10 Korrik 2023, 21:32
Nga I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore që SPAK ka për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj kanë dalë. Në dosjen e publikuar nga Panorama TV, SPAK pretendon se Ahmetaj mori drejtpërdrejtë përfitim të parregullt për çështjen e inceneratorëve, nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në periudha të ndryshme. Gjithashtu bëhet me dije se në këtë skemë përfitimesh të parregullta janë përfshirë edhe emra të tjerë.
Pjesë nga dosja hetimore:
SPAK pretendon se Arben Ahmetaj ka përfituar: Shumën prej 170,480 euro në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitjeje’ ndaj shtetasit Andi Boni (pagesë e kryer në përfundim nga shtetasi Helidon Begaj) në 2 apartamente ne sip.124.15 m2, ndodhur në ZK3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron”, sh,p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj.
Pasurinë truall+ndërtesë me nr. pasurie 1/110 vol.12 faqJa 26 ZK 1925, me sipërfaqe tualli 521.13 m2, e përfituar në vitin 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë në nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nën hetim Arben Ahmetaj. Shumën prej 130,000 euro në vitin 2017 dhe 2018 duke u mbukuar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’ ndaj shtetasit Besmir Prifti, të një apartamenti me sipërfaqe, 178.68m2 dhe një garazhdi me sipërfaqe 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëri ‘Sheron” sh.p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Dhe subjekti tregtar “Intefradet Technology Services”, sh.p,k nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti.
Shumën prej 140.000 euro në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’, ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të një apartamenti me sipërfaqe 178.68 m2 dhe një garazhi me sip 21 m2 ndodhur në zonën në ZK 3292në vendin e quajtur Selitë në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron” sh.p.k vlerë e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” sh.p,k.
Shumën prej rreth 34.422 euro të përfituar në formën e shpenzimeve dhe pagesa hotelesh, udhëtimesh përgjatë periudhës 2013-2017, pagesa këto të kryera drejtpërdrejt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për shtetasin Arben Ahmtaj apo të afërm të tij. Shumën në total prej 2.007,373 lekë, në vitin 2019 dhe 2020 në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtarë të ndryshme nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services”, Sh.pk në funksion të një investimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr.7/434+1+1 sip 167 m2 rruga Reshit Çollaku, ap.1 në pronësi të Arben Ahmetajt.
Çfarë ndodhi sot?
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare, nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit./Dosja.al
arben ahmetaj klodian zoto mirel mërtiri
Politike
10 Korrik 2023, 21:28
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për ar...
Politike
10 Korrik 2023, 21:01
k.m.
Arben Ahmetaj
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit i ka kërkuar parlamentit auto...
Politike
10 Korrik 2023, 20:31
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Balkanëe...
Politike
10 Korrik 2023, 20:24
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e SPAK ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Në dosjen e ...
Politike
10 Korrik 2023, 20:13
I.A
Aktidenti i Ahmetajt
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dosjen hetimore të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzoh...
Politike
10 Korrik 2023, 19:42
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, në Kuvend ka risjell&e...
Politike
10 Korrik 2023, 19:18
k.m.
Foto ilustruese
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës duket se tentuan të lajnë duart nga pikëpyetjet e ngritura mbi punën e ...
Politike
10 Korrik 2023, 18:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka emëruar 5 ambasadorë të rinj të Shqipërisë. Sipas vendimeve të p...
Politike
10 Korrik 2023, 17:49
I.A
Artan Fuga
TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka deklaruar sot kritikat e tij në lidhje me ligjin për Akademinë e Shkencave dhe amendamentet ...
Politike
10 Korrik 2023, 17:45
Një tjetër çështje pritet të ngrihet kundër ish zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Një prokuror i SPAK pritet të...