LIVE UPDATES
Politike

Droga në Kashnjet, Gjykata e Lezhës dënon vëllain e ish-deputetit socialist, Armando Ndrecën dhe 2 të tjerët

Në Kashnjet u zbulua një stan në prill të vitit 2024, ku mes të dënuarve është dhe vëllai i ish-deputetit të PS Eduart Ndreca, Armando Ndreca.

24 Dhjetor 2025, 09:58 Nga I.A
Droga në Kashnjet, Gjykata e Lezhës dënon vëllain e
Armando dhe Eduard Ndreca

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit. Në Kashnjet u zbulua një stan në prill të vitit 2024, ku mes të dënuarve është dhe vëllai i ish-deputetit të PS Eduart Ndreca, Armando Ndreca.          

Armando Ndreca u gjet fajtor për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” dhe u dënua me katër vite e katër muaj burg. Dy personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, Elvis Shpellzaj dhe Armel Nikdukaj, u dënuan me nga 6 vite e 8 muaj burg secili për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Vendimi i Gjykatës Lezhë:

Trupi gjykues për gjykimin e çështjen penale nr.332 të vitit 2024 i kryesuar nga gjyqtari Lirim Bulica, dhe me anëtar gjyqtare Irma Cacaj dhe Eglantina Biba vendosi që përfundimisht Elvis Shpellzaj të dënohet me 6

(gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim dhe Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, paragrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Elvis Shpellzaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Elvis Shpellzaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e arrestimit në flagrancë të tij dhe pjesa e pa vuajtur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nidukaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nidukaj për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, paragrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nikdukaj për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Armel Nikdukaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Armando Ndreca dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e caktimit të masës së sigurimit arrest në burg dhe pjesa e pa vuajtur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, lënda e narkotike e sekuestruar të asgjësohet.

Shpenzimet procedurale gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore të parapaguara nga shteti u ngarkohen solidarisht të pandehurve.

gjykata e lezhës armando ndreca eduard ndreca

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj