LIVE UPDATES
Politike

"Do t'u hiqen makinat", Berisha: Taksapaguesit shqiptarë nuk do të paguajnë më për naftën dhe shoferët e zv/ministrave dhe drejtorëve

Berisha theksoi sërish se vendosja e minimumit jetik 200 euro, rritja e pesnioneve dhe pagave do të bëhet pikërisht nga këto masa që ai lajmëroi në fjalim.

13 Tetor 2024, 20:10 Nga r.ll
"Do t'u hiqen makinat", Berisha: Taksapaguesit shqiptarë nuk
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në tubimin e mbrëmjes së sotme, u shpreh se taksapaguesit shqiptarë nuk do të paguajnë më për naftën dhe shoferët e zv/ministrave dhe drejtorëve. Sipas tij këtyre te fundit do t’u hiqen edhe makinat.

Berisha theksoi sërish se vendosja e minimumit jetik 200 euro, rritja e pesnioneve dhe pagave do të bëhet pikërisht nga këto masa që ai lajmëroi në fjalim.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të shkoj pak më tutje. Në llokmat e unazës që ndërtohen me 15 mln euro kilometrin. Kurrë nuk do të ndërtohet me çmim më të madh se 3 mln euro. Për çdo kilometër do të kursejmë 12 mln euro. Dhe për kilometra që kanë mbetur do të kursejmë 120 mln euro. O hajdutë, po keni turp e shtroni pyetjen se ku do të mirren. Ju do të ua marrim të gjitha, ju vidhni qytetarët o të paftyrë.

Janë 460 mln euro. Prisni. Vetëm veturat e zëvendësministrave, veturat e drejtorëve, veturat e ndërmarrjeve publike shpenzojnë në vit, sipas të dhënave të fundit, 60 mln euro naftë. Që të gjitha do u hiqen, do të jepet një bonus për litrat e naftës vajtje-ardhje, të shkojnë me taksi apo makinë personave, por makinë dhe shofer nuk do të paguajë kurrë më taksapaguesi shqiptar. U bënë tani, 520 mln.

Po ahengjet e administratës, e qeverisjes vendore, po ahengjet e ministrave, biftekë 1 mijë euro. Po dietat e tyre kur shkojnë dhe me pushime. Së bashku këto para xhepi të vjedhura, shkojnë së bashku 80 mln. Miqtë e mi, ja ku u bënë 600 mln euro. 600 mln euro, mbajini mend ju lutem. Unë mora vetëm këto rrugë këtu. Por po të shkojmë tek rrugë e tjera.

150 mln euro kanë parashikuar për zgjerimin e rrugës Bradashesh-Rrogozhinë. U garantoj ju se të paktën, minimumi 50 për qind është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Ajo rrugë për tu ndërtuar nga e para me 4 korsi do të ndërtohej pa asnjë vështirësi me 80 mln euro. Ndërsa për tu zgjeruar me të gjitha standardet për tu bërë me 4 korsi, ajo nuk kërkon më shumë se 60 mln euro. Ku do të shkojnë ato 90 mln të tjera. Ku do të shkojnë? Tek qytetarët, tek pensionistët, tek rrogëtarët.
Miq! Ju lutem.

A u bënë pra 690 mln euro. Më falni më shumë. Atëherë pra, kush thotë të vërtetën. Sali Berisha apo avoketërit e hajdutëve që kanë mbushur rrjetet sociale dhe gazetat, mediat e tyre se ku do ti gjejë ky paratë. Ja pra se ku janë paratë dhe janë paratë fiks në këtë buxhet. Dhe nuk hiqet asnjë kilometër rrugë nga ndërtimi, asnjë shkollë nga ndërtimi, asnjë spital nga ndërtimi. Por siç e patë ju, veç me rrugë e shpenzime u bënë 700 mln euro, të cilat teprojnë, shumë teprojnë mbi minimumin jetik 200 euro, mbi pensionin 200 euro, mbi bursën e studentëve, 200 euro.

Uluni me çdo shqiptar, uluni me çdo pensionist, uluni me çdo qytetar dhe u shpjegoni se ku do të mirren lekët për të vendosur pensionin minimal 200 euro, për të vendosur minimumin jetik 200 euro, për të vendosur rrogën minimale 500 euro. Po e them këtu para jush, solemnisht dhe haptas se të parët do të jenë ata që numërojnë kafshatën, do të jenë ata që sot marrin 40-50 euro si mbështetje, do të jenë pensionistë që marrin një pension mjerimi.  Do të jenë rrugëultit që kanë fëmijë për të mbajtur e nuk e mbyllin dot 15 ditëshin. Këta do të jenë të parët. Këta nuk do shohin dyqanet për të marrë me lista, këta nuk do të mendojnë më për kafshatën e gojës, këta nuk do të mendojnë më për ilaçet e tyre.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet