LIVE UPDATES
Politike

Kush ka fajin? BIRN: Prokuroria dhe Policia i dërgojnë letra njëra-tjetrës në lidhje me skandalin e gurores së Borizanës

Pas publikimit të një videoje dhune mizore të ushtruar nga familjarë të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja kundër disa qytetarëve që ankoheshin se u ishin dëmtuar shtëpitë nga shpërthimet në një gurore pranë fshatit Borizanë, Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit ia hodhën fajin njëra-tjetrës duke deklaruar se “kishin përcjellë dokumentet”.

10 Korrik 2023, 19:18 Nga k.m.
Kush ka fajin? BIRN: Prokuroria dhe Policia i dërgojnë letra
Foto ilustruese

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës duket se tentuan të lajnë duart nga pikëpyetjet e ngritura mbi punën e këtyre dy institucioneve në lidhje me denoncimin e qytetarëve të Borizanës për shpërthimet e lëndëve plasëse në një gurore, denoncime që u bënë shkas për dhunë mizore të ushtruar nga familjarë të ish-deputetit Socialist Rrahman Rraja, ngjarje që u bë publike nga rrjedha në media e një videoje që ngjan se është regjistruar nga vetë dhunuesit.

Të hënën, Policia e Shtetit u përpoq të mbrojë veten duke deklaruar se Policia e Krujës “ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore” në lidhje me ngjarjen dhe se i ka përcjellë prokurorisë kallëzimin e banorëve që u ankuan fillimisht në maj të këtij viti.

Sipas policisë, ajo ka dërguar dy materjale, njëri 20 faqe dhe tjetri 186 faqe, për veprën penale “Shkatërrim Prone”.

“Theksojmë se Policia e Krujës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, me paanshmëri dhe konform ligjit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës,” deklaroi policia.

Prokuroria e Tiranës iu përgjigj pak më vonë, në një deklaratë tjetër për shtyp, në të cilën tha se i ka regjistruar të dyja denoncimet si vepra penale në hetim dhe se hetimet, për këto çështje janë “në fazën paraprake.” Prokuroria bëri të ditur gjithashtu se për një nga denoncimet, i ka kthyer dosjen pas Policisë së Krujës për hetime të mëtejshme.

“…dosja i është deleguar për kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë,”-bëri të ditur prokuroria.

Qytetarët u tronditën ditën e premte nga publikimi i një video në të cilën shfaqen anëtarë të shumtë të familjes Rraja, duke rrahur me shkopinj bejsbolli dhe duke kërcënuar me pistoletë dy qytetarë, për shkak të ankesave të këtyre të fundit për aktivitetin e një guroreje, e cila është bllokuar. Sipas policisë, gurorja është nën pronësinë e Delia Group.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kjo kompani është nën pronësinë e shtetasit Viktor Delia, ndaj të cilit nuk rëndon ndonjë akuzë. As policia dhe as prokuroria nuk shpjegojnë kontekstin në të cilin, denoncimi ndaj një kompanie nën pronësinë e një individi, sjell reagimin e individëve nga një familje tjetër. Prokuroria gjithashtu nuk bën të ditur nëse ka kryer ndonjë veprim hetimor, por mjaftohet duke thënë se çështja është “nën hetim paraprak”.

Të shtunën, pas reagimit publik, Rrahman Rraja, deputeti socialist, vëllai dhe i biri i së cilit shfaqen duke ushtruar dhunë banditeske ndaj qytetarëve, dha dorëheqjen si deputet ndërsa kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka komentuar mbi ngjarjen, shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Para shkarkimit, Çuçi pati deklaruar “riorganizim” të komisariatit të Krujës, gjë që sugjeron një farë pranimi se ky komisariat nuk ka arritur të kontrollojë territorin.

Gjatë viteve të fundit, disa eksponentë të familjes Rraja kanë dalë në media si pjesë e kronikës së zezë. I biri i deputetit, Rexhep Rraja, aktualisht në kërkim nga policia për dhunën ndaj banorëve të Borizanës, u akuzua në vitin 2018 për përdhunim, ngjarje e cila duket se dërgoi në arrati një oficer policie, i cili deklaroi se ishte kërcënuar nga familja e deputetit dhe nga Taulant Balla, ministri i ardhshëm i brendshëm. Balla dhe Rrahman Rraja kanë hedhur poshtë akuzat, ndërsa duke demonstruar përkatësinë e tij politike, Rexhep Rraja në një rast deklaroi se do t'ia tregonte vendin opozitës në zgjedhje.

Redjan Rraja, një tjetër anëtar i familjes, është i arrestuar nën akuzë për lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Deri më tani policia nuk ka arritur të gjejë vendndodhjen e dhunuesve ndërsa i ka bërë thirrje atyre “të dorëzohen”.

gurorja ne borizane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet