10 Korrik 2023, 17:20
Nga k.m.
Artan Hoxha dhe Arben Ahmetaj
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, për lëshimin e imunitetit të deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, që më pas t'i vendosin prangat. Në statusin e tij, në Facebook, Artan Hoxha thotë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për të zhvendosur vëmendjen nga skandali me fisin Rraja në Fushë Krujë, ku si pasojë dha dorëheqjen deputeti, Rrahman Rraja.
Gjë që ai vetë e kishte paralajmëruar. Por shton edhe një detaj të rëndësishëm...
Sipas tij, Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria.
Reagimi i plotë:
Komandanti nuk më zhgënjen kurrë… Ashtu si parashikova të shtunën, se për të mbuluar skandalin e Fushë-Krujës, do të plaste një skandal më të madh për të mbuluar të parin, ashtu bëri… Ja ku jemi sot… “Papritur” dhe “pakujtuar” kërkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj… Arben Ahmetajn aty e kishim që prej një viti, pse duhej ta “arrestonin” me patjetër sot, pasi u “siguruan” që e ka kaluar kufirin shëndoshë e mirë???!!!!
Ja ku e keni “temën e ditës” për të kaluar vapën e këtij meskorriku… Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e përzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjëherë me pas plasi “skandali me muxhahedinët”…
Ndodhi skandali me Rrajat në Fushë-Krujë, që atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjëherë më pas plaset “arrestimi i ish-zëvendësit të kryeministrit”… Të lumtë Komandant, je magjistar i vërtetë për ta lënë miletin me gojë hapur…
Çfarë ndodhi sot?
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare, nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit./Dosja.al
artan hoxha arben ahmetaj
Politike
10 Korrik 2023, 17:03
k.m.
Pamje nga Komisioni
Drejtuesja e delegacionit të BE-së, Christiane Hohmann, shkruante se kjo çështje lidhej me shtetin e së drej...
Politike
10 Korrik 2023, 16:57
I.A
Këshilli bashkiak
BELSH- Këshilli bashkiak i bashkisë Belsh është konstituuar si dhe është betuar Arif Tafani, kryebashk...
Politike
10 Korrik 2023, 15:14
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Taulant Ballën si Ministër i Brendshëm i vendit. Dekretimi nga Begaj ka...
Politike
10 Korrik 2023, 14:34
A.B
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrtoi sot, me kërkesë të deputetëve të...
Politike
10 Korrik 2023, 14:30
A.B
Arben Ahmetaj, zyrtar, deputet dhe ministër socialist me disa portofole përgjatë dy dekadave të fundit, pritet të përballet me a...
Politike
10 Korrik 2023, 14:26
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka shtyrë miratimin e projektligjeve për spiunët në funksione të larta drejtu...
Politike
10 Korrik 2023, 14:05
A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Nesër në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e...
Politike
10 Korrik 2023, 13:37
A.B
Presidenca
TIRANË- Ka mbërritur në Presidencë propozimi i kryeministrit Edi Rama për Taulant Ballën ministër i Brendsh&e...
Politike
10 Korrik 2023, 13:37
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kampi socialist nuk gjen qetësi. 'Dosja.al' raportoi pak orë më parë se kryeministri Edi Rama kishte anuluar taki...
Politike
10 Korrik 2023, 13:31
Gazment Bardhi
TIRANE- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi anëtar i Këshillit të Mandateve, i ka kërkuar Kryetare...