LIVE UPDATES
Politike

"Duhet protestë përpara prokurorisë"/ Berisha: Kjo lëvizje është e vetmja zgjidhje

Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të flasin në lidhje me problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e tyre Kushtetuese. 

20 Dhjetor 2023, 12:56 Nga h.k
"Duhet protestë përpara prokurorisë"/ Berisha: Kjo
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur paraditen e sotme në një konferencë për mediat lidhur me çështjen e heqjes së imunitetit të tij nga Kuvendi i Shqipërisë. Berisha ka thënë se e vetmja zgjidhje sipas tij është një protestë përpara ograneve të drejtësisë të cilat sipas tij, po legjitimojnë regjimin.

Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të flasin në lidhje me problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e tyre Kushtetuese. 

"Ju e dëgjuat ekspozenë tronditëse që zoti Këlliçi bëri duke paraqitur para jush raportin e institucionit kushtetues, me detyrë kushtetuese kontrollin e përdorimit të shpenzimeve të buxhetit. 

Në të gjithë dokumentet që kemi paraqitur, Erion Veliaj jo vetëm është me firmat e tij përgjegjësi numër 1 i vjedhjes dhe zhdukjes së 130 milionë eurove, por është gjithashtu korruptori më kryesor, me Edi Ramën, i institucionit të akuzës. Zoti Këlliçi tha se Kraja dhe Prençi kanë pasur frikë. Jo, nuk kanë pasur frikë zoti Këlliçi, ata janë bashkëautorë në këtë krim të shëmtuar.

Nuk kanë pasur frikë, ata kanë një ndërgjegje krimi sepse ose ata kanë marrë restin 1 ose 2 milionë euro për të bërë këtë krim të shëmtuar, për të hequr emrin e Erion Veliajt nga 110 faqe akuzë, ose ata si pjesë e organizatës kriminale me Edi Ramën, zbatojnë urdhrat e verbra të tij.

Këto janë të njohura, ne kemi faktuar çdo gjë gjë këtu. Ne kemi faktuar çdo hallkë që fakton përgjegjësinë absolutë dhe vjedhjen e 130 milionë eurove personalisht nga Erion Veliaj, Edi Rama dhe enturazhi i tyre.

Cilido të jetë çmimi, ne do sjellim para jush çdo dokument të çdo vjedhje nga cilido që e bën atë.

Por, këto nuk mjaftojnë. Duhet zgjidhja! Dhe zgjidhja nga vrasësit e ligjit dhe të drejtës në institucionin e akuzës nuk vjen kurrë. 

Zgjidhja vjen nga protesta juaj, të dashur qytetarë, para këtij institucioni që funksionon në mënyrë absolute njëlloj si dikur hetuesit e sigurimit të shtetit.

Që ka në gjirin e vet, ish-xhelatë të diktaturës që dënonin në vitet ’90 të rinj pse shkelnin normat e moralit komunist, që shuajnë çdo ligj për të mbrojtur ata që u plaçkisin ju në mënyrë të tmerrshme. Erion Veliaj veproi ndaj djegësit të Tiranës, njëlloj si njeriu që mbyll sytë dhe nuk sheh asgjë, duke besuar se zhdukja e parave tuaj do mbetej pa u zbuluar. Ne e bëmë punën tonë. Ne zbuluam, ne paraqitëm çdo dokument dhe fakt dhe ai nuk kundërshton dot asgjë.

U përket ju dhe vetëm juve të thoni fjalën tuaj. Këta nuk janë prokurorë, këta janë persekutorët tuaj, janë grabitës dhe plaçkitës të djersës dhe mundit tuaj.

Nuk mund të tallen këta me ju. Mos harroni se një qytetar vari veten për 35 dollarë që i kishte borxh shtetit shqiptar në burgun e Lushnjes. Nuk kishte paguar tarifën e elektrikut. 22 mijë qytetarë u burgosën për tarifat e elektrikut.

Kurse këtu 130 milionë euro u zhdukën sepse Erion Veliaj i kaloi të gjitha në kontot e veta dhe të Edi Rramës, sepse ishte përgjegjësi numër 1 për mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve.

Edi Rama mbyll këto afera, ndërkohë mban në arrest shtëpie si armik të popullit, njeriun që në përputhje me të gjitha ligjet e vendit ka marrë 410 metër tokë të trashëguar nga familjarët e tij.

Kurse vetë Rama, nga kjo tokë, ka plaçkitur, ka grabitur, ka vjedhur me katër vendime qeverie të personalizuara njëra pas tjetrës, në shkelje flagrante të ligjit, 1500 metra tokë të kësaj familje, plus 2500 të familjeve të tjera, të lëna aty për vakëf, të lëna për shkollë në nderim të komunitetit, por edhe në një përshpirtje të paraardhësve të tyre. Ndaj dhe është koha të zgjohemi, instrumentet dhe veglat e Edi Ramës nuk mund të tallen më me ju, me ligjin, me të drejtën, me pasuritë tuaja. Ata të cilët u servirin ju Skapin si institucion që ka kompetenca amnistinë, ata janë për instalimin këtu të një regjimi pa opozitë, të një regjimi mafioz, të një regjimi që kërkon të zhbëjë çdo ditë Shqipërinë."-tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para