LIVE UPDATES
Politike

'Dritë shprese' për Shqipërinë, Bullgaria ka premtuar heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut

Sipas Trifonov, kryeministri bullgar u ka premtuar liderëve të BE-së dhe botës se do të heqë veton për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

8 Qershor 2022, 17:05 Nga d.a
'Dritë shprese' për Shqipërinë, Bullgaria ka
Foto ilustruese

TIRANË- Partia populiste bullgare 'Ka një popull të tillë' (ITN) ka njoftuar largimin nga koalicioni qeverisës me katër parti duke hequr katër ministrat e saj nga kabineti.

Lajmin e ka bërë publik lideri i saj Slavi Trifonov në një konferencë për shtyp ku përmendi dhe arsyet se pse mori këtë vendim. Një ndër to ishte se partia në pushtet po përpiqet që të heqë veton për hapjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, rrjedhimisht dhe Shqipërinë, në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Sipas Trifonov, kryeministri bullgar u ka premtuar liderëve të BE-së dhe botës se do të heqë veton për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Ai tha se Petkov po bënte maksimumin për ta bërë këtë, edhe pse shumica e bullgarëve duan që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat vetëm kur të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017 midis dy vendeve. 

"Pra, kryeministri në mënyrë flagrante dhe paturpësisht po shkel marrëveshjen e nënshkruar të koalicionit," tha Trifonov.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov më herët i ka bërë thirrje koalicionit qeverisës dhe opozitës që të mbështesin thirrjen e tij për të hequr veton bullgare për fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. 

“E ardhmja e fqinjëve tanë është aq e rëndësishme sa as koalicioni qeverisës nuk mund të vendosë vetëm për të. Ne kemi nevojë për pranim më të gjerë, të gjithë në vend duhet të jenë në harmoni me vendimin”, tha ai gjatë takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në Romë rreth një muaj më parë.

Pikëpamjet e ndryshme për veton në bllokun qeverisës kanë krijuar më shumë distancë mes kryeministrit dhe presidentit Radev duke rindezur konfliktet mes partive të koalicionit.

Mes vetos së vazhdueshme të Bullgarisë për përparimin e Shkupit, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri thirrje që vendi i tij të shkëputet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“Nëse Bullgaria bllokon sërish Maqedoninë e Veriut në qershor, ne do të ndryshojmë qasjen tonë dhe do t’i kërkojmë Gjermanisë, Francës dhe të gjithëve të na ndajnë”, tha Rama në një konferencë për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz gjatë vizitës së tij në Berlin.

Si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë pretenduar se vetoja bullgare tashmë ka vënë në rrezik besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Në vitin 2020, Bullgaria, e udhëhequr atëherë nga kryeministri Bojko Borisov, bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë fqinje për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit si çift.

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet