëri që mishëron këto trajta shqiptare që ju mishëroni, kjo është Partia Demokratike. Vërtetë kaluam një opozitë të gjatë, kaluam një proces rithemelimi të vështirë, vërtetë u luftuar me egërsinë më të madhe 3 vite me radhë, me qëllimin më të lig për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë. Po ashtu si ju, ashtu si ju, si diaspora që fitoi çdo sfidë dhe ne kaluam çdo pengesë. Ne u ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë, mbrojtëm demokracinë, mbrojtëm interesin kombëtar dhe do të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e dytë.

Diktatura e Edi Ramës, tashmë botërisht i njohur si drejtues i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Por edhe në këto ditë të vështira, më të vështira, miqtë tanë italianë udhëheqës dhe drejtues të Forza Italia qëndruan me PD, na dhanë zemër, na mbështetën dhe vazhduan traditën e të pavdekshmit, italianit të madh Silvio Berlusconi që ishte miku më i madh i PD dhe jo vetëm, miku më i madh i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Miq, sot ne mbyllim një javë të jashtëzakonshme në historinë e opozitës. Një javë të rëndësishme për mbrojtjen e votës së shqiptarëve. Një javë që ka ofruar shqiptarët më afër se kurrë me fitoren në 11 maj. Unë vij tek ju me tre lajme shumë të mira nga kjo javë. Miq të mi, fasada ra. Së pari dua tu them se të hënën që kaloi u prita në Asamblenë Parlamente në Këshillin e Europës, tempullin e madh të demokracisë evropiane, në dy ndëgjesa, në dy grupet kryesore parlamentare kushtuar Shqipërisë dhe para një seri takimesh të veçanta përfshirë këtu, kryetarin e asamblesë së Këshillit të Europës dhe delegacione të vendeve anëtare, në të cilat unë isha zëri i shqiptarëve.

Paraqita narkodiktaturën e Edi Ramës. Njoha miqtë tanë në Europë se narkodiktatori për të marrë një mandat të 4-të arrestoi, burgosi liderët e tre partive kryesore opozitare. Për të marrë një mandat të 4-të licencoi mbjellje të reja të kanabisit. Për të marrë një mandat të 4-të ka aktivizuar bandat e krimit të organizuar në Shqipëri, në Dubai, në Aruba, kudo që janë. Por informova miqtë e mi europianë se përsëri ne do të fitojmë. Informova se nuk ka dhënë politike, nuk ka bandit dhe banda, nuk ka krim të asnjëlloji që mund të mposhtë shqiptarët në diasporë, në Itali dhe në botë. Se ata me 11 maj firmosin fundin e Edi Ramës, fundin e narkodiktaturës. Në këto takime, në këtë vizitë, gjeta atë që smund të ma priste mendja kurrë.

Gjeta që kreut të narkoshtetit shqiptar në Këshillin e Europës ja kishin anuluar darkën zyrtare që do të shtrohej për nder të tij, sepse ishte sjellë në mënyrë të padenjë në tempullin e demokracisë. Darka ju anulua sepse ai foli aty si nipi i xhelatit Spiro Koleka. Se ai foli aty sikur të ishte i biri i Muhamer Gadafit. Se ai foli aty si narkodiktator, por jo vetëm kaq, por kishte marrë bandit të cilët më pas i kërcënuan me qindra mesazhe, ata që i anuluan darkën. I marrë, mendoi se do të trembte Europën me banditë të tij. Kjo ishte historia e tij në Këshillin e Europës miqtë e mi," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Kjo fushatë është madhështore falë jush", Berisha në Brescia: Takimi me ju është takim me sakrificën më fisnike! Kapërcyet çdo pengesë dhe sot jeni më të lirë se kurrë

"Do ta shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e
Berisha

ITALI- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me emigrantët shqiptarë në Brescia. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se ky takim vjen dy ditë pas çeljes së fushatës elektorale dhe se ka përzgjedhur Brescian për të qenë qyteti i parë për të mbajtur takim. Ai theksoi se ky takim është takimi me sakrificën më fisnike të njeriut.

Berisha u kthye pas në kohë ku rikujtoj sakrificat e kaluar nga emigrantët në Itali. Ai theksoi se kapërcyen çdo vështirësi dhe se në pak vite u bënë pjesë jetike në ekonominë e Italisë. Sipas tij  emigrantët e provuan veten se janë shqiptarë të vërtetë duke kaluar çdo pengesë. 

"Të dashur bashkëatdhetare dhe bashkëatdhetarë të mi, të pranishëm në këtë sallë, në Breshia, në Itali dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet e mia më të përzemërta. Të dashur Bardhor, Edmir, organizatorë të këtij takimi të jashtëzakonshëm. Kandidate dhe kandidatë të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore të pranishëm në këtë sallë. I dashur Cris, i dashur Paul mirënjohjen më të pakufishme për praninë tuaj. I nderuar miku i shqiptarëve, përfaqësuesi i partisë aleate në të gjitha kohërat, Forza Italia, i nderuar Maurizio Cazargo, kryetar komisioni i dy dhomave në parlamentin Italian.

Mirënjohet më të madhe për praninë tuaj sot në këtë sallë. Ju falënderoj për këtë pritje madhështore, ju falënderoj për frymën e fitores që krijuat, ju shqiptarët e diasporës në këtë fushatë historike. Nderimet më të mëdha për të gjithë ju që shndërruat vitin 2025, në vitin tuaj, në vitin e Diasporës shqiptare. Në vitin e fitores shqiptare mbi diktaturën, krimit dhe vjedhjes së tyre, në vitin e shpëtimit të Shqipërisë. Miq, stacioni i parë që nisa pas startit epik të fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju, është Breshia, sepse kjo fushatë që kemi nisur është një fushatë madhështore, është shpresëdhënëse, falë jush, falë diasporës shqiptare, ndaj jam sot shumë i frymëzuar, shumë i nderuar të ndodhem midis jush. Sepse vetë historia juaj është burim frymëzimi. Ju jeni shqiptarët e sakrificave të mëdha, takimi me ju është takimi me sakrificën më fisnike të njeriut.

Por ju jeni shqiptarët e suksesit, e arritjeve të mëdha, sepse ju erdhët në Itali në këtë vend mik të Shqipërisë, si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Europë. Ju erdhët në Itali si njerëz para të panjohurave të mëdha, ashtu siç është udhëtimi i një emigranti dhe populli italian, Italia mike ju ofruan ju bujarinë, mikpritjen, njerëzinë e tyre. Ndaj dhe një falënderim i madh shkon për miqtë tuaj italianë, për kombin italian, Viva Italia. Këtu në Itali në qytetin e bukur të Breshias dhe kudo, ju e provuat veten shqiptarë të vërtetë. E them këtë sepse kapërcyet çdo vështirësi, tejkaluat çdo pengesë, arritët të ktheheni në qytetarë dinjitozë, njerëz punëtor, njerëz që e nisët jetën nga zero në këtë vend të bekuar. Në pak vite, u bëtë pjesë jetike në ekonominë e Italisë.

Si çdo popull emigrant u përballët me paragjykime, por ja ku jeni sot më të mirë, më të fortë, më të mirë se kurrë. Ju punuat me ndershmëri dhe me këtë punë ju fituar respekt dhe mirënjohje. Por ndonëse sot ju keni ndërtuar një jetë dinjitoze këtu në Breshia, ju kurrë nuk e harruat vendin tuaj, kurrë nuk e braktisët me shpirt dhe zemër atdheun tuaj, familjet tuaja. Ju e provuat veten shqiptarë të vërtetë, sepse të jesh shqiptarë do të thotë të kalosh çdo pengesë. Të jesh shqiptarë do të thotë të bësh të pamundurën të mundurën, dhe mbi të gjitha shqiptar të bën dashuria e pashuar për Shqipërinë, dheun tënd. Ja se pse takimi me ju është takimi më frymëzues, sepse është takim me sakrificën, me arritjen dhe suksesin, me shpirtin e pamposhtur shqiptar. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e emigrantëve shqiptarë kudo që janë," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Emigrantët jashtë vendit kanë një oportunitet për të ndryshuar të ardhmen e vendit", LaCivita në Brescia: Më 11 maji votoni numrin 1 për Berishën! Mund ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri

"Do ta shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e
LaCivita

ITALI- Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij para emigrantëvë shqiptarë në Brescia.  LaCivita u shpreh se pas 12 vitesh të qeverisjes së kryeministri Edi Rama vendi po përballet me një krizë të vërtetë.

Ai theksoi se emigrantët shqiptarë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë. LaCivita mori shembullin e presidentit amerikan, Donald Trump ku sipas tij ai bëri të votonte pjesën më të madhe të amerikanëve. Ai u bëri thirrje emigrantëve të votojnë numrin 1 që Shqipëria të bëhet e madhe përsëri.

"Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë. Po humb më të mirët dhe më të mençurit. Për mundësi dhe oportuniteti që sot Shqipëria nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vitet e fundit, Edi Rama dhe socialistët i kanë bërë këtë të pamundur. E vetmja rrugë që kjo të ndryshojë është të ngriheni dhe të gjithë të shkoni e të votoni. Shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë.

Çdo votë ka rëndësinë e vet, por sidomos ata që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ju jeni këtu për të vendosur për të ardhmen tuaj, por edhe të familjes tuaj. Por tani ju keni mundësi që të ndryshoni edhe të ardhmen e Shqipërisë. Në 2024 Donald Trump u bë president i SHBA-së, sepse solli për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve. Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, për numrin 1 për doktor Sali Berishën, ju do ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri. Faleminderit!" tha ai.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Berisha pritet me brohoritje nga emigrantët në Brescia, në krah të tij edhe Chris LaCivita

"Do ta shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e
Takimi

ITALI- Kryetari i PD, Sali Berisha ndodhet pasditen e së dielës në Breshia ku do po zhvillonnjë takim me emigrantët shqiptarë. Nga pamjet nga vendi i ngjarjes Berisha shihet i shoqëruar nga në drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita si dhe aleatët e PD, pjesë e koalicionit “Shqipëria Madhështore”.

Takimi ka nisur me ekzekutimin e dy himneve, shqiptare dhe italiane. Berisha u prit me brohoritje teksa emigrantët valëvizin flamurin e PD-së dhe Shqipërisë. Emigrantët gjithashtu kën bërë thirrje kundër kryeministri Edi Rama teksa thërrasin në sallë Rama ik. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotmë një takim me emigrantë shqiptarë në një qytet tjetër të Italisë në Milano.

berisha ne brescia

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje