All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“Do të zbërthej gënjeshtrat”/ Përballje me tone të larta mes Shehajt dhe Lapajt: Nuk mora para nga krimi, kompania më ka borxh…

Agron Shehaj pretendoi se ka dokumente se Lapaj është paguar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK si dhe ka ndërhyrë për nxjerrjen e një certifikatë pronësie në bregdet.

6 Shkurt 2025, 22:24 Nga N.F
“Do të zbërthej gënjeshtrat”/ Përballje me tone
shehaj, lapaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Përplasja mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe kreut të "Shqipëria Bëhet", Adritatik Lapaj ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme.

Debati mes tyre është zhvendosur në studion e “Top Story”, ku të dy janë përballur për të sqaruar akuzat për bashkëpunim me krimin, tek kompanitë e sekuestruara në SPAK dhe paralajmërimin për përballje në Gjykatë.

Agron Shehaj pretendoi se ka dokumente se Lapaj është paguar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK si dhe ka ndërhyrë për nxjerrjen e një certifikatë pronësie në bregdet. Këto u kundërshtuan nga Lapaj, i cili po ashtu tha se ka dokumente që vërtetojnë të kundërtën se nuk ka marrë para, madje ajo kompani i detyrohet atij për punën e bëtë si avokat.

Pjesë nga debati mes tyre:

Agron Shehaj: Mund të interpretohet si sulm. Unë kam folur për transparencën e partive, kujt i ka djegur, është fakt. Thash jo vetmë nuk financohet partia e Adritikut me 20, 50 euro 10 euro, por thash ka një dokument publik që tregon që Adriatiku ka marrë 45 mln lekë nga një kompani e cila po hetohet për pastrim parash e lidhur me një bandë. Diokumenti tregon që kjo kompani ka një borxh ndaj Adritaikut, kompani nën hetim nga SPAK. Më e rëndë është arsyeja pse i ka marrë këto para, sepse ka marrë përsipër, një marrëveshje për regjistrimin e një prone dhe për nxjerrjen e certifikatës së pronësisë për një tokë në bregdetë prej miliona eurosh. Është kontrata, dhe e treta që ështëe po ashtu publike, kjo pronë është kthyer nga gjykata e Sarandës ku vjehrri i Adriatikut ishte drejtues. Mbi financimin, Adriatiku është i zhytyr në pjesën më të errët të këtij sistemi. Fakt është që ka marrë para të pista.

Adriatik Lapaj: Për faktin që është hedhur një akuzë po vë një standard që politika se ka pasur. Nuk kam pasur asnjë ditë të vetme pushtet, kam guximin të vij këtu dhe përballem me qytetarët. Këta që kanë 30 vite nuk e kanë bërë kurrë. Unë nuk do doja të isha në këtë debat por kundër pushtetit të Edi Ramës. 8 muaj rresht kam shtrirë duart e bashkëpunimit për partitë e reja, edhe pse nuk janë të rinj në poltike. Kam marrë refuzime dhe sulme. Kam ardhur me dokumenta sot. Nuk e kam pasur të lehtë, të gjithë kemi familje.

Jam këtu të tregoj versionin tim. Është thënë që kam marrë lekë nga një kompani që zotërohet nga krimi. E para, ai dokument është publik apo i fshehtë? Kompania në fjalë ka bërë bilancet dhe del që i detyrohet avokatit Adriatik Lapa 4.5 mln lekë. Pra është një dokument i deklaruar në shtetit shqiptar. Këto janë në bazë të një kontrate. Tani te ai dokument thuhet që më detyrohen, dhe unë ende nuk i kam marrë. Kur krimi të jep, nuk i pret fatur dhe ngelen leket pa marrë ende sot. Është halli i im që duhet të vete në gjyq. Nuk i kam marrë, janë para që mi kanë borxh. I

Shehaj: Nuk mund të gënjejmë qytetarët. E kanë kapur kompaninë, janë në arrest e hetim për pastrim parasj

Lapaj: Kur e kan kapur? Zotëria është proceduar në muajin gusht, mua paratë duhet të më jepeshin që në 2023

Shehaj: Dokumenti tregon që ke akoma për të marrë, nuk do të thotë që s’ke marrë më para

Lapaj: Nuk kam marrë më përpara

Shehaj: Kapet në një detaj të parëndësishëm

Lapaj: Këto do i them në gjykatë

Shehaj: Fakti është që do merrje para të pista

Lapaj: Kompania në fjalë në 2022 kur është lidhur kontrata ime, nuk ka pasur asnjë problem me ligjin. Shehaj thotë ajo kompani është sekuestruar, unë deklaroj të kundën. Ky është dokumenti i nxjerrë sot nga QKB, sot kompania funksionon në treg

Shehaj: Ky është një teatër. A është administratori në burg?

Lapaj: Po në burg është, po ça më duhet mua?  Vimë te momenti i tretë. Prona e ka vendimin e 2014-tës, nga atëherë deri në 2022 që më ka ardhur mua familja, bandat nuk e linin ta regjistronin. Kjo pronë ka vendimin e datës 16.7.2024 kjo prona këtu. Ka një vendim apeli dhe ka një vendim përfundimtar 13.11.2015. Të treja këto nuk i kam bërë unë, familja ka pasur avokat tjetër

Shehaj: I ka bërë vjehrri yt seancat apo jo? Vjehrri yt ishte kryetar i gjykatës dhe ti shpëtove qytetarët nga bandat, e kupton ça tallje është kjo për qytetarët. Ka bërë seancat vjehrri apo jo

Lapaj: Zotëria ka pretenduar se këtë vendim e ka dhënë vjehrri im./ TCH

shehaj lapaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje