LIVE UPDATES
Politike

"Do të bëjmë gjithçka të kthejmë kombin në moshën e rinisë!" Berisha në Tiranë: Lehtësira dhe subvencione për ata që kthehen në Shqipëri

Berisha tha se shkolla është zhytur në kaos, në inkopetencë ndërsa mësuesit të cilët janë dhe do jenë misionarë të dijes, janë të ç’orientuar nga patronazhistët.

25 Prill 2025, 19:28 Nga M.B

 

"Do të bëjmë gjithçka të kthejmë kombin
Sali Berisha

 

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim elektoral në nga degë numër 4 në Tiranë. Berisha premtoi sërisht se do të bëjnë gjithçka të kthejmë kombin në moshën e rinisë. Ai shtoi se nëse PD vjen në pushtet atëherë do të sigurojnë lehtësira dhe subvencione për ata që kthehen në Shqipëri. 

Gjithashtu Berisha tha se shkolla është zhytur në kaos, në inkopetencë ndërsa mësuesit të cilët janë dhe do jenë misionarë të dijes, janë të ç’orientuar nga patronazhistët. Sipas tij, mësuesit janë të diskriminuar nga portali një mësues për partinë dhe për këtë ai premtoi se gjithçka do të ndryshojë. 

"Të shkollohet asnjë mesatare nuk do të ketë. Të punësohet dhe qeveria do paguajë 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri të punësuar. Do paguajë të gjitha shpenzimet për trajnimin e tyre. Çdo çift i ri do të ketë një grand 30 mijë euro për të patuar çatinë mbi, për të paguar interesat e kredisë. Po do bëjmë gjithçka që këta qindra-mijëra të rinj që na ikën, 600 mijë kanë ikur në 10 vitet e fundit, të kthehen 5 vite pa asnjë taksë. Kredi të buta për strehim", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Më keq, apo njëlloj është situata e arsimit. Ju e morët vesh se si ramë në pikiatë në testin ndërkombëtar të cilësisë së arsimit. Ramë si asnjë vend tjetër në botë, ramë me 68 pikë. Një rënie e tmerrshme. Ramë, vendi i fundit në botë për mendimin kreativ të nxënësve tanë, sepse shkolla nuk është më ajo që duhet të jetë, votër e edukimit të fuqishëm, të mësimit të dijeve. Shkolla është zhytur në kaos, në inkopetencë. Mësuesit të cilët janë dhe do jenë misionarë të dijes, janë të ç’orientuar nga patronazhistët. Janë të diskriminuar nga portali një mësues për partinë. Gjithçka do të ndryshojë. Ne zotohemi para jush që mësuesit ti vendosim në piedestal. Nuk do ketë rrogë minimale ndën 1500 euro për mësuesin. Sikundër mjeku dhe infermieri do kenë dyfishim të rrogave. ‘Made in Albania’ është krenari jonë kombëtare. Ne do bëjmë gjithçka që në këtë vend të prodhohet, të prodhohet, të prodhohet.

Në mënyrë që shqiptarët të punësohen dhe të paguhen. Kjo është rruga. Ndaj dhe përgjysmojmë taksat për bizneset. Pjesëtojmë me 5 herë taksën mbi ndërtimet që kanë rritur çmimin e qirasë, baraz me Parisin dhe Mynihun. Po, e kanë bërë mollë të ndaluar apartamentin. Pjesëtojmë me 5 herë tarifën për sipërfaqen publike të biznesit. Bashkia do ketë kufirin tek thana, nuk do mund të vendosë bizneseve taksë më shumë se 1% se xhiro e tyre. Energjia do zbresë nga 18 në 6 lek. Pra frymëmarrje më e madhe, liri ekonomike më e madhe, iniciativë e lirë më e suksesshme. Dhe këtu ne qëndrojmë të vendosur për të ndryshuar me shpejtësi situatën e biznesit në Shqipëri. Miq, nuk kemi ne të ardhme çfarë do që të bëjmë, nëse të rinjtë nuk qëndrojnë në këtë vend. Në qoftë se ata nuk vendosin të ndërtojnë ëndërrën e tyre në këtë vend. Dhe përpjekja jonë do të jetë titanike që çdo i ri të ketë shansin të mbarojë shkollën e lartë.

Të shkollohet asnjë mesatare nuk do të ketë. Të punësohet dhe qeveria do paguajë 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri të punësuar. Do paguajë të gjitha shpenzimet për trajnimin e tyre. Çdo çift i ri do të ketë një grand 30 mijë euro për të patuar çatinë mbi, për të paguar interesat e kredisë. Po do bëjmë gjithçka që këta qindra-mijëra të rinj që na ikën, 600 mijë kanë ikur në 10 vitet e fundit, të kthehen 5 vite pa asnjë taksë. Kredi të buta për strehim. Do bëjmë gjithçka të kthejmë kombin në moshën e rinisë. Vetëm një komb që ruan dhe jeton në moshën e rinisë së tij, është komb me të ardhme. Për fat të keq këto 12 vite shqiptarët humbën me shpejtësi të rrufeshme moshën e tyre të rinisë. Por unë kam besim të madh tek Zoti, kam besim të madh tek qytetarët shqiptarë që ne do rikthejmë përsëri dhe do vendosim këtë komb në moshën e rinisë së tij.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet