LIVE UPDATES
Politike

“Ahmetaj, zyrtari më i lartë që përballet me akuza për korrupsion”/ BIRN: Tre kontratat famëkeqe të qeverisë Rama, që çuan pas hekurave edhe Lefter Kokën e Alqi Bllakon

Ahmetaj është deklaruar i pafajshëm për akuzat.

10 Korrik 2023, 14:30 Nga A.B

“Ahmetaj, zyrtari më i lartë që përballet me akuza

Arben Ahmetaj, zyrtar, deputet dhe ministër socialist me disa portofole përgjatë dy dekadave të fundit, pritet të përballet me arrest dhe akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e incineratorëve, tre kontrata famëkeqe të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat kanë dërguar sakaq pas hekurave edhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako krahas shumë zyrtarëve të tjerë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur të hënën se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit parlamentar të Ahmetajt me qëllim arrestimin e tij.

Në bazë të hetimit, SPAK tha se “ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit: Arben AHMETAJ”.

Ahmetaj është deklaruar i pafajshëm për akuzat.

Detajet mbi akuzat nuk janë të ditura dhe shkresa e kryetarit të SPAK Altin Dumani për Kuvendin e Shqipërisë nënvijëzon nevojën “për të ruajtur sekretin hetimor” dhe kërkon që procedura e shqyrtimit të dokumenteve nga Këshilli i Mandateve të bëhet pa praninë e publikut për shkak se, sipas Dumanit, hetimet vijojnë për persona dhe fakte të tjera.

Arben Ahmetaj, 54 vjeç, ka qenë drejtues i administratës tatimore dhe më pas, zëvendësministër, gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste 1997-2005. Ai u përball me akuza për korrupsion pas rënies nga pushteti në vitin 2005, në lidhje me skandalin e Albtelecom, kompanisë në atë kohë shtetërore të telefonisë, nga e cila u transferuan miliona euro përmes kontratave fiktive të interkonjeksionit me operatorë ruralë. Ahmetaj doli i pafajshëm në atë kohë. Ahmetaj deklaron se ka një pasuri familjare prej rreth 3 milionë eurosh.

Pas rikthimit të socialistëve në pushtet, në vitin 2013, ai u bë fillimisht Ministër i Ekonomisë dhe i Sipërmarrjes dhe më pas, Ministër i Financave. Ai u bë zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

Qeveria shqiptare akordoi një kontratë për ndërtim incineratori në Elbasan në vitin 2015 me procedurë emergjente, e cila më pas u konsiderua si e paligjshme. Dy kontrata pasuan për një incinerator në Elbasan dhe një në Tiranë, e cila vijon të jetë aktive.

Aktualisht në burg nën gjykim gjendet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili përballet me akuza korrupsioni dhe pastrimi parash si dhe Alqi Bllako, ish-sekretar i përgjithshëm në ministri dhe ish-deputet, nën akuzën për korrupsion.

Ahmetaj është zyrtari më i lartë në gati tre dekada që përballet me akuza për korrupsion./Marre nga BIRN

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen