10 Korrik 2023, 22:31
Nga I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se arrestimi i Arben Ahmetajt është kërkuar që ditën e premte nga SPAK. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala ka treguar me detaje disa të dhëna nga dosja hetimore e Arben Ahmetajt. Lala, thotë se sipas Prokurorisë, Ahmetaj nuk ka pasur rol të drejtpërdrejtë tek inceneratorët, por ka bërë të mundur që procedurat në kundërshtim me ligjin të përfundoheshin në favor të Zotos dhe Mërtirit.
Klodiana Lala: SPAK i është drejtuar ditën e premte Kuvendit me kërkesë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ahmetajt që në datën 7 Korrik. Ja, u tradhtua ditën e sotme një burim dhe na sinjalizoi kështu si padashje. Ditën e premte është kërkuar autorizim për arrestimin e Ahmetajt, si dhe kontroll personal dhe kontroll banese. Ditën e sotme jemi sinjalizuar ne gazetarët. Në rastin e korrupsionit pasiv, Ahmetaj bashkë me ish-bashkëshorten e tij kanë bërë shitjen e pasurive në mënyrë fiktive, 2 apartamente në Selitë dhe 2 të tjera dhe kanë përfituar nga bosët e inceneratorëve shumën 491 mijë Eurosh, pagesat janë kryer nga bosët e inceneratorëve. Sipas SPAK, këto pasuri janë shitur në mënyrë fiktive në emra të personave të dytë dhe të tretë. SPAK thotë se Ahmetaj ka përfituar pagesa të ndryshme përmes shitjes së pronave të patundshme. Në vitin 2022 është ndarë më vete një procedim për Ahmetajn. SPAK ka regjistuar fillimisht akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ahmetaj ka rezultuar që nuk ka pasur rol tek inceneratorët. SPAK thotë se nuk është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, por ka ngritur një sërë faktesh që ai ka bërë të mundur sigurimin që këto procedura të përfundoheshin me sukses në favor të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.
Lala thotë se sipas avokatit të Ahmetajt, se ai ndodhet në Shqipëri dhe nuk është larguar.
“Avokati i tij, ka deklaruar që Ahmetaj është në Shqipëri, por zyrtarisht nuk ka, arritur që ta konfirmoj”, shprehet Lala.
klodiana lala
Politike
10 Korrik 2023, 22:28
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për arrestimin e ish-zëvendëskryemi...
Politike
10 Korrik 2023, 22:24
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala dha të tjera detaje lidhur me hetimin ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. E ftuar nw emis...
Politike
10 Korrik 2023, 21:48
I.A
Edi Rama
TIRANË- Tre ministra të Brendshëm janë dorëhequr dhe një është shkarkuar gjatë qeverisjes së Edi...
Politike
10 Korrik 2023, 21:32
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore që SPAK ka për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj kanë dalë. Në dosjen e pub...
Politike
10 Korrik 2023, 21:28
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për ar...
Politike
10 Korrik 2023, 21:01
k.m.
Arben Ahmetaj
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit i ka kërkuar parlamentit auto...
Politike
10 Korrik 2023, 20:31
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Balkanëe...
Politike
10 Korrik 2023, 20:24
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e SPAK ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Në dosjen e ...
Politike
10 Korrik 2023, 20:13
I.A
Aktidenti i Ahmetajt
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dosjen hetimore të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzoh...
Politike
10 Korrik 2023, 19:42
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, në Kuvend ka risjell&e...