LIVE UPDATES
Politike

Dosja e SPAK për Ahmetajn, Tabaku i bën thirrje: Bashkëpuno me drejtësinë, t’i çojmë deri në fund hetimet

Tabaku nënvizoi puna e Komisionit të Inceneratorëve, që sipas saj ka bashkëpunuar me SPAK duke iu vënë në dispozicion pamje, fakte dhe dëshmi. 

11 Korrik 2023, 09:38 Nga A.B
Dosja e SPAK për Ahmetajn, Tabaku i bën thirrje: Bashkëpuno me
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku iu drejtua me një thirrje ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i cili është në qendër të mediave pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Përballë gazetarëve, Tabaku kërkoi që Ahmetaj të bashkëpunojë me drejtësinë, në mënyrë që të çohen deri në fund hetimet për inceneratorët. 

“Kam një thirrje për Ahmetajn, thirrja imë është bashkëpunoni me drejtësinë, SPAK, shqiptarët kanë nevojë që ti shkohet kësaj afere deri në fund”, tha Tabaku.

Më tej, ajo vuri theksin te puna e Komisionit të Inceneratorëve, që Tabakut ka bashkëpunuar me SPAK duke iu vënë në dispozicion pamje, fakte dhe dëshmi. 

DEKLARATA E PLOTË:

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë mblidhet për të trajtuar përmes Këshillit të Mandateve, mandatin e deputetit dhe ish Zv Kryeministrit, ish ministrit të Ekonomisë, ish Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Ashtu si komunikuar nga SPAK, një nga akuzat për të është Korrupsioni dhe fshehja e Pasurisë në lidhje me Aferën e djegësave, apo inceneratorëve si e njeh publiku gjerësisht.

Një lexim i kujdesshëm i kërkesës së publikuar tregon se si afera e tre inceneratorëve që janë instalacionet e korrupsionit në vendin tonë, dëshmon se si ish Zv Kryeministri sot akuzohet për përfitimet që ai ka marrë prej pronarëve të tyre. Së paku ato që janë provuar.

Që prej vitit 2017 kam denoncuar vijimësisht aferën e inceneratorëve, ku askush nuk i mendonte përmasat e këtij skandali.

Në vjeshtën e vitit 2021 Parlamenti i Shqipërisë votoi thuajse unanimisht për të ngritur komisionin hetimor të inceneratorëve. Qëllimi i këtij komisioni ishte të hetonte aferën e 430 mln eurove të dhuruar të njëjtëve persona të lidhur ngushtësisht dhe miqësisht me qeverinë, tre persona sot në kërkim dhe pa asnjë pasuri, aset, apo njohuri teknike e profesionale për të manaxhuar këtë projekt miliona eurosh.

Komisioni hetimor zhvilloi mbi 55 dëgjesa publike që përkthehen në 60 orë dëshmi me një rëndësi jetike për këtë çështje. Gjatë tre javëve të fundit të pandërprera me dëshmi, çdo shqiptar mësoi se si 430 mln euro nga taksat dalin sot e kësaj dite nga buxheti i tyre i shkojnë personave që kanë korruptuar deri zvkryeministrin e Shqipërisë.

Sot, ky komision korr realisht një fitore që mund të themi është emblematike për natyrën e akuzës që SPAK ka ngritur ndaj ish zv kryeministrit Ahmetaj që erdhi të dëshmojë në Komision në orën e vona të datës 21 shkurt dhe përfundoi dëshminë në orët e para të ditës së nesërme.

Mbi 11 padi të dorëzuara në SPAK nga unë në emeër të Partisë Demokratike, me 50 persona të akuzuar, sot 21 përpara drejtësisë dhe me shpresën që dhe pjesa tjetër të vazhdojë të hetohet. Të gjitha të nisura me padinë e parë në Tetor të 2020 e cila mban numrin 277.

I kam vendosur SPAK në dispozicion mbi 20 CD me prova dhe SPAK ka qënë në komunikim me Parlamentin muajt e fundit ku ka marrë dhe të zbardhura të gjitha dëshmitë e të gjithë personave në hetim.

Një betejë e nisur nga pak por që dita ditës u pasurua edhe nga investigimet dhe hulumtimet e mediave kurajoze të cilat dua ti falenderoj. Një betejë që u pasurua me raportin plot profesionalizëm të KLSH që analizon me imtësi përgjegjësinë administrative jo vetëm të ministrit të financave dhe ekonomisë në përllogaritjet e gabuara dhe procedurat por mbi të gjitha edhe përgjegjësinë administrative të kryebashkiakut aktual për firmën e tij në inceneratorin e Tiranës.

Kur flasim për një shtet të kapur, kur flasim për një qeverisje të kapur atëherë duhet të kemi parasysh aferën e 430 mln eurove. Aty, shteti është vendosur në shërbimin e një grupi të strukturuar kriminal duke i shërbyer dhe duke i ofruar çdo instancë të qeverisë dhe administrimit publik atyre dhe nevojave të tyre.

Kur shteti kapet, thuajse gjithçka tjetër është e kapur dhe përpiqet të shantazhohet. Pikërisht kjo ka qenë bindja ime që në ditën e parë që kam propozuar për të nisur komisioni hetimor të inceneratorëve. Ishte shumë e qartë për këdo se kjo aferë do të prekë fijet e një pushteti të fortë dhe të padukshëm që nuk do të ketë mëshirë për të ruajtur veten e tij.

Një pushteti që siç edhe provat e vërtetojnë ka provuar të shantazhojë dhe rekrutojë me të gjitha mënyrat kundërshtarët e këtij projekti që në fund mbetën pak, por që rezultuan të suksesshëm.

Suksesi ka qenë bindja që drejtësia vonon dhe nuk harron sikundër dhe bindja se ende në Shqipëri ka qytetarë që duan të zbatojnë ligjin dhe luftojnë padrejtësitë, më kanë shtyrë të eci përpara në këtë betejë.

Mbrojtja politike e organizuar dhe zbatuar me përpikmëri nga mazhoranca i shërbeu kësaj afere që të pësojë një metastazë duke u kthyer nga një incenerator në tre të tillë. Numri i personave dhe zyrtarëve të lartë të përfshirë në aferë është i madh dhe jo më kot SPAK ka kërkuar një mbledhje të Këshillit të Mandateve me dyer të mbyllura.

Kjo, dëshmon qartësisht përgjegjshmërinë politike që ka sot mazhoranca që u kthye në mburojë për një aferë që nuk ka përse të lidhet me një emër pasi në fakt ka një bashkësi emrash të përfshirë dhe angazhuar për t’u miratuar.

Mazhoranca sot ka përgjegjësi politike që edhe pse së paku një ministër, një deputet i dalë nga radhët e saj dhe së fundmi edhe ish zv kryeministri dhe ministri i financave dhe ekonomisë janë të akuzuar ekzaktësisht për aferën e inceneratorëve, vazhdon t’i bëhet mburojë kësaj çështje duke dhënë miliona euro nga buxheti i shtetit për këto tre inceneratorë.

Sot kur tre persona janë përpara drejtësisë nuk ka më përgjegjësi individuale, sot ka përgjegjësi kolektive poliitke për të gjithë ato që kanë ideuar, miratuar në shkelje të ligjit, zbatuar e mbrojtur këtë aferë. Kushdo që i ka dalë për zot atyre që janë sot përpara drejtësisë e kujtdo që duhet të shkojë përpara drejtësisë.

Tre instalacione të korrupsionit, papërgjeshmërisë qeveritare që buxhetit të shtetit dhe taksave të qytetarëve i ka kushtuar 430 mln euro.

Ndërsa flasim inceneratori i Fierit ka kërkuar rritjen e kostos së pastrimit nga bashkia Fier, inceneratori i Tiranës derdh në lumin Erzen mbetjen toksike të Liksiviatës duke dëmtuar shumë mjedisin dhe natyrën por edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Pyetja që çdokush bën sot është; si ka mundësi që me gjithë këto arrestime, akuza dhe fakte ende sot shqiptarët paguajnë me paratë e tyre tre instalacionet e korrupsionit në Shqipëri?

Prandaj përtej përgëzimeve të mia ndaj SPAK për guximin për të hetuar dhe dërguar përpara bankës së të akuzuarve një zv kryeministër, mbetet dhe një tjetër kujtesë. Dosja e inceneratorëve është në të vërtetë një dosje e plotë dhe e vetme. E kuptoj presionin mbi ju! Përpjekjen për ta zhbërë! Por, ne dhe mbi të gjitha shqiptarët besojnë tek ju sepse e dinë që ju keni vetëm presionin e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit.

Koha është që ne të vazhdojmë në këtë rrugë të nisur që 80% e shqiptarëve që besonin se kjo aferë është realisht korruptive, të marrin përgjigjen e tyre. Sytë e gjithë shqiptarëve padyshim janë gjithnjë e më shumë nga ju. Koha është të dëshmojmë të gjithë përgjegjësi institucionale dhe jo vetëm.

jorida tabaku arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje